Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 41. Shqipëria e sigurtë.
– Sigurojmë kontrollin e plotë të territorit, veçanërisht ndaj ndërtimeve pa leje nëpërmjet përdorimit të teknologjisë dhe investimeve të konsiderueshme në sistemet inteligjente bashkëkohore për monitorimin e veprimtarive të kundra-ligjshme e për sinjalizimin e rrezikut.
– Hartojmë ligjin që siguron dhe zgjeron aksesin e Policisë së Shtetit në regjistrat e llogarive bankare, në regjistrin e pronarëve përfitues, të pasurive të paluajtshme, noterëve, transaksioneve të dyshimta, si dhe në databazat e tatimeve dhe doganave.
– Rrisim sigurinë rrugore duke filluar punën për ndryshimet në kodin rrugor dhe për rritjen e investimeve në sistemet e monitorimit të trafikut dhe digjitalizimin e proceseve që kanë të bëjnë me përdoruesit e automjeteve dhe sjelljen e tyre

Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 37.Siguria e pronës.
– I japim fund procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje brenda vitit 2022, ku asnjë  banesë shqiptare që mund të legalizohet, nuk do të ketë mbetur pa u legalizuar.
– Digjitalizojmë të gjitha shërbimet për pronësinë dhe modernizojmë sistemet  për shërbim në kohë reale për qytetaret.
– Përfundojmë procesin e regjistrimit fillestar të pasurive në të gjithë zonat kadastrale të bregdetit.
– Digjitalizojmë kadastrën duke e kthyer shërbimin kadastror  një shërbim të aksesueshëm me një klik nga qytetarët përmes e-albania

Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 27. Shoqëria digjitale.
– Realizojmë plaformën e-Rezidenca për mundësimin e investimeve të huaja pa nevojën e prezencës fizike të investitorëve, duke përdorur identitetin digjital dhe shërbimet elektronike në e-Albania.
– Zgjerojmë rrjetin qeveritar GovNet për të ulur koston e shërbimit të internetit për institucionet shtetërore dhe rritjen e sigurisë së të dhënave.
– Bëjmë  të  mundur  njohjen  e  nënshkrimit  dhe  vulës  elektronike  me  vendet e rajonit

NULL