Premtimet fiskale, infrastrukturore dhe energjitike të partive politike në zgjedhjet e vitit 2009
Në këtë paraqitje të radhës lidhur me premtimet e partive politike në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 ne po ju sjellim në kujtesë dhe për vëmendjen tuaj premtimet e lidhura me politikën fiskale, taksat dhe tatimet.
Por një rëndësi në këtë prezantim do të kenë edhe premtimet për infrastrukturën dhe energjinë, që kanë marrë më shumë se 20% të buxhetit të shtetit në të paktën dekadën e fundit.
Një përmbledhje sipas politikës fiskale ne do ta bëjmë edhe në fund të paraqitjes së premtimeve edhe për zgjedhjet e vitit 2013, 2017 dhe 2021 për të parë se si kanë evoluar me premtimet dhe sa i kanë përmbushur ato.
Ndër premtimet më të parealizuara janë ato për borxhin publik, për pronat dhe legalizimet, për investimet në infrastrukturë dhe në energji.
Ne ju falënderojmë për reagimet tuaja dhe për kërkesat e ndryshme për informim.