Premtimet fiskale, infrastrukturore dhe energjitike të partive politike në zgjedhjet e vitit 2009

26 Prill, 20230

Në këtë paraqitje të radhës lidhur me premtimet e partive politike në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 ne po ju sjellim në kujtesë dhe për vëmendjen tuaj premtimet e lidhura me politikën fiskale, taksat dhe tatimet.

Por një rëndësi në këtë prezantim do të kenë edhe premtimet për infrastrukturën dhe energjinë, që kanë marrë më shumë se 20% të buxhetit të shtetit në të paktën dekadën e fundit.

Një përmbledhje sipas politikës fiskale ne do ta bëjmë edhe në fund të paraqitjes së premtimeve edhe për zgjedhjet e vitit 2013, 2017 dhe 2021 për të parë se si kanë evoluar me premtimet dhe sa i kanë përmbushur ato.

Ndër premtimet më të parealizuara janë ato për borxhin publik, për pronat dhe legalizimet, për investimet në infrastrukturë dhe në energji.

Ne ju falënderojmë për reagimet tuaja dhe për kërkesat e ndryshme për informim.

PD

PS

LSI

POLITIKAT FISKALE DHE TAKSAT
Për të nxitur punësimin në zonat e varfra heqim taksat për bizneset për 5 vite. Qeveria merr përsipër kualifikimin, trajnimin dhe rikualifikimin e punëtorëve, paguan për ta primin dhe sigurimet shoqërore. Mbështetje të biznesit, që ka të bëjë me sistemin e taksave apo investimeve në fushën e arsimit dhe formimit profesional Për çdo biznes të ri që do punësojë më shumë sesa pesë veta do të heqim tatim fitimin për disa vite
Taksa e tabelës për bizneset do të përcaktohet me ligj dhe do të jetë vetëm 1 Euro Do të heqim çdo ngarkesë fiskale për importet e teknologjive moderne dhe për ekonominë e dijes Do të rishikojmë politikën e taksave për të ardhurat e individit, duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha pagat deri në 25 mijë lekë të reja në muaj
Nxitje vetëdeklarimit, çinstalim i sistemit të referencave, garantohet rimbursimi i TVSH-së Përgjysmimi i TVSH-së për për produktet bazë, për produktet e shportës, si vaji, orizi, makaronat etj. nga 20% në 10 %. Plan për të ulur koston e jetesës, sidomos për produktet bazë, në mënyrë që të ndihmojmë në uljen e çmimeve
Rimbursimit të TVSH do t’i shtojmë incentivat fiskale për importin e makinerive të reja dhe investimet Do të subvencionojmë energjinë për 300 kilovat/ orë në muaj për familiarët e varfër
Do të eliminojmë çdo vonesë në rimbursimin e TVSH dhe çdo taksë dhe tatimi të paguar më tepër Për çdo vend të ri pune që do të krijohet do të heqim tatimin mbi fitimin deri në Dhjetor të vitit 2010, subvencionojmë sigurimet shoqërore në masën 50 për qind deri në fund të vitit 2011, dhe subvencionojmë 100 % sigurimet shoqërore
Transparencë maksimale për çdo politikë fiskale  dhe buxhetore Do të synojmë që pagat në administratën publike të jenë plotësisht të konkurueshme me ato në sektorin privat
Politika fiskale lehtësuese e nxitëse për teknologjitë moderne Rritje e menjëhershme e financimit të shëndetësisë në PBB deri në minimumin 4% në fund të mandatit qeverisës
Borxh publik vetëm për investime Paga e mësuesit do të dyfishohet brenda mandatit të ardhshëm qeverisës
Borxhi publik në vitin 2013  jo më shumë se 50% e PBB Heqja e menjëhershme e TVSH nga shërbimet e arsimit, si dhe ulja e detyrimeve të tjera, duke përfshirë edhe tatimin mbi fitimin
Deficit buxhetor jo më shumë se 3% Synohet që deri në vitin 2010 të dyfishohen investimet për bujqësinë
Inflacion  jo më shume se 3%  në vit Subvencionim për njësi produkti, pra subvencione për çdo kg. mish, grurë, fruta apo litër qumësht të prodhuar.
Stimujt fiskalë do të përqendrohen në mënyrë të veçantë tek agro-përpunimi, ku do të përjashtojnë nga tatimi mbi fitimin për tri vitet e para çdo biznes agro-përpunues
Do të ketë një fond të veçantë për garanci kreditimi, si dhe do të ketë zbritje të konsiderueshme nga tatimi për bizneset agro-përpunuese për punësimin
Rimbursim të plotë të çdo medikamenti që përdor mosha e tretë
Do ti favorizojmë me lehtësira fiskale, në veçanti, bizneset që punësojnë gra e sidomos ato që punësojnë kryefamiljare
Subvencionim në masën 50 %, të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit deri në Dhjetor 2011 dhe heqjen e tatim-fitimit deri në Dhjetor 2010
INFRASTRUKTURA DHE ENERGJIA
Do të dyfishojmë prodhimin e naftës në katër vitet që vijnë Do t’i japim fund etjes së Tiranës dhe do të kemi 24 orë ujë në të gjithë Qarkun e Tiranës Kundër mënyrës se privatizimit të OSSH sh.a. Ky do të jetë një nga privatizimet që do të rishikohet menjëherë me ardhjen në qeveri. 
Shfrytëzimi i potencialeve ujore dhe Shqipëria superfuqi të vogël energjetike në rajon Fillimi i ndërtimit të një porti europian dhe fillimi i punës për një universitet europian për Vlorën Do të ndërtojmë në Durrës, Portin më të fuqishëm në Ballkan
Filloi ndërtimin Parku energjetik në Lezhë me ndërtimin e centralit me biomasë të lëngshme 140 MW, investim 1.1 miliard Euro Do të përfundojmë rrugën Durrës-Kukës Do të jetë përgjegjësia, nderi dhe privilegji ynë të përfundojmë edhe rrugën e Kosovës edhe rrugën e bregdetit
Katër vitet që vijnë nuk do të ketë familje shqiptare që të mos ketë ujë 24 orë Harta e investimeve në rrugët para e pas 2005, por edhe transparencë abuzimeve Do ta përfundojmë dhe do ta inagurojmë Durrës-Kukës
Do të ndërtojmë rrugën e re Tiranë – Krujë – Qafë Shtamë Komitet Shtetëror të Zhvillimit të Rrethinave për t’iu dhënë të gjithë të ardhurve që jetojnë në mjerimin e zonave informale, politikën e re të integrimit urban Lufta me program konkret kundër varfërisë dhe kundër monopoleve. Do ta çlirojmë Shqipërinë nga monopolet e Sali Berishës apo të kujtdo tjetër
Inaugurojmë Velipojë-Ulqin, së shpejti rruga Koman-Ferizë, së shpejti bypass i Shkodrës dhe Unaza e liqenit tuaj madhështor Të garantohen lehtësira fiskale për këtë industri. Koha për Veprim, që të ndihmojmë këta biznese (fason) që punësojnë mijëra shqiptarë
Rrogozhina do të nisë së shpejti by pass-in e saj Zgjidhja dhe konsolidimi i çështjes së pronësisë në Shqipëri është prioritet i programit qeverisës të LSI
Do të përfundojmë rrugën Kardhiq-Delvinë

Do të përfundojmë Rrugën e Arbrit

Ne garantojmë legalizimin për t’i dhënë fund kësaj drame që keni ju gati dy dekada
Do të fillojmë ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan
Vlora do të ketë aeroportin e vet
Autostrada Qafë Plloçë – Qukës, e cila do të përfundojë në fund të vitit 2010
Lidhim fshatrat e komunave me rrugë të asfaltuara me qendrat
POLITIKA TË TJERA
80% të vlerës për legalizimet mund të paguhet me letra me vlerë Kërkesë për hetim për Gërdecin, Rrugën e Kombit, AlbTelekom, ARMO, INSIG, blerjet energjise, tokat e Porto-Palermo, fabrikat e çimentos, HEC Devolli dhe grabitjet e tokave në bregdet dhe Kinostudio Do të bëjmë gjithçka për të njohur të gjitha sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe të gjitha llojet e tjera të sigurimeve të vëllezërve e motrave tanë emigrantë
Ligji i parë që do miratojmë është ai për Gjykatën Administrative Do marrë fund sjellja mbytëse ndaj sipërmarrjes dhe pozicionet monopoliste .
Do të krijojmë Qendrën Kombëtare, sportelin unik Do të mundësohet një reformë reale në drejtësi me konsensus publik dhe institucional
Të gjitha blerjet e qeverisë do të bëhen në mënyrë elektronike Legalizimet, ne do t’i kryejmë brenda mandatit tonë të parë. Mbyllje e plotë e procesit të legalizimeve të shtëpive
Çojmë para ligjit këdo që kërkon të mbushë xhepat me paratë tuaja Krijimi i mundësive për të votuar jashtë Shqipërie është një objektiv i plotësueshëm i yni pas 28 qershorit. 
Internet në çdo familje brenda mandatit të ardhshëm Inventarizim i plotë i pronës në tërësi dhe tokave bujqësore
Do të përfundojmë regjistrimin në të gjitha zonat kadastrale të vendit
Çdo pronë që është e lirë do t’i kthehet pronarit, çdo tokë që është marrë me ligjin 7501, do t’i jepet menjeherë me letër dhe vulë pronarëve të saj,
Zgjidhje për situatën monopol në tregun e hidroarbureve
Auditim keqpërdorimit të fondeve të buxhetit për reklama dhe spote qeveritare
Asnjë ligj dhe akt ligjor, nuk do të miratohet nga Parlamenti dhe qeveria pa u diskutuar me transparencë  me komunitetin e biznesit dhe grupet e interesit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *