Përmbushja e programit të qeverisë “Rama 3” për arsimin, gruan, Rininë, Shëndetësinë, politikat sociale dhe sektoriale

9 Maj, 20230

Nisur nga momenti kur duhen pak ditë dhe Qeveria “Rama 3” mbyll një tjetër fazë të qeverisjes, POLIFAKT në këto dy javët e fundit për të krijuar një historik të zotimeve dhe përmbushjeve të liderëve të partive kryesore ka publikuar premtimet e tyre të zgjedhjeve qendrore të vitit 2009, të vitit 2013, të vitit 2017. Ndërkohë, pasi u analizua niveli i besueshmërisë së premtimeve të këtyre zgjedhjeve, angazhimi vijoi në studimin e përfshirjes së tyre në programet e tre qeverive të fundit (Berisha 2, Rama 1, Rama 2). Pas kësaj u krahasuan programet me veprimet e qeverisjes nëpërmjet fakteve ligjore, mediatike dhe financiare.
Nisur nga gjithë baza e të dhënave për premtimet analitike, kostot e tyre, programet qeverisëse dhe analiza e përmbushjeve të tyre, ju mund të lexoni online te POLIFAKT të gjitha këto. Ndërkohë, ju mund të lexoni te posti “Të fundit” edhe publikimet që kemi bërë:–  Nga data 27 Prill deri 30 Prill për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013).
–  Nga data 1 Maj deri 4 Maj për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017)
–  Nga data 5 maj deri 7 Maj për gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 2” (2017 -2021) dhe nivelin e përmbushjes.
Nga data 8 Maj deri 10 Maj ne po ju prezantojmë, premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme 2021, si dhe nivelin e përmbushjes së premtimeve të përfshira në programin e qeverisë “Rama 3” (2021 -2023 – 600 ditë).
Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2021 -2025.
Në studimin e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2021,  sipas matjes së bërë nga POLIFAKT rezulton se:
– Nga 16 premtime për Arsimin, Gruan, Rininë të PS, 4 premtime vlerësohen si të besueshme, por 10 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 2 premtime konsiderohen të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 3 premtime më pak.
– Nga 2 premtime për Politikat Sociale të PS, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërkohë, 1 premtim konsiderohet i pamatshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 5 premtime më pak.
– Nga 10 premtime për Shëndetësinë të PS, 3 premtime janë të besueshme, ndërsa 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që, 4 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
– Nga 9 premtime për Kulturën, Digjtitalizimin dhePolitikat të PS, 2 premtime janë të besueshme, ndërsa 1 premtim konsiderohen si i pamatshëm. Ndërkohë që, 6 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.

– Nga 18 premtime për Arsimin, Gruan, Rininë të PD, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, por 10 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 5 premtime konsiderohen të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 11 premtime më pak.
– Nga 11 premtime për Politikat Sociale të PD, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërkohë, 8 premtime konsiderohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 8 premtime më shumë.
– Nga 9 premtime për Shëndetësinë të PD, 2 premtime janë të besueshme, ndërsa 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që, 4 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 8 premtime më shumë.
– Nga 34 premtime për Politikat dhe Administrative të PD, 9 premtime janë të besueshme, ndërsa 11 premtime konsiderohen si të pamatshëm. Ndërkohë që, 14 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 18 premtime më shumë.

– Nga 18 premtime për Arsimin, Gruan, Rininë të LSI, 4 premtime vlerësohen si të besueshme, 9 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 5 premtime konsiderohen të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 16 premtime më shumë.
– Nga 4 premtime për Politikat Sociale të LSI, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërkohë 2 premtime konsiderohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
– Nga 3 premtime për Shëndetësinë të LSI, 3 premtime janë të besueshme, ndërsa 2 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që, 2 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
– Nga 5 premtime për Administrimin dhe Politikat të LSI, 1 premtim është i besueshëm, ndërsa 1 premtim konsiderohen si i pamatshëm. Ndërkohë që, 6 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.

Më poshtë janë paraqitur premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2021 të partisë socialiste (kolona e parë). Kolona e dytë janë pikat e programit, që vijnë nga përfshirja e premtimeve sipas kolonës së parë. Në kolonën e tretë prezantohen pikat e programit të papërmbushura nga qeveria “Rama 2” për ti krahasuar me pikat e reja të programit të ri qeverisës, si dhe për të analizuar nëse ka vijueshmëri, meqenëse kanë rezultuar të pakryera gjatë mandatit 2017-2021. Në kolonën e katërt janë paraqitur nivelet e realizimit të pikave të programit aktual qeverisës deri në fund të 600 ditëve të para të qeverisë. 

2021 -2025 – QEVERIA RAMA 3 (PS)

ARSIMI, GRUAJA, RINIA
PREMTIMET E PS 2021 PËRFSHIRJA E PREMTIMEVE
NGA QEVERIA “RAMA 3”
 
NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT “RAMA 2” NIVELI I
PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT
“RAMA 3”
Universitete të spikatura publike të vendeve mike, të jenë integruar në sistemin e arsimit tonë të lartë publik Universitete të spikatura publike të vendeve mike, të jenë integruar në sistemin e arsimit tonë të lartë publik PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Programet profesionale do t’i çojmë në një nivel tjetër, në bashkëpunim të ngushtë me universitetet publike dhe private dhe me aktorët e tregut NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS 40% gra në vendimmarrje në proceset publike, drejtuese dhe ligjvënësve
PA PËRMBUSHUR
Universitetet tona do të njehsohen me universitete publike europiane apo të vendeve të tjera mike Universitetet tona do të njehsohen me universitete publike europiane apo të vendeve të tjera mike Do të ulim me 10% punën e papaguar të gravePA PËRMBUSHUR PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Do të mbështesim çdo sinergji të plotë mes një universiteti shqiptar dhe një të huaj publik në anglisht Do të mbështesim çdo sinergji të plotë mes një universiteti shqiptar dhe një të huaj publik në anglisht PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Dixhitalizimi i gjithë sistemit para universitar NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS 100% e fëmijeve romë e egjiptianë do kryejnë arsimin e detyruar
PA PËRMBUSHUR
Paketa e inovacionit do të ofrojë kualifikime në novacion duke mbuluar kostot 100% nga qeveria NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Transformim i 18 shkollave të mesme në shkolla ekselence sipas sistemit dual
PA PËRMBUSHUR
Fuqizim të kurseve të personalizuara për fëmijët NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Çdo bashki me një shkollë profesionale për nevojat e tregut lokal
PA PËRMBUSHUR
Deri në vitin 2025, të gjithë drejtuesit e shkollave do të licensohen nga shkolla e drejtorëve si menaxherë të kualifikuar NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Financim me 10 milion Euro në vit për universitet për afrimin e studimit me vendet e BE NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Edukimi fizik do të zënë një vend më të rëndësishëm në sistemin arsimor, nga klasa e parë deri në universitet Edukimi fizik do të zërë një vend më të rëndësishëm në sistemin arsimor, nga klasa e parë deri në universitet PROGRAM I RI  PËRMBUSHUR
Do të çelim programin kombëtar të arteve dhe zejeve për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Krijimi i një sistemi virtual alternativ shkollimi, me lidhje apo pa lidhje të domosdoshme në internet NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Mbyllja përfundimtare e praktikës së vjetër të klasave kolektive në zonat e largëta, nisur nga eksperienca e pandemisë NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Në vitin 2021 vijon rikonstruktimi i 120 shkollave të reja, ku studiojnë 40 mijë nxënës më shumë Ndërtojmë 140 shkolla të reja model për 40 mijë nxënës
PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Do të ngremë kampusin e ri Universitetit Tiranës, si dhe do të përfundojmë kampusin e Universitetit Bujqësor, Akademisë së Arteve, Universitetit Politeknik dhe Akademisë së Sigurisë NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Program Kombëtar 10 vjeçar për kodimin për fëmijët 12-18 vjeç dhe qendra të specializuara të hyrjes në botën digjitale NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Arsimi parashkollor i detyrueshëm në fund të mandatit
PA PËRMBUSHUR
Fundi i mësimit me dy turne për shkak të mungesës së klasave deri në 2025 NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Mundësim i ushqimit në shkollë dhe rritje e kohëqëndrimit
PA PËRMBUSHUR
Gjuha angleze do të nisë të mësohet në të gjithë shkollat e vendit që nga klasa e parë Gjuha angleze do të nisë të mësohet në të gjithë shkollat e vendit që nga klasa e parë PROGRAM I RI PERMBUSHUR
Pagat e arsimtarëve do të rriten me 40% Pagat e arsimtarëve do të rriten me 40% PERMBUSHUR
PJESERISHT
Libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar Libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar PERMBUSHUR
POLITIKAT SOCIALE
Subvencionimin me pagesë me çerdhet dhe kopshtet private, për subvencionimin e pagesës në rastet e pamundësisë së gjetjes së vendeve të lira në strukturat shtetërore Subvencionimin me pagesë me çerdhet dhe kopshtet private, për subvencionimin e pagesës PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Brenda vitit 2022, përfundon ndërtimi i rreth 12 mijë apartamenteve në lagjet e reja dhe rehabilitimi i 160 shkollave Brenda vitit 2022, përfundon ndërtimi i rreth 12 mijë apartamenteve në lagjet e reja dhe rehabilitimi i 160 shkollave Transformojmë Ndihmën Ekonomike në Program për riintegrim social
PA PËRMBUSHUR
I PA PËRMBUSHUR
Zgjerojmë mbulimin e familjeve të varfra me skemën e ndihmës ekonomike, me përparësi familjet e komunitetit rom dhe atij egjiptian, me 10% në vit PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Zgjerojmë skemën e mbulimit të familjeve dhe individëve në nevojë si dhe risim aksesin ndaj punësimit PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Programi për nënat dhe fëmijët PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Rrisim me 10% përfshirjen e grave kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetit rom e egjiptian si përfitues prioritarë të programit social për strehimin PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Nëpërmjet Fondit Social, do të zgjerohet rrjeti i qendrave dhe shërbimeve të reja në territor për fëmijët, gratë dhe të moshuarit në nevojë në të gjitha bashkitë e vendit si dhe do të mbështetet krijimi i 11 ndërmarrjeve sociale me qëllim mbështetjen e grave dhe vajzave PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Programi i banesave sociale në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike, do të ndërtohen rreth 2.000 banesa në vit për familjet Paketa e solidaritetit për pensionistët 24 miliard lekë
PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Familjeve të reja do t’u ofrojmë 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë PROGRAM I RI I PA PËRMBUSHUR
Adresojmë pabarazinë mes kategorive të ndryshme sociale të shkaktuar nga Pandemia PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Rritje vjetore pensionesh dhe shpërblim fundviti nga 7-10 mijë lek
PA PËRMBUSHUR
SHËNDETËSIA
Mjekët do të fillojmë t’i paguajmë jo të gjithë njësoj, por sipas perfomancës së tyre Mjekët do të fillojmë t’i paguajmë jo të gjithë njësoj, por sipas perfomancës së tyre PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
 
I japim përparësi parandalimit të sëmundjeve të transmetueshme dhe jo të transmetueshme PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Do të ndryshojmë administrimin e brendshëm të spitaleve NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Pagën për mjekët dhe infermierët do ta rrisim 40% përsëri Pagën për mjekët dhe infermierët do ta rrisim 40% përsëri PËRMBUSHUR
PJESERISHT
6 spitale rajonale me shërbim të ri të obstetri gjinekologjisë dhe pediatrisë. NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
4 spitale rajonale të transformuar në qendra reference diagnostikuese 4 spitale rajonale të transformuar në qendra reference diagnostikuese PËRMBUSHUR
Vendosja në punë e 10 qendrave model të mjekësisë familjare Vendosja në punë e 10 qendrave model të mjekësisë familjare PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Vaksinimi i popullatës kritike, personat në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të ketë përfunduar brenda shtator 2021. PROGRAM I RI I PA PERMBUSHUR
100 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara deri në vitin 2024 NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Rimodelimi i financimit publik për shëndetësinë, modernizimin e sistemit shëndetësor Rimodelimi i financimit publik për shëndetësinë, modernizimin e sistemit shëndetësor PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Ndërtimi i spitalit të ri të Laçit NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Spital i ri rajonal në Shkodër, i njëjtë me standardet e spitalit të Fierit NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Ndërtojmë një sistem të dhënash që garanton informacion për “shpërndarjen” dhe aksesin në shëndetësi të popullatës, që mundëson një monitorim konstant për adresimin e pabarazive. PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Nxisim inovacionin dhe rritjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit në shëndetësi PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Brenda 2021 shqiptarët do kenë shërbimet shëndetësore falas

PA PËRMBUSHUR

KULTURA, DIGJITALIZIMI
Asgjësojmë korrupsionin që ka të bëjë me marrëdhëniet që zgjidhen nga shteti dixhital NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Dixhitalizimi i të gjithë arkivave fizike për ta rritur numrin e shërbimeve dhe për ta bërë shërbimin automatik NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Marrja e përgjigjes online me nënshkrim, vulë elektronike për të gjitha shërbimet në e-albania që janë aplikime Marrja e përgjigjes online me nënshkrim, vulë elektronike për të gjitha shërbimet në e-albania që janë aplikime PËRMBUSHUR
Pagesa e taksave do të jetë digjitale NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Do të vazhdojnë të përmirësohen e të shtohen marrëdhëniet me shtetin dhe lehtësirat që biznesi i madh përfituar NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Krijimin e një shteti dixhital në të gjitha shërbimet Krijimin e një shteti dixhital në të gjitha shërbimet PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Zero rritje të pagës së deputetëve dhe ministrave deri në 2025 NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Përfundojmë projektin e Rijetëzimit të Amfiteatrit Durrës PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Fillojmë punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik Shqiptar si pjesë integrale e projektit të rivitalizimit të Qendrës Historike të Vlorës PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Ndërtojmë Parkun e Artit PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Vendosim në funksionim Skemën Kombëtare “Bonusi i Rijetëzimit” PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
POLITIKA TË TJERA
Reforma në Drejtësi dhe domosdoshmëria për të konsoliduar pozicionin e drejtësisë së re Reforma në drejtësi PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Do të mbyllim përfundimisht pronën si çështje, qoftë në qytet, qoftë në fshat Siguria e pronës I PA PËRMBUSHUR
Shqipëria e sigurtë PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Hartim plan-veprimi për çmontimin e korrupsionit.
PA PËRMBUSHUR
Do të përfundojmë procesin e legalizimeve të ndërtimeve informale
PA PËRMBUSHUR

 

Në analizën paraprake të përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 3” dhe krahasuar me studimin pas afër dy vite qeverisje, ekspertët e POLIFAKT vërejnë se:
Për Arsimin, Gruan, Rininë nga 16 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 8 pika në programin qeverisës ( ku 4 pika janë të reja në program është shtuar). Nuk janë përfshirë në programin qeverisës 12 premtime të përmendura gjatë fushatës zgjedhore 2021. Nga pikat e programit janë përmbushur 3 pika programore (38% e programit për arsimin). Ndërkohë janë në progres përmbushje 5 pika programore (62% e programit).Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 8 pikat e papërmbushura të këtij programi nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.

Për Politikat Social nga 2 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshirë të 2 pikat në programin qeverisës, si dhe janë shtuar edhe 9 pika janë të reja në programin social. Nga pikat e programit është përmbushur 1 pikë programore (9% e programit social). Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 8 pika programi (73% e programit social). Nuk janë përmbushur 2 pika programore (18% të programit social).Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 3 pikat e papërmbushura të këtij programi  nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.

Për Shëndetësinë nga 10 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 5 pika në programin qeverisës, si dhe janë shtuar edhe 4 pika janë të reja në programin social. Nuk janë përfshirë në programin qeverisës 5 premtime të përmendura gjatë fushatës zgjedhore 2021. Nga pikat e programit është përmbushur 1 pikë programore (11% e programit për shëndetësinë). Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 7 pika programi (78% e programit). Nuk është përmbushur ende 1 pikë programore (11% të programit).Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 1 pikë e papërmbushur e këtij programi  nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.

Për Kulturën, Digjitalizimin dhe Politikanga 9 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 4 pika në programin qeverisës. Ndërsa, 5 premtimet e tjera nuk u përfshinë në programin qeverisës. Janë shtuar 6 pika të reja të papërmendura gjatë fushatës së vitit 2021 ashtu si paraqiten në program.
Nga programi për kulturën dhe digjitalizimin janë përmbushur 2 pikë programore (20% e programit). Janë përmbushur pjesërisht 6 pika programi qeverisës (60% e programit fiskal). Nuk ka pika të papërmbushura.
Nga programi për politikat në drejtësi dhe pronë është në progres për tu përmbushur 1 pikë programore (10% e programit). Nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë shenjë të provuar realizimi për 1 pikë e programit (10% e programit).
Nëse shikojmë mbartjen e programit fiskal të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 2 pika te papërmbushura te këtyre programeve  nuk është mbartur në programin e qeverisë “Rama 3”.

Po të klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për Programin Qeverisës në 2021 -2025.
Në publikimet vijuese ne do t’ju paraqesim përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2021 – 2023  për Infrastrukturën dhe Energjinë, si dhe për Politikën e Jashtme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *