Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 13. Lufta me pandeminë Covid-19. Mbështesim  sipërmarrjen  në   sektorët   më produktivë  të  ekonomisë, për ringritjen edhe më të fortë të tyre pas pandemisë, duke dedikuar:
– 50  milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e turizmit, në formën e instrumentit të garancisë;
– 5 milionë euro për sipërmarrjet në fushën e transportit;
– 50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e manifakturës, si garanci për kreditim apo zgjatje të afatit të kredive ekzistuese.

Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 19. Biznesi i vogël dhe familja produktive. Do të përdorim instrumentin e amortizimit të përshpejtuar gjatë vitit, për të  nxitur  investimet  me  pajisje  të  prodhuara  brenda  vendit,  me  vëmendje  në pajisjet që kursejnë energji dhe që janë miqësore ndaj mjedisit, deri në kuotën 40%

Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 19. Biznesi i vogël dhe familja produktive. Vijojmë të nxisim sipërmarrjet e të rinjve. Fondi i mbështetjes për sipërmarrjet e reja start-up do të 5-fishohet, duke arritur në 10 milionë euro

Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 16. Mirëqenie për të gjithë. Tatimi 23% do të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200 mijë  lekë, dhe më tej, brenda afatit të deklaruar 250 mijë lekë, nga 150 mijë që  është sot

Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 16. Mirëqenie për të gjithë. Rrisim pagën mesatare mujore bruto me 25% në mënyrë graduale deri në fund të mandatit.
Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 18. Rritja e Pagave. Rrisim pagën mesatare në administratë, nga 72 mijë lekë/muaj në 85 mijë  lekë/muaj deri në fund të mandatit të tretë

Referencat për vlerësimin
S.ZH.B.I. 2014 – 2020
PBA 2021 -2023

Arsyeja për vlerësim, sipas Metodologjisë
±
    Premtim pak i besueshëm, sepse nuk ka referencën e plotë, apo dhe të dhëna të plota për ta gjykuar zbatueshmërinë