Nisur nga momenti kur duhen pak ditë dhe Qeveria “Rama 3” mbyll një tjetër fazë të qeverisjes, POLIFAKT në këto dy javët e fundit për të krijuar një historik të zotimeve dhe përmbushjeve të liderëve të partive kryesore ka publikuar premtimet e tyre të zgjedhjeve qendrore të vitit 2009, të vitit 2013, të vitit 2017. Ndërkohë, pasi u analizua niveli i besueshmërisë së premtimeve të këtyre zgjedhjeve, angazhimi vijoi në studimin e përfshirjes së tyre në programet e tre qeverive të fundit (Berisha 2, Rama 1, Rama 2). Pas kësaj u krahasuan programet me veprimet e qeverisjes nëpërmjet fakteve ligjore, mediatike dhe financiare.
Nisur nga gjithë baza e të dhënave për premtimet analitike, kostot e tyre, programet qeverisëse dhe analiza e përmbushjeve të tyre, ju mund të lexoni online te POLIFAKT të gjitha këto. Ndërkohë, ju mund të lexoni te posti “Të fundit” edhe publikimet që kemi bërë:– Nga data 27 Prill deri 30 Prill për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013).
– Nga data 1 Maj deri 4 Maj për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017)
– Nga data 5 maj deri 7 Maj për gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 2” (2017 -2021) dhe nivelin e përmbushjes.
– Nga data 8 Maj deri 10 Maj ne po ju prezantojmë, premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme 2021, si dhe nivelin e përmbushjes së premtimeve të përfshira në programin e qeverisë “Rama 3” (2021 -2023 – 600 ditë).
Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2021 -2025.
Në studimin e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2021, sipas matjes së bërë nga POLIFAKT rezulton se:
– Nga 16 premtime për Arsimin, Gruan, Rininë të PS, 4 premtime vlerësohen si të besueshme, por 10 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 2 premtime konsiderohen të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 3 premtime më pak.
– Nga 2 premtime për Politikat Sociale të PS, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërkohë, 1 premtim konsiderohet i pamatshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 5 premtime më pak.
– Nga 10 premtime për Shëndetësinë të PS, 3 premtime janë të besueshme, ndërsa 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që, 4 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
– Nga 9 premtime për Kulturën, Digjtitalizimin dhePolitikat të PS, 2 premtime janë të besueshme, ndërsa 1 premtim konsiderohen si i pamatshëm. Ndërkohë që, 6 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.
– Nga 18 premtime për Arsimin, Gruan, Rininë të PD, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, por 10 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 5 premtime konsiderohen të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 11 premtime më pak.
– Nga 11 premtime për Politikat Sociale të PD, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërkohë, 8 premtime konsiderohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 8 premtime më shumë.
– Nga 9 premtime për Shëndetësinë të PD, 2 premtime janë të besueshme, ndërsa 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që, 4 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 8 premtime më shumë.
– Nga 34 premtime për Politikat dhe Administrative të PD, 9 premtime janë të besueshme, ndërsa 11 premtime konsiderohen si të pamatshëm. Ndërkohë që, 14 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 18 premtime më shumë.
– Nga 18 premtime për Arsimin, Gruan, Rininë të LSI, 4 premtime vlerësohen si të besueshme, 9 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 5 premtime konsiderohen të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 16 premtime më shumë.
– Nga 4 premtime për Politikat Sociale të LSI, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërkohë 2 premtime konsiderohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
– Nga 3 premtime për Shëndetësinë të LSI, 3 premtime janë të besueshme, ndërsa 2 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që, 2 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
– Nga 5 premtime për Administrimin dhe Politikat të LSI, 1 premtim është i besueshëm, ndërsa 1 premtim konsiderohen si i pamatshëm. Ndërkohë që, 6 premtime vlerësohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
Më poshtë janë paraqitur premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2021 të partisë socialiste (kolona e parë). Kolona e dytë janë pikat e programit, që vijnë nga përfshirja e premtimeve sipas kolonës së parë. Në kolonën e tretë prezantohen pikat e programit të papërmbushura nga qeveria “Rama 2” për ti krahasuar me pikat e reja të programit të ri qeverisës, si dhe për të analizuar nëse ka vijueshmëri, meqenëse kanë rezultuar të pakryera gjatë mandatit 2017-2021. Në kolonën e katërt janë paraqitur nivelet e realizimit të pikave të programit aktual qeverisës deri në fund të 600 ditëve të para të qeverisë.
2021 -2025 – QEVERIA RAMA 3 (PS)
|
ARSIMI, GRUAJA, RINIA |
PREMTIMET E PS 2021 |
PËRFSHIRJA E PREMTIMEVE
NGA QEVERIA “RAMA 3” |
NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT “RAMA 2” |
NIVELI I
PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT
“RAMA 3” |
|
|
Universitete të spikatura publike të vendeve mike, të jenë integruar në sistemin e arsimit tonë të lartë publik |
Universitete të spikatura publike të vendeve mike, të jenë integruar në sistemin e arsimit tonë të lartë publik |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
Programet profesionale do t’i çojmë në një nivel tjetër, në bashkëpunim të ngushtë me universitetet publike dhe private dhe me aktorët e tregut |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
40% gra në vendimmarrje në proceset publike, drejtuese dhe ligjvënësve
PA PËRMBUSHUR |
|
Universitetet tona do të njehsohen me universitete publike europiane apo të vendeve të tjera mike |
Universitetet tona do të njehsohen me universitete publike europiane apo të vendeve të tjera mike |
Do të ulim me 10% punën e papaguar të gravePA PËRMBUSHUR |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
Do të mbështesim çdo sinergji të plotë mes një universiteti shqiptar dhe një të huaj publik në anglisht |
Do të mbështesim çdo sinergji të plotë mes një universiteti shqiptar dhe një të huaj publik në anglisht |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
Dixhitalizimi i gjithë sistemit para universitar |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
100% e fëmijeve romë e egjiptianë do kryejnë arsimin e detyruar
PA PËRMBUSHUR |
|
Paketa e inovacionit do të ofrojë kualifikime në novacion duke mbuluar kostot 100% nga qeveria |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
Transformim i 18 shkollave të mesme në shkolla ekselence sipas sistemit dual
PA PËRMBUSHUR |
|
Fuqizim të kurseve të personalizuara për fëmijët |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
Çdo bashki me një shkollë profesionale për nevojat e tregut lokal
PA PËRMBUSHUR |
|
Deri në vitin 2025, të gjithë drejtuesit e shkollave do të licensohen nga shkolla e drejtorëve si menaxherë të kualifikuar |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
|
Financim me 10 milion Euro në vit për universitet për afrimin e studimit me vendet e BE |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
|
Edukimi fizik do të zënë një vend më të rëndësishëm në sistemin arsimor, nga klasa e parë deri në universitet |
Edukimi fizik do të zërë një vend më të rëndësishëm në sistemin arsimor, nga klasa e parë deri në universitet |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR |
Do të çelim programin kombëtar të arteve dhe zejeve për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
|
Krijimi i një sistemi virtual alternativ shkollimi, me lidhje apo pa lidhje të domosdoshme në internet |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
|
Mbyllja përfundimtare e praktikës së vjetër të klasave kolektive në zonat e largëta, nisur nga eksperienca e pandemisë |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
|
|
Në vitin 2021 vijon rikonstruktimi i 120 shkollave të reja, ku studiojnë 40 mijë nxënës më shumë |
Ndërtojmë 140 shkolla të reja model për 40 mijë nxënës
PA PËRMBUSHUR |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
|
|
|
|
Do të ngremë kampusin e ri Universitetit Tiranës, si dhe do të përfundojmë kampusin e Universitetit Bujqësor, Akademisë së Arteve, Universitetit Politeknik dhe Akademisë së Sigurisë |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
|
Program Kombëtar 10 vjeçar për kodimin për fëmijët 12-18 vjeç dhe qendra të specializuara të hyrjes në botën digjitale |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
Arsimi parashkollor i detyrueshëm në fund të mandatit
PA PËRMBUSHUR |
|
Fundi i mësimit me dy turne për shkak të mungesës së klasave deri në 2025 |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
Mundësim i ushqimit në shkollë dhe rritje e kohëqëndrimit
PA PËRMBUSHUR |
|
Gjuha angleze do të nisë të mësohet në të gjithë shkollat e vendit që nga klasa e parë |
Gjuha angleze do të nisë të mësohet në të gjithë shkollat e vendit që nga klasa e parë |
PROGRAM I RI |
PERMBUSHUR |
Pagat e arsimtarëve do të rriten me 40% |
Pagat e arsimtarëve do të rriten me 40% |
|
PERMBUSHUR
PJESERISHT |
Libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar |
Libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar |
|
PERMBUSHUR |
|
|
|
|
POLITIKAT SOCIALE |
Subvencionimin me pagesë me çerdhet dhe kopshtet private, për subvencionimin e pagesës në rastet e pamundësisë së gjetjes së vendeve të lira në strukturat shtetërore |
Subvencionimin me pagesë me çerdhet dhe kopshtet private, për subvencionimin e pagesës |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
Brenda vitit 2022, përfundon ndërtimi i rreth 12 mijë apartamenteve në lagjet e reja dhe rehabilitimi i 160 shkollave |
Brenda vitit 2022, përfundon ndërtimi i rreth 12 mijë apartamenteve në lagjet e reja dhe rehabilitimi i 160 shkollave |
Transformojmë Ndihmën Ekonomike në Program për riintegrim social
PA PËRMBUSHUR |
I PA PËRMBUSHUR |
|
Zgjerojmë mbulimin e familjeve të varfra me skemën e ndihmës ekonomike, me përparësi familjet e komunitetit rom dhe atij egjiptian, me 10% në vit |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Zgjerojmë skemën e mbulimit të familjeve dhe individëve në nevojë si dhe risim aksesin ndaj punësimit |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Programi për nënat dhe fëmijët |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Rrisim me 10% përfshirjen e grave kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR |
|
Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetit rom e egjiptian si përfitues prioritarë të programit social për strehimin |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Nëpërmjet Fondit Social, do të zgjerohet rrjeti i qendrave dhe shërbimeve të reja në territor për fëmijët, gratë dhe të moshuarit në nevojë në të gjitha bashkitë e vendit si dhe do të mbështetet krijimi i 11 ndërmarrjeve sociale me qëllim mbështetjen e grave dhe vajzave |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Programi i banesave sociale në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike, do të ndërtohen rreth 2.000 banesa në vit për familjet |
Paketa e solidaritetit për pensionistët 24 miliard lekë
PA PËRMBUSHUR |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Familjeve të reja do t’u ofrojmë 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë |
PROGRAM I RI |
I PA PËRMBUSHUR |
|
Adresojmë pabarazinë mes kategorive të ndryshme sociale të shkaktuar nga Pandemia |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
|
Rritje vjetore pensionesh dhe shpërblim fundviti nga 7-10 mijë lek
PA PËRMBUSHUR |
|
SHËNDETËSIA |
Mjekët do të fillojmë t’i paguajmë jo të gjithë njësoj, por sipas perfomancës së tyre |
Mjekët do të fillojmë t’i paguajmë jo të gjithë njësoj, por sipas perfomancës së tyre |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
I japim përparësi parandalimit të sëmundjeve të transmetueshme dhe jo të transmetueshme |
|
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
Do të ndryshojmë administrimin e brendshëm të spitaleve |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Pagën për mjekët dhe infermierët do ta rrisim 40% përsëri |
Pagën për mjekët dhe infermierët do ta rrisim 40% përsëri |
|
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
6 spitale rajonale me shërbim të ri të obstetri gjinekologjisë dhe pediatrisë. |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
|
4 spitale rajonale të transformuar në qendra reference diagnostikuese |
4 spitale rajonale të transformuar në qendra reference diagnostikuese |
|
PËRMBUSHUR |
Vendosja në punë e 10 qendrave model të mjekësisë familjare |
Vendosja në punë e 10 qendrave model të mjekësisë familjare |
|
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
|
Vaksinimi i popullatës kritike, personat në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të ketë përfunduar brenda shtator 2021. |
PROGRAM I RI |
I PA PERMBUSHUR |
100 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara deri në vitin 2024 |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
|
Rimodelimi i financimit publik për shëndetësinë, modernizimin e sistemit shëndetësor |
Rimodelimi i financimit publik për shëndetësinë, modernizimin e sistemit shëndetësor |
|
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
Ndërtimi i spitalit të ri të Laçit |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
|
Spital i ri rajonal në Shkodër, i njëjtë me standardet e spitalit të Fierit |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
|
|
Ndërtojmë një sistem të dhënash që garanton informacion për “shpërndarjen” dhe aksesin në shëndetësi të popullatës, që mundëson një monitorim konstant për adresimin e pabarazive. |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
|
Nxisim inovacionin dhe rritjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit në shëndetësi |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
|
|
Brenda 2021 shqiptarët do kenë shërbimet shëndetësore falas
PA PËRMBUSHUR |
|
KULTURA, DIGJITALIZIMI |
Asgjësojmë korrupsionin që ka të bëjë me marrëdhëniet që zgjidhen nga shteti dixhital |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Dixhitalizimi i të gjithë arkivave fizike për ta rritur numrin e shërbimeve dhe për ta bërë shërbimin automatik |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Marrja e përgjigjes online me nënshkrim, vulë elektronike për të gjitha shërbimet në e-albania që janë aplikime |
Marrja e përgjigjes online me nënshkrim, vulë elektronike për të gjitha shërbimet në e-albania që janë aplikime |
|
PËRMBUSHUR |
Pagesa e taksave do të jetë digjitale |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
|
Do të vazhdojnë të përmirësohen e të shtohen marrëdhëniet me shtetin dhe lehtësirat që biznesi i madh përfituar |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
|
Krijimin e një shteti dixhital në të gjitha shërbimet |
Krijimin e një shteti dixhital në të gjitha shërbimet |
|
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Zero rritje të pagës së deputetëve dhe ministrave deri në 2025 |
NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS |
|
|
|
Përfundojmë projektin e Rijetëzimit të Amfiteatrit Durrës |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Fillojmë punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik Shqiptar si pjesë integrale e projektit të rivitalizimit të Qendrës Historike të Vlorës |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Ndërtojmë Parkun e Artit |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Vendosim në funksionim Skemën Kombëtare “Bonusi i Rijetëzimit” |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR |
POLITIKA TË TJERA |
Reforma në Drejtësi dhe domosdoshmëria për të konsoliduar pozicionin e drejtësisë së re |
Reforma në drejtësi |
|
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Do të mbyllim përfundimisht pronën si çështje, qoftë në qytet, qoftë në fshat |
Siguria e pronës |
|
I PA PËRMBUSHUR |
|
Shqipëria e sigurtë |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
|
Hartim plan-veprimi për çmontimin e korrupsionit.
PA PËRMBUSHUR |
|
|
|
Do të përfundojmë procesin e legalizimeve të ndërtimeve informale
PA PËRMBUSHUR |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Në analizën paraprake të përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 3” dhe krahasuar me studimin pas afër dy vite qeverisje, ekspertët e POLIFAKT vërejnë se:
– Për Arsimin, Gruan, Rininë nga 16 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 8 pika në programin qeverisës ( ku 4 pika janë të reja në program është shtuar). Nuk janë përfshirë në programin qeverisës 12 premtime të përmendura gjatë fushatës zgjedhore 2021. Nga pikat e programit janë përmbushur 3 pika programore (38% e programit për arsimin). Ndërkohë janë në progres përmbushje 5 pika programore (62% e programit).Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 8 pikat e papërmbushura të këtij programi nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.
– Për Politikat Social nga 2 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshirë të 2 pikat në programin qeverisës, si dhe janë shtuar edhe 9 pika janë të reja në programin social. Nga pikat e programit është përmbushur 1 pikë programore (9% e programit social). Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 8 pika programi (73% e programit social). Nuk janë përmbushur 2 pika programore (18% të programit social).Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 3 pikat e papërmbushura të këtij programi nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.
– Për Shëndetësinë nga 10 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 5 pika në programin qeverisës, si dhe janë shtuar edhe 4 pika janë të reja në programin social. Nuk janë përfshirë në programin qeverisës 5 premtime të përmendura gjatë fushatës zgjedhore 2021. Nga pikat e programit është përmbushur 1 pikë programore (11% e programit për shëndetësinë). Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 7 pika programi (78% e programit). Nuk është përmbushur ende 1 pikë programore (11% të programit).Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 1 pikë e papërmbushur e këtij programi nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.
– Për Kulturën, Digjitalizimin dhe Politikat nga 9 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 4 pika në programin qeverisës. Ndërsa, 5 premtimet e tjera nuk u përfshinë në programin qeverisës. Janë shtuar 6 pika të reja të papërmendura gjatë fushatës së vitit 2021 ashtu si paraqiten në program.
Nga programi për kulturën dhe digjitalizimin janë përmbushur 2 pikë programore (20% e programit). Janë përmbushur pjesërisht 6 pika programi qeverisës (60% e programit fiskal). Nuk ka pika të papërmbushura.
Nga programi për politikat në drejtësi dhe pronë është në progres për tu përmbushur 1 pikë programore (10% e programit). Nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë shenjë të provuar realizimi për 1 pikë e programit (10% e programit).
Nëse shikojmë mbartjen e programit fiskal të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 2 pika te papërmbushura te këtyre programeve nuk është mbartur në programin e qeverisë “Rama 3”.
Po të klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për Programin Qeverisës në 2021 -2025.
Në publikimet vijuese ne do t’ju paraqesim përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2021 – 2023 për Infrastrukturën dhe Energjinë, si dhe për Politikën e Jashtme