POLIFAKT për vëmendjen e publikut prej:
– 27 Prill deri 30 Prill ka publikuar gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013) dhe nivelin e përmbushjes.
– 1 Maj deri 4 Maj ka publikuar gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017) dhe nivelin e përmbushjes.
– 5 maj deri 8 Maj po publikon gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 2” (2017 -2021) dhe nivelin e përmbushjes.
Premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme 2017 janë rritur dhe përforcuar me elementë të rinj, por ajo që ka mbetur e njëjtë është mungesa e përgjegjshmërisë financiare në formulimin dhe prezantimin e premtimeve para votuesit shqiptar. Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2017 – 2021.
Në analizën e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2017, rezulton sipas matjes së bërë se:
– Nga 19 premtime për Arsimin, Gruan e Rininë të PS, 8 premtime vlerësohen si të besueshme, 2 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 9 premtime janë pak të besueshme.
– Nga 7 premtime për Politikat Sociale të PS, 4 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 3 premtime janë pak të besueshme.
– Nga 6 premtime për Shëndetësinë të PS, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 4 premtime konsiderohen si pak të besueshme.
– Nga 3 premtime për Politika sektoriale dhe Administrative të PS, 1 premtim vlerësohen si i besueshme, ndërsa 2 premtime janë pak të besueshme.
– Nga 7 premtime për Arsimin, Gruan e Rininë të PD, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, 2 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 2 premtime janë pak të besueshme.
– Nga 3 premtime për Politikat Sociale të PD, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 2 premtime janë pak të besueshme.
– Nga 1 premtim për Shëndetësinë të PD, konsiderohen si pak i besueshëm.
– Nga 16 premtime për Politika sektoriale dhe Administrative të PD, 4 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 10 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 2 premtime janë pak të besueshme.
– Nga 2 premtime për Arsimin, Gruan e Rininë të LSI, konsiderohen pak të besueshme.
– Nuk ka premtime te reja per politikat sociale
– Nga 2 premtime për Shëndetësinë të LSI, të 2 premtimet vlerësohen si pak të besueshëm.
– Nga 1 premtim për Politika sektoriale dhe Administrative të LSI, konsiderohet si premtim i ri pak i besueshëm.
Më poshtë prezantohen premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2017 të partisë socialiste, si dhe përfshirjen e tyre pas fitores dhe mandatimit të qeverisë, bashkë me nivelin e përmbushjes që nga qeveria “Rama 1”, si dhe mbartjet e tyre (nëse), si dhe niveli i përmbushjes së pikave të programit të ri të mandatit të dytë qeverisës.
2017 -2021 – QEVERIA RAMA 2 (PS)
|
ARSIMI, GRUAJA, RINIA |
PREMTIMET E PS 2017 |
PËRFSHIRJA E PREMTIMEVE
NGA QEVERIA “RAMA 2” |
PROGRAMI I PAPËRMBUSHUR I PROGRAMIT “RAMA 1” |
NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT “RAMA 2”
|
Rritje e punësimit të të rinjve përmes mbështetjes së “start-up” |
Rritje e punësimit të të rinjve përmes mbështetjes së “start-up” |
Nxitje sistemit të kredive dhe mikrokredive si dhe lehtësi fiskale për sipërmarrjet e të rinjve.
NUK U PËRMBUSH |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
40% gra në vendimmarrje në proceset publike, drejtuese dhe ligjvënësve |
40% gra në vendimmarrje në proceset publike, drejtuese dhe ligjvënësve |
|
I PA PËRMBUSHUR |
Do të ulim me 10% punën e papaguar të grave |
Do të ulim me 10% punën e papaguar të grave |
Pajisje me tablet elektronik e çdo nxënësi që fillon rishtaz shkollën e mesme nga 2014-2015.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
100% e fëmijeve romë e egjiptianë do kryejnë arsimin e detyruar |
100% e fëmijeve romë e egjiptianë do kryejnë arsimin e detyruar |
Investim për ringritjen e shkollave profesionale.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
Transformim i 18 shkollave të mesme në shkolla ekselence sipas sistemit dual |
Transformim i 18 shkollave të mesme në shkolla ekselence sipas sistemit dual |
Dyfishim i shkollave të arsimit profesional.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
Çdo bashki me një shkollë profesionale për nevojat e tregut lokal |
Çdo bashki me një shkollë profesionale për nevojat e tregut lokal |
PROGRAM I RI |
I PA PËRMBUSHUR |
Rritje e vazhdueshme e financimit publik për arsimin e lartë |
Rritje e vazhdueshme e financimit publik për arsimin e lartë |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Akses falas studentëve në veprimtari publike, reduktim tarifash shërbime publike |
Akses falas studentëve në veprimtari publike, reduktim tarifash shërbime publike |
Asnjë shkollë me tri turme dhe asnjë klasë me mbi 30 nxënës.
NUK U PËRMBUSH |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Garantim i punësimit në administratën publike të ekselentëve |
Garantim i punësimit në administratën publike të ekselentëve |
Zbatim real i kuotës së përfaqësimit 30% të grave dhe vajzave në institucionet e zgjedhura dhe të emëruara.
NUK U PËRMBUSH |
PËRMBUSHUR |
Arsim të lartë falas apo me bursat përkatëse për ekselentët |
Arsim të lartë falas apo me bursat përkatëse për ekselentët |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR |
Rritje deri në 40% e pagës së mësuesve |
Rritje deri në 40% e pagës së mësuesve |
PROGRAM I RI |
PERMBUSHUR
PJESERISHT |
Ndërtojmë 140 shkolla të reja model për 40 mijë nxënës |
Ndërtojmë 140 shkolla të reja model për 40 mijë nxënës |
PROGRAM I RI |
I PA PËRMBUSHUR |
Digjitalizim tërësisht i kurrikulave të arsimit parauniversitar |
Digjitalizim tërësisht i kurrikulave të arsimit parauniversitar |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
225 shkolla në projektin “Shkolla Qendër komunitare” |
225 shkolla në projektin “Shkolla Qendër komunitare” |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR |
Arsimi parashkollor i detyrueshëm në fund të mandatit |
Arsimi parashkollor i detyrueshëm në fund të mandatit |
PROGRAM I RI |
I PA PËRMBUSHUR |
Mundësim i ushqimit në shkollë dhe rritje e kohëqëndrimit |
Mundësim i ushqimit në shkollë dhe rritje e kohëqëndrimit |
PROGRAM I RI |
I PA PËRMBUSHUR |
Mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi të veçanta |
Mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi të veçanta |
PROGRAM I RI |
PERMBUSHUR |
Dyfishim nga 27 mijë në 54 mijë i numrit të personave të formuar në 4 vitet e ardhshme |
|
NUK U PËRFSHI NË PROGRAM |
|
|
|
Raporti arsim professional/ arsim i përgjithshëm 50 me 50.
NUK U PËRMBUSH |
|
POLITIKAT SOCIALE |
Të gjitha shërbimet publike të aksesueshme nga kategoritë e aftësisë së veçantë |
Të gjitha shërbimet publike të aksesueshme nga kategoritë e aftësisë së veçantë |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
Banesa sociale në bashkëpunim me pushtetin vendor |
Banesa sociale në bashkëpunim me pushtetin vendor |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Transformojmë Ndihmën Ekonomike në Program për Riintegrim social |
Transformojmë Ndihmën Ekonomike në Program për riintegrim social |
Përfitim nga leja e lindjes për çdo nënë, pavarësisht kontributit në sigurime.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
Ndihmë familjeve të reja për blerjen e shtëpisë së parë |
Ndihmë familjeve të reja për blerjen e shtëpisë së parë |
Strehim dhe punësim për gjithë jetimët e papunë e pastrehë.
NUK U PËRMBUSH |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
Rritje vjetore pensionesh dhe shpërblim fundviti nga 7-10 mijë lek |
Rritje vjetore pensionesh dhe shpërblim fundviti nga 7-10 mijë lek |
Ndihmë e plotë ekonomike për gratë kryefamiljare.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
Paketa e solidaritetit për pensionistët 24 miliard lekë |
Paketa e solidaritetit për pensionistët 24 miliard lekë |
Fonde buxhetore në mbështetje të pastrehëve ose kush rrezikon të humbasi shtëpinë.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
Përfitimi i lejes së lindjes për çdo nënë |
|
NUK U PËRFSHI NË PROGRAM |
|
SHËNDETËSIA |
Reagimi urgjencës 10-15 minuta në zonat urbane, 20-35 minuta në zonat rurale |
Reagimi urgjencës 10-15 minuta në zonat urbane, 20-35 minuta në zonat rurale |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Brenda 2021 shqiptarët do kenë shërbimet shëndetësore falas |
Brenda 2021 shqiptarët do kenë shërbimet shëndetësore falas |
PROGRAM I RI |
I PA PËRMBUSHUR |
Financimi publik për kujdesin shëndetësor synohet të arrijë 60-65% e shpenzimeve totale/shëndetësi |
Financimi publik për kujdesin shëndetësor synohet të arrijë 60-65% e shpenzimeve totale/shëndetësi |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
40% rritje e pagave, prioritet arsimi dhe shëndetësia |
40% rritje e pagave, prioritet arsimi dhe shëndetësia |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
Objekte të reja shendetësore me financim publik dhe Partneritet Publik-Privat |
|
NUK U PËRFSHI NË PROGRAM |
|
Kompensim materialeve mjekësore për funksionet jetësore për fëmijët dhe pensionistët |
|
NUK U PËRFSHI NË PROGRAM |
|
POLITIKA DHE ADMINISTRATIVE |
Rritje me 10% e numrit të përfituesve nga shërbimet komunitare |
Rritje me 10% e numrit të përfituesve nga shërbimet komunitare |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë |
Përfundojmë dëmshpërblimin e plotë të të përndjekurve politikë |
Përparësi kompensimit në natyrë, në raport me dhënien e kompensimit financiar.
NUK U PËRMBUSH |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Do të përfundojmë procesin e legalizimeve të ndërtimeve informale |
Do të përfundojmë procesin e legalizimeve të ndërtimeve informale |
Zbatim i një programi të veçantë për regjistrimin e Pronave në Bregdetin e Jugut.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
|
|
Legalizim brenda mandatit ndërtimeve informale mbi toka me pronarë.
NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Legalizim brenda 2 vitesh i ndërtimeve informale mbi prona vetjake dhe publike.
NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Zhdukim 3 zarfet e hallkave të korrupsionit (a) zarfin tek kthimi i pronave, (b) zarfin tek legalizimet dhe (c) zarfin tek regjistrimi i pronës.
NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Kontroll dhe ulje e informalitetit në tregun e punës.NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Regjistrim i pasurive në zonat rurale dhe zgjidhje e konflikteve për pronësinë brenda 2 viteve.
NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Përfundimi i reformës së tokës sipas ligjit 7501 brenda 2 viteve të para të qeverisjes.
NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Dëmshpërblim i trashëgimtarëve të të pushkatuarve dhe ish të burgosurve nga viti i tretë i qeverisjes.NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Dëmshpërblim brenda dy viteve në vijim i gjithë ish të burgosurve që janë në jetë
NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Dëmshpërblim në vitin e parë të qeverisjes për gjithë ish të burgosurat gra mbi 70 vjeç dhe ish të burgosurit burra mbi 75 vjeç
NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Hartim plan-veprimi për çmontimin e korrupsionit.
NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Nxitje për rihapjen e hetimeve për 21 Janarin, Gërdecin, korrupsionin Durrës-Kukës, privatimet e paligjshme, vrasjet me sfond politik, deformimin e proceseve zgjedhore.
NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Reformë kushtetuese që do ti shërbejë rivendosjes së balancave mes pushteteve.
NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Të gjitha shërbimet publike për veteranët do të jenë falas dhe do të përballohen nga shteti.
NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Zbatim real i kuotës së përfaqësimit 30% të grave dhe vajzave në institucionet e zgjedhura dhe të emëruara.
NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
Shmangie e taksës së korrupsionit dhe taksës se kohës.
NUK U PËRMBUSH |
|
Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 2” shihet se:
– Për ARSIMIN, GRUAN, RININË nga 19 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë vetëm 18 pika në programin qeverisës (sa 95% e premtimeve), ndërsa 1 premtim nuk u përfshi në programin qeverisës. Nga këto pika të përzgjedhura nuk janë përmbushur 8 pika programore (sa 44% e programit për arsimin, gruan dhe rininë). Janë përmbushur pjesërisht 5 pika programore (sa 28% e programit për arsimin, gruan dhe rininë). Janë përmbushur 5 pika programore (28% e programit). Vini re, se 8 premtime që janë bërë pjesë e programit janë pika të reja programore dhe të evidentuara nga programet në proces nga mandati i paraardhës qeverisës.
Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se 6 pikat e papërmbushura të këtij programi për Arsimin, Gruan dhe Rininë janë mbartur me formulime të modifikuara në përshtatura me kapacitetin buxhetor në 3 pika në programin e qeverisë “Rama 2”.
– Për POLITIKAT SOCIALE nga 7 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë 4 pika në programin qeverisës (sa 95% e premtimeve), ndërsa 1 premtim nuk u përfshi në programin qeverisës. Këto pika programi bazuar te premtimet e fushatës zgjedhore janë programe të reja të premtuara në vitin 2017. Nuk është përmbushur asnjë pikë programore. Ndërkohë, janë përmbushur pjesërisht 3 pika programi qeverisës (38% e programit social) dhe nuk janë përmbushur apo nuk kanë asnjë shenjë të provuar të tyre 3 pika të programit (sa 50% e programit social). Vini re, se 2 prej premtimeve, që janë bërë pjesë e programit janë pika të reja programore.
Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se 4 pikat e papërmbushura të këtij programi për Politikat Sociale nuk janë mbartur në programin e qeverisë “Rama 2”.
– Për SHËNDETËSINË nga 6 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë 6 pika në programin qeverisës (sa 57% e premtimeve), ndërsa 3 premtime nuk u përfshinë në programin qeverisës. Nga verifikimi i nivelit të përmbushjes shihet se nuk është përmbushur asnjë pikë programore. Ndërkohë, janë përmbushur pjesërisht 3 pika programi qeverisës (sa 75% e programit social) dhe nuk janë përmbushur apo nuk kanë asnjë shenjë të provuar 1 pikë e programit.
Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se nuk pati pika të papërmbushura ne programim për Shëndetësinë te qeverisë “Rama 2”, ndërkohe që pikat në progres nuk përmenden në programin e qeverisë “Rama 2”.
– Për POLITIKAT SEKTORIALE dhe ADMINISTRATIVE nga 3 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë të 3 pikat në programin qeverisës. Janë përmbushur pjesërisht 2 pika programi qeverisës (67% e programit) dhe nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë shenjë të provuar 1 pikë e programit (33% e programit).
Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se 17 pikat e papërmbushura të këtij programi për Politika Sektoriale dhe Administrative janë mbartur në programin e qeverisë “Rama 2” pikat për dëmshpërblimin e ish-të persekutuarve të regjimit komunist dhe pikat për legalizimin, por që janë përsëritje që janë mbartur dhe ende të parealizuara.
Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë.Ditën e nesërme ne do të paraqesim përmbushjen e programit qeverisës 2017 – 2021 për Infrastrukturën , Energjinë dhe Politikën e Jashtme.