444 ditët e qeverisë “Rama 3” – Bilanci i performancës së programit sipas monitorimit social

6 Dhjetor, 20220

Sot  bëhen 444 ditë qeverisje, që nga dita e betimit të qeverisë te Presidenti i Republikës.

Ekipi i ekspertëve të POLIFAKT në vijimësinë e monitorimit dhe ballafaqimit të programit politik dhe qeverisës 2021-2025 ka vijuar përgjatë përgjatë gjithë kohës me mbledhjen, përpunimin, analizën dhe filtrimin e arritjeve dhe mosarritjeve për të paraqitur në kuadër të llogaridhënies bazuar mbi transparencën e performancës së përmbushjes së Programit të Qeverisë Rama 3.

Matja e performancës ka vijuar të kryhet sipas metodologjisë së bërë edhe me programet e mëparshme qeverisëse dhe bazuar mbi krahasimin midis pikave të programit sipas sektorëve të qeverisjes me aktet ligjore të miratuara, vendimet dhe aktet rregullatore të Këshillit të Ministrave, si dhe të Ministrive dhe institucioneve qendrore është arritur të matet niveli i përmbushjes së programit sektorial i detajuar i Qeverisë.

Pjesa I

Në matjen e përmbushjes së programit sipas sektorëve vërehet se Qeveria e ka orientuar punën e saj sipas Programit Qeverisës 2021 – 2025  79 programe:

  • Vlerësohen me statusin “Përmbushur” 13 programe (3 programe më shumë se 144 ditë përpara), me peshë sa 16% e programit qeverisës apo 3% më shumë;
  • Vlerësohen me statusin “Në progres” apo ka filluar përgatitja për 54 programe (nuk ka ndryshim me 144 ditë përpara), me peshë sa 68% e programit qeverisës;
  • Vlerësohen me statusin Pa përmbushur apo nuk arrijnë të përmbushen (për shkak të mbarimit të afatit) ose nuk ka asnjë info për fillimin e masave për 12 programe (3 programe më pak se 144 ditë më përpara), me peshë sa 16% e programit qeverisës apo 3% më pak.

Niveli i performancës në 444 ditët e para të qeverisë “Rama 3” kur krahasohet me  nivelin e performancës në 300 ditët e para ka një ndryshim pozitiv me 3% më shumë programe të përmbushura dhe 3% më pak programe të papërmbushura.

Në këtë matje të nivelit të përmbushjes së programit janë bërë edhe korigjime të cilat ishin regjistruar më përpara me vlerësime të tjera.

Të detajuara sipas ndarjes sektoriale të fushës së mbulimit të qeverisë janë vendosur më poshtë bashkë me nivelet respektive të zbatimit të programit qeverisës “Rama 3”, 2021 – 2025.

  1. Sektori i Edukimit, Gruas dhe Rinisë, nga 8 programe vlerësohen me statusin “Përmbushur” vetëm 3 programe dhe janë vlerësuar “Në progres” përmbushje apo kanë filluar të zbatohen 5 programe. Kjo situatë sektoriale konsiderohet se ka regjistruar ndryshim performance krahasuar me 144 ditë më përpara.

3 Programe vlerësohen me statusin “Përmbushur”:

5 Programe vlerësohen “Në progres” zbatimi:

  1. Sektori i shëndetësisë, nga 9 programe është vlerësuar me statusin “Pa përmbushur” 1 program, si më poshtë, për arsye mosarritje afati të programuar:

Vlerësuar “Në progres” përmbushje 7 programe si më poshtë, ku programi

është ndryshuar statusi i performimit nga niveli “Pa përmbushur” nga 300 ditët e para në nivelin e ri “Në Progres”.

6 Programet e tjera “Në progres” janë:

Është vlerësuar me statusin “Përmbushur” 1 program:

  1. Sektori i Politikave sociale, nga 11 programe nuk kanë filluar apo vlerësohen si “Pa përmbushur” 2 programe, duke mbajtur të njëjtin status si edhe 144 ditë më përpara:

Janë vlerësuar “Në progres” 8 programe, si më poshtë:

Vlerësohet me ndryshim statusi nga “Në progres” duke shënuar përmirësim në statusin “I përmbushur”, program si më poshtë:

  1. Sektori i ekonomisë, nga 7 programe është vlerësuar me statusin “Përmbushur” 1 program i krahasuar me 144 ditë më përpara, si më poshtë:

Por, ka një rënie të nivelit të vlerësimit për 2 programe që më përpara janë vlerësuar me statusin “Në progres” dhe vlerësohet se nuk arrijnë të përmbushen me kohën e mbetur qeverisjes. Konkretisht është programi:

Vijojnë të jenë të vlerësuara se janë duke bërë progres 4 programet si më poshtë:

  1. Sektori Fiskal, nga 7 programe është përmbushur 1 program, i cili është arritur që në 300 ditëshin e parë të qeverisjes

–     Do të hiqet taksa mbi pagën aktuale deri në 40 mijë lekë

5 programe vlerësohen se janë “Në progres” zbatimi

Në krahasim me 144 ditë më përpara ka një përmirësim në vlerësimin e programeve me status “Pa përmbushur”. Nga 2 programe që ishin më përpara, tashmë vlerësohet vetëm 1 program.

Përpara mbante statusin “Në progres”, por nga matjet e ekspertëve vlerësohet se nuk arrin të përmbushet dot, për arsye se tashmë koha për ta zbatuar nuk mundësohet dot:

  1. Sektori i Mjedisit dhe Turizmit, nga 5 programe vlerësohet me statusin “Përmbushur” vetëm 1 program

–   Reduktim me synim zhdukjen të ambalazhit plastik njëpërdorimësh .

Në krahasim me 144 ditë më përpara ku vetëm 2 programe ishin të vlerësuar “Në progres” zhvillimi

tashmë janë vlerësuar edhe 2 programe të tjera, që më përpara mbanin statusin “Pa përmbushur”, si më poshtë:

  1. Sektori i Bujqësisë, nga 6 programe nuk ka ndryshim për asnjë status vlerësimi krahasuar me periudhën e raportit për 300 ditëshin e qeverisë. Vijon të jetë me statusin “Përmbushur” vetëm 1 program ashtu si 144 ditë më përpara, i cili ishte i ligjëruar përpara miratimit të programit qeverisës

Janë vlerësuar me statusin “Në progres” zhvillimi 4 programe:

Vlerësohet me statusin “Pa përmbushur” deri më tani 1 program

  1. Sektori i Infrastrukturës, nga 8 programe vlerësohen me korigjim statusi tashmë në nivelin “Pa përmbushur” me ndryshim të nivelit të vlerësimit të përmbushjes për 3 programe, që i përkasin niveleve “Në progres” apo “ Përmbushur”:

Vlerësohet se janë me statusin “Përmbushur” 2 programe si më poshtë:

3 programe vlerësohet se janë “Në progres” zbatimi:

  1. Sektori i Energjisë, nga 5 programe vlerësohen se janë “Në progres” 3 programe, me një përmirësim të vlerësimit për 1 program të ri që më përpara vlerësohej me statusin “Pa përmbushur”. Programet në status progresi janë:

2 programe vlerësohen me statusin “Pa përmbushur” për tejkalim të afatit të kohës kur programet duhet të fillonin nga zbatimi

apo edhe pamundësisë për tu konsideruar si pjesë e progresit, përsa kohë programi tejkalon kohën e mandatit qeverisës

  1. Sektori i Politikës së Jashtme, nga 3 programe konstatohen se në krahasim me 300 ditëshin e parë të qeverisjes vlerësohet si “i përmbushur” 1 program:

2 programet e tjera janë vlerësuar “Në progres” zbatimi:

  1. Sektori i Kulturës, dhe digjitalizimi, siguria ligjore nga 8 programe, në krahasim me 144 ditë më përpara, vetëm një program vlerësohet nga statusi “Në progres” në statusin “I Përmbushur’, si më poshtë:

3 programe për Kulturën vazhdojnë të jenë në statusin e vlerësuar “Në progres” dhe janë në faza të ndryshme.

Po kështu edhe programet për dixhitalizimin dhe sigurinë ligjore janë veçoria e zhvillimeve me tendencë pozitive, por ende të vlerësuara me statusin “Në progres” duke konsideruar në këtë aspekt edhe rrisqet e ndryshme që i kanë ardhur shërbimeve dhe sigurisë së të dhënave publike dhe regjistrave publikë kombëtarë.

Në këtë drejtim vlerësohen se 4 programe janë në vijimësi të procesit për statusin e përmbushjes në progres në aspektin e plotësimit të nevojave dhe adresimit të problematikave ende të dukshme:

  1. Sektori i politikave reformuese, nga 2 programe aktuale që përbëjnë thelbin e reformimit të shtetit të të drejtës vlerësohet se janë ende në të njëjtin status “Në progres” si 144 ditë më përpara, si më poshtë:

Nga gjithë vlerësimi i politikave reformuese duket se ka mjaft vështirësi për tu përmbushur, megjithatë me hapat që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren pritshmëria ende mbetet në këtë status që janë vendosur aktualisht.

Pjesa II

Në analizën krahasuese horizontale midis institucioneve që kanë fushë mbulimi programet e qeverisë lidhur me nivelin e përmbushjes/mospërmbushjes/progresit për çdo ministri/institucion qendror kryesor shihet se

(a) në nivele performance më të mirë në rend zbritës janë:

  • ministritë që kanë fushë veprimi arsimin, gruan, rininë me 37% programe të përmbushura (12% me mire se 144 dite me përpara) dhe 63% të programeve në proces zhvillimi duke mos rezultuar me asnjë program të pafilluar ende;
  • ministria e shëndetësisë ka përmirësim në performancën e saj dhe një kalim në statusin e ministrive me performancë në rritje në krahasim me 144 ditë më përpara. Me programet sfiduese për infrastrukturën e shërbimit shëndetësor, por edhe reformimin financiar të sektorit vlerësohet me një nivel përmbushje të 11% të programeve të saj, por që 78% e programeve (përmirësim me 12% me 144 ditë më përpara) janë tashmë në faza të evoluara të performimit dhe ka tendencën dhe treguesit për të përmbushur programet për vitet në vijim edhe pse 11% e programeve janë ende me ecuri të ulët, që mund të kenë ndodhur në muajin e fundit.
  • ministria që ka fushë veprimi mjedisin dhe turizmin gjithashtu ka përmirësim në performancën e zbatimit të programeve dhe ka rritur pozicionin në një status të grupit të ministrive me performancë në rritje. Kjo Ministri është me një nivel performance pozitive të programeve në 20% të tyre dhe me statusin “Në progres” për 80% të programeve të tjera, kur vetëm 144 ditë më përpara në 40% të programeve vlerësoheshin me problematika dhe vetëm 40% vlerësoheshin me statusin “Në progres” zbatimi.
  • ministria për politikën e jashtme, politikat reformuese për drejtësinë dhe pronësinë, si dhe Kulturën dhe Digjitalizimin janë gjithashtu ndër institucionet që kanë një performancë zbatimi në faza të ndryshme për 100% të programeve të tyre në statuset e vlerësuara si “Përmbushur” ose “Në progres”, edhe pse përsëri ka mundësi për rritje të performancës së shërbimeve të paplotësuara dhe me problematika në pritje për tu zgjidhur dhe përfunduar.

(b) në nivele performance të vonuar apo me probleme ende moszbatimi janë sipas rendit zbritës:

  • ministritë që kanë fushë veprimi ekonominë dhe sipërmarrjen vlerësohen me një nivel “Përmbushur” dhe “Në progres” zbatimi të programeve me 71% (përmirësim me 14% krahasuar me 144 ditë përpara) dhe 29% të programeve ende të pafilluara apo në performim problematik.
  • ministria që ka fushë veprimi sektorin e energjisë me një nivel performance 60% të programeve ”Në progres” zbatimi (përmirësim me 20% krahasuar me 144 ditë përpara) dhe 40% të tyre të vlerësuara si “Pa përmbushur” duke rezultuar me nevoja të ngutshme për performim në rritje për arsye të kohës së pakët në dispozicion për të arritur përmbushje.
  • ministria e financave, që mbulon politikat fiskale vlerësohet me një nivel “Përmbushje me vetëm 14% (nuk ka ndryshim me 144 ditë më përpara), me statusin “Pa përmbushur” për 14% të programeve që duhet të kishin filluar të funksiononin. Ndërkohë, 72% e programeve janë në faza të ndryshme zbatimi (përmirësim me 15% krahasuar me 144 ditë përpara). Mbetet ende sfidë performimi më i mirë i tyre. Në tërësi, kjo ministri duhet të performojë në nivele më të larta, për të qenë në institucionet që kanë nivel të lartë përmbushje, si promotor i shumë politikave të tjera sektoriale qendrore dhe vendore.
  • ministritë që janë të angazhuara me çështjet sociale dhe gruan dhe fëmijët kanë një vlerësim në rënie krahasuar me 144 ditë më përpara. Kështu, vlerësohen se vetë 9% e programe janë me statusin “Përmbushur” (me 9% rënie me 144 ditë përpara). Ndërsa 72% programe vlerësohen “Në progres” zbatimi (me 9% rënie me 144 ditë përpara) dhe 9% vlerësohen me status “Pa përmbushur” duke rezultuar tashmë me 2  programe të performuar jo sipas kërkesave dhe afateve;
  • ministria dhe institucionet që mbulojnë bujqësinë dhe nëndegët e saj vlerësohen me një nivel “Përmbushur” për 17% të programeve (pa ndryshuar me 144 ditë përpara) të tyre dhe po 17% të programeve vlerësohen me statusin “Pa përmbushur”. Ndërsa 66% e programeve vlerësohen “Në progres” zbatimi dhe me një performancë që mundet të kapë ritmin drejt përmbushjes së tyre.
  • ministria dhe institucionet që kanë fushë veprimi infrastrukturën vlerësohen me statusin “Përmbushur” për 25% të programeve (pa ndryshuar me 144 ditë përpara). Ndërsa 37% e programeve vlerësohen me statusin “Në progres” zbatimi (me 26% rënie krahasuar me 144 ditë përpara) dhe 38% e programeve vlerësohen me statusin “Pa përmbushur” për arsye të korigjimit të vlerësimit të mëparshëm bazuar në tendencat performuese në 300 ditëshin e parë ( Rruga Kardhiq – Delvinë etj.).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *