Premtimet në zgjedhjet e vitit 2009 për arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale
Sot ne po vijojmë me paraqitjen e premtimeve të partive politike në 2009 për:
– Arsimin, politikat sociale, shëndetësinë dhe administratën
Në këtë publikim janë përfshirë Premtimet në vitin 2009 për Zgjedhjet e përgjithshme, ku vëmendje në këtë lajm i kushtohet pikërisht rikthimit në vëmendjen e gjithsecilit ato që janë premtuar prej mbi 14 vite, kush i ka premtuar dhe sa janë realizuar dhe në ç’ nivel janë përmbushur kur partitë kanë qeverisur të vetme ose në koalicione qeverisëse.
Ndër premtimet që bie në sy janë:
Premtimet e PS për miratimin e minimumit jetik, shëndetësinë me mbulim universal, përgjysmimin e nivelit të varfërisë
Premtimet e PD për analfabetizmin, si dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit
Premtimet e LSI (PL) për statusin e naftëtarit, statusin e minatorit, transportin falas
Nëse do të jeni kuriozë dhe të vëmendshëm ju mund të shikoni shumë nga premtimet e vitit 2009, që edhe sot pas mbi 1 dekadë dhe mundësish për ti bërë realitet ende janë të papërmbushura.