Si i zgjedhim premtimet për të kontrolluar faktet?
Çdo ditë, ekspertët e PoliFakt kërkojnë deklarata për të kontrolluar faktet. Ne lexojmë transkriptime, fjalime, lajme, njoftime për shtyp dhe broshura fushatash. Ne shikojmë TV dhe skanojmë mediat
sociale. Lexuesit na dërgojnë sugjerime përmes postës elektronike. Ne përgjithësish i verifikojmë deklaratat dhe faktet e paraqitura nga lexuesit. Meqenëse nuk mund t’i kontrollojmë me lehtësi të gjitha premtimet, ne zgjedhim ato më të vlefshmet dhe më domethënëset për publikun.
Duke vendosur se cilat pohime do të verifikojmë, ne i konsiderojmë qasjet tona duke u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve:
– A është bazuar deklarata në një fakt që është i verifikueshëm?
Ne nuk kontrollojmë mendimet dhe ne e pranojmë që në botën fjalës dhe retorikës politike, ka hapësirë për hiperbolizime dhe deklarime të pasakta dhe të pavërteta.
– A duket deklarata e papërgjegjshme apo tingëllon e gabuar?
– A është deklarata domethënëse?
Ne shmangim keqkuptimet e vogla për premtimet që padyshim janë një gabim gjuhesor.
– A ka të ngjarë që deklarata të përcillet dhe të përsëritet nga të tjerët?
– A do ta dëgjonte ose lexonte një person tipik thënien dhe do të pyeste: A është e vërtetë?
Ne zgjedhim deklarata në lidhje me temat që janë në lajme. Pa mbajtur krahe, ne përpiqemi të zgjedhim fakte për të kontrolluar nga të dy krahët politikë. Në të njëjtën kohë, ne më shpesh verifikojmë fakte mbi partinë/të që mban pushtetin ose njerëz që në mënyrë të përsëritur bëjnë deklarata që tërheqin vëmendje.
Çdo verifikim i fakteve është i ndryshëm, por në përgjithësi procesi ynë i raportimit përfshin sa vijon:
– një rishikim të asaj që verifikuesit e tjerë të fakteve kanë gjetur më parë;
– një kërkim të plotë në Google;
– një kërkim të bazave të të dhënave në internet;
– konsultime me një larmi ekspertësh; – një përmbledhje të botimeve dhe
– një rishikim përfundimtar të përgjithshëm të fakteve në dispozicion.
Ne theksojmë burimet kryesore të informacionit dhe dokumentacionin origjinal, nëse është i disponueshëm publikisht. Ne kërkojmë qasje të drejtpërdrejtë në raportet e qeverisë, studimet akademike dhe të dhëna të tjera. Nuk është e mjaftueshme për ne, që të marrim diçka të dorës së dytë. Ne nuk mbështetemi në atë që na thotë një fushatë ose zyrtar i zgjedhur, sepse përpiqemi ta verifikojmë atë në mënyrë të pavarur.
Në rastet kur PoliFakt duhet të citojë raporte të lajmeve nga media të tjera që mbështeten në burime të paemërtuara, vërejmë se nuk mund të verifikojmë në mënyrë të pavarur raportimin e tyre.
Si i përcaktojmë vlerësimet e programit qeveritar?
Qëllimi i vlerësimit është të pasqyrojë saktësinë relative të një deklarate. Matësi ka tre vlerësime, në raport me nivelin e vërtetësisë:
I përmbushur – Premtimi/programi është i saktë dhe nuk ka asgjë të rëndësishme që mungon.
Në progres – Premtimi/programi është i saktë/pjesërisht i saktë, por nuk ka arritur finalizimin, apo janë lënë detaje të rëndësishme ose janë nxjerrë gjërat jashtë kontekstit.
Nuk është përmbushur – Premtimi/programi nuk është i saktë dhe nuk është arritur.
Barra e provës është mbi premtuesin dhe ne vlerësojmë premtimet bazuar në informacionin e prezantuar në kohën kur bëhet premtimi.
Analisti/gazetari që hulumton dhe shkruan kontrollin e fakteve sugjeron një vlerësim kur ata ia dorëzojnë raportin një eksperti të caktuar. Eksperti dhe analisti rishikojnë raportin së bashku, zakonisht bëjnë sqarime dhe shtojnë detaje shtesë. Ata bien në një dakortësi mes tyre për vlerësimin.
Pastaj, eksperti diskuton vlerësimin e fakteve te dy ekspertë të tjerë.
Të tre ekspertët dhe analisti/gazetari rishikojnë verifikimin e fakteve duke diskutuar pyetjet vijuese.
– A është premtimi fjalë për fjalë i vërtetë?
– A ka ndonjë mënyrë tjetër për të lexuar premtimin?
– A është deklarata e hapur për interpretim?
– A ka dhënë folësi prova gjatë dhënies së premtimit?
– A e vërtetoi folësi premtimin si të vërtetë?
– Si janë trajtuar premtimet e ngjashme në të kaluarën?
Tre ekspertët më pas japin mendimin final për vlerësimin (dy mendime mjaftojnë për marrjen e vendimit). Sipas rasteve, premtimi i verifikuar ose lihet siç sugjeron analisti/reporteri, ose ndryshohet me një vlerësim tjetër. Gjatë procesit bëhen edhe redaktimet, përpara se raporti të publikohet.
Si i përcaktojmë vlerësimet e premtimeve elektorale?
PoliFakt vlerëson premtimin e një lideri në një fushatë elektorale. Vlerësimi nuk jep gjykime për një politikan që ndryshon pozicione për një çështje. Disa votues vlerësojnë politikanët që janë fleksibël dhe kanë aftësinë për të përshtatur premtimin ose përshtatur pozicionet e tyre me dëshirat e votuesve të tyre.
Gjithsesi, akuzat për zhvendosjen e pozicioneve janë të zakonshme në politikë dhe ne kemi konkluduar, se analiza e zhvendosjes/ nivelit të ndryshimit të premtimit mbetet për ne në pozitat e një informacioni, por jo pjesë e vlerësimeve tona.
Vlerësimi i premtimit elektoral ka tre nivele:
I besueshëm – Premtim i matshëm, dhe i besueshëm bazuar në krahasimin me dokumentet thelbësore të sistemit financiar dhe ligjor.
I pa besueshëm – Premtim i matshëm, por jo i besueshëm, për shkak të realitetit dhe pa lidhje dhe referencë me dokumentet thelbësore të sistemit ligjor dhe financiar.
I pamatshëm – Mungesa e plotë/pjesshme e mundësisë për të matur premtimin.
Procesi i shkrimit, redaktimit dhe vlerësimit për raportet e vlerësimit të premtimeve elektorale është i ngjashëm me procesin për verifikimet e fakteve në gjithë botën.
Si i ndjekim premtimet politike dhe programet qeveritare në fushatën elektorale?
PoliFakt ndjek premtimet për fushatën në mënyrë që të informojë lexuesit se si e kanë përmbushur axhendën e tyre qeveritarët e zgjedhur, si dhe sa të vërteta dhe të besueshme janë premtimet e fushatës aktuale.
Ne i vlerësojmë premtimet e fushatës bazuar në rezultate të verifikueshme, jo në qëllime ose përpjekje.
Për të krijuar matësit tanë të premtimeve, siç janë premtimet elektorale, ne paraqesim përmes transkriptimeve të fjalës, paraqitjeve në TV, dokumenteve, pozicionit të mbajtur dhe të zbardhur nëpër faqet e internetit të fushatës duke kërkuar premtime.
Ne e përkufizojmë një premtim si një deklaratë të mundshme të një veprimi ose rezultati që mund të verifikohet. Të gjitha premtimet tona kanë të cituar burimin e informacionit.
Vlerësimet e premtimeve ndryshojnë kur ndryshojnë rrethanat e përmbushjes. Për disa premtime, është e mundur që statusi fillimisht mund të vazhdojë, por pastaj kthehet te “I Pabesueshëm”, nëse verifikojmë se propozimi nuk ka mundësi përmbushje dhe realizimi financiar, kohor dhe kapacitetesh, që nga fillimi.
Si i korrigjojmë gabimet tona?
Ne jemi të hapur për të korrigjuar gabimet tona. PoliFakt korrigjon gabimet sa më shpejt të jetë e mundur dhe me transparencën e duhur. Lexuesit dhe të tjerët mund të na thonë gabimet në vëmendjen tonë duke postuar me email ose duke na kontaktuar. Ne mund të mos përgjigjemi në rastet kur kërkesa për korrigjim është e pabazuar ose e pajustifikuar.
Keqkuptimet për faktet.
Një gabim serioz që rezulton në një vlerësim të ri ose ndryshon pamjen e përgjithshme të verifikimit të fakteve merr një shënim korrigjimi në krye të verifikimit të fakteve.
Teksti i verifikimit të fakteve azhornohet me informacionin e ri dhe një kopje e verifikimit të mëparshëm të fakteve ruhet dhe lidhet me të. Për më tepër, teksti i lidhjes për artikullin shënohet si i azhornuar.
Gabimet me faktet.
Ato gabime që nuk ndikojnë në vlerësim ose nuk ndryshojnë pamjen e përgjithshme të verifikimit të fakteve marrin një shënim korrigjimi në pjesën e poshtme të verifikimit të fakteve. Teksti i
verifikimit të fakteve azhornohet me informacionin e ri. Korrigjimi përcakton informacionin e saktë që është shtuar në raport.
Gabimet gramatikore, drejtshkrimet – Ne korrigjojmë sa mundemi gabimet gramatikore, drejtshkrimet, gabimet e shqiptimit dhe gabime të tjera të vogla pa shenja pikësimi sa më shpejt që ato i pikasim.
Përditësime.
Kohë pas kohe, ne u shtojmë informacione shtesë historive dhe verifikimeve të fakteve pasi të jenë publikuar, jo si korrigjim por si shërbim për lexuesit. Shembujt përfshijnë një përgjigje nga folësi që marrim pas publikimit (që nuk e ndryshon kupotimin e premtimit), ose lajmet e fundit pas publikimit që janë të rëndësishme për verifikimin.
Përditësimet mund të bëhen me paralajmërim brenda tekstit me një datë, ose në fund të raportit.
Shënimet e ekspertit
Ndonjëherë ne do ti paralajmërojmë lexuesit për informacione të tjera që do të ishin të dobishme, pa ndryshuar raportin origjinal, siç është publikimi i përgjigjes së lexuesve. Në ato raste, ne vendosim një shënim sipas rastit. Shënimet e ekspertit përdoren ndonjëherë në publikimin fillestar për të shpjeguar qëllimin ose perspektivën e një premtimi të veçantë.
Qasja jonë e bazuar në parimet etike.
Si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të mbështetur vlerat e saktësisë, transparencës dhedrejtësisë, PoliFakt është një mbështetës i parimeve të etikës.
Parimet që ndjekim synojnë qëllime të përbashkëta ose përsosmëri në verifikimin e fakteve, si në të gjithë botën.
Ato përfshijnë:
– Një angazhim për pozicion jopartiak dhe drejtësinë.
– Një angazhim për transparencën e burimeve.
– Një angazhim për transparencën e financimit dhe organizimit.
– Një angazhim për transparencën e metodologjisë.
– Një angazhim për korrigjime të hapura dhe të ndershme.
Si mund të na mbështesni?
Ne synojmë, që kontributet e lexuesve/përdoruesve të jenë një nga burimet tona kryesore të financimit. Ne u kërkojmë lexuesve dhe përdoruesve të mbështesin punën tonë duke u bashkuar në rrjetin e ekspertëve, një grup anëtarësie për ata që duan të shohin punën tonë të verifikimit të fakteve të vazhdojë dhe rritet. Anëtarët e rrjetit të ekspertëve na ndihmojnë të sigurohemi, që përmbajtja jonë të mbetet e lirë për të gjithë.
Anëtarët e rrjetit të ekspertëve do të marrin komunikime të rregullta nga ekipi i PoliFakt.
Lexuesit dhe përdoruesit gjithashtu mund të na mbështesin duke u regjistruar në emailin tonë javor, duke na pëlqyer në Facebook, ose duke na ndjekur në Tëitter dhe LinkedIn.
Më në fund, përdoruesit dhe lexuesit mund të na mbështesin duke ndarë punën tonë me miqtë dhe familjet e tyre.
Si të na kontaktoni?
Mënyra më e mirë për të na kontaktuar për pyetje të përgjithshme, komente, pëlqime dhe ide për gjëra të ndryshme për të verifikuar faktet është përmes emailit tonë info@polifakt.al
Për pyetje në lidhje me programin e anëtarësimit në rrjetin e ekspertëve, emaili është info@polifakt.al