POLIFAKT për vëmendjen e publikut prej:
– 27 Prill deri 30 Prill ka publikuar gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013) dhe nivelin e përmbushjes.
– 1 Maj deri 4 Maj ka publikuar gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017) dhe nivelin e përmbushjes.
– 5 maj deri 7 Maj ka publikuar gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 2” (2017 -2021) dhe nivelin e përmbushjes.
Premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme 2017 janë rritur dhe përforcuar me elementë të rinj, por ajo që ka mbetur e njëjtë është mungesa e përgjegjshmërisë financiare në formulimin dhe prezantimin e premtimeve para votuesit shqiptar. Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2017 – 2021.
Në analizën e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2017, rezulton sipas matjes së bërë se:
– Nga 5 premtime për Energjinë të PS, 2 premtim vlerësohen si të besueshme, 3 premtime konsiderohen si pak të besueshme.
– Nga 10 premtime për Infrastrukturën të PS, 5 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërkohë që 5 premtime janë pak të besueshme.
– Nuk ka premtim për Politikën e Jashtme prej PS.
– Nga 4 premtime për Energjinë të PD, 1 premtim konsiderohet si i besueshëm, 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm, ndërsa 2 premtime si pak të besueshme.
– Nga 2 premtime për Infrastrukturën të PD, 51 premtim konsiderohet si i besueshëm, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 10 premtime janë pak të besueshme.
– Nuk ka premtim për Politikën e Jashtme prej PD.
– Nga 1 premtim për Energjinë i LSI konsiderohet si i besueshëm.
– Nga 1 premtim për Infrastrukturën i LSI, konsiderohet si i besueshëm.
– Nuk ka premtim për Politikën e Jashtme prej LSI.
Më poshtë prezantohen premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2017 të partisë socialiste, si dhe përfshirjen e tyre pas fitores dhe mandatimit të qeverisë, bashkë me nivelin e përmbushjes që nga qeveria “Rama 1”, si dhe mbartjet e tyre (nëse), si dhe niveli i përmbushjes së pikave të programit të ri të mandatit të dytë qeverisës.
2017 -2021 – QEVERIA RAMA 2 (PS)
|
ENERGJIA |
PREMTIMET E PS 2017 |
PËRFSHIRJA E PREMTIMEVE
NGA QEVERIA “RAMA 2” |
PROGRAMI I PAPËRMBUSHUR I PROGRAMIT “RAMA 1” |
NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT “RAMA 2”
|
Fillimi i ndërtimit të gazsjellësit Adriatiko-Jonian (IAP) |
Fillimi i ndërtimit të gazsjellësit Adriatiko-Jonian (IAP) |
|
I PA PËRMBUSHUR |
Investime në burimet kryesore të gjenerimit, interkonjeksionit, dhe transmetimit |
Investime në burimet kryesore të gjenerimit, interkonjeksionit, dhe transmetimit |
Reformim i metodologjisë së përcaktimit të tarifave.
NUK U PËRMBUSH |
PERMBUSHUR |
Krijimi i bursës së energjisë dhe krijimin e tregut të organizuar të energjisë |
Krijimi i bursës së energjisë dhe krijimi i tregut të organizuar të energjisë |
Interkonjeksioni me Italinë përmes skemës PPP
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
Përfundim i procesit të liberalizimit të tregut të energjisë për Tensionit të Lartë dhe Tensionit të Mesëm |
Përfundim i procesit të liberalizimit të tregut të energjisë për Tensionit të Lartë dhe Tensionit të Mesëm |
Liberalizim i tregut të shpërndarjes së energjisë.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
Zvogëlimi i humbjeve në rrjet jo më shumë se 20% |
Zvogëlimi i humbjeve në rrjet jo më shumë se 20%. |
Anulim i lejeve koncesionare që janë marrë në konflikt interesi dhe tejkaluar afatet e zbatimit
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
|
|
|
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
|
Verifikim i gjitha lejeve koncesionare në fushën e energjisë.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
|
|
|
PËRMBUSHUR |
|
|
|
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
|
Realizim i ciklit të plotë të nxjerrës dhe përpunimit të naftës në vend.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR
|
|
|
|
|
|
|
I japim fund evazionit dhe kontrabandës në rrjetin e tregtimit me pakicë.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR
|
|
|
|
|
|
|
|
I PA PËRMBUSHUR |
|
|
40.000 të punësuar përmes investimeve dhe partneritetit publik-privat.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
|
|
|
|
|
|
|
|
INFRASTRUKTURA |
Ndërtimi infrastrukturor aeroportual në jug të vendit |
Ndërtimi infrastrukturor aeroportual në jug të vendit |
Përfundim i gjitha akseve rrugore të lëna pas dore brenda 2014.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
By-pass -et Tepelenë, Lezhë dhe Tiranë |
Ndërtimi i by-pass -et Tepelenë, Lezhë dhe Tiranë |
Ndërtim i Portit të ri të Shëngjinit.
NUK U PËRMBUSH |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
|
|
|
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Projekt mbi lidhjen e linjës mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, duke e futur rrjetin hekurudhor në kontekstin e një rrjeti rajonal të transportit hekurudhor |
Projekt mbi lidhjen e linjës mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, duke e futur rrjetin hekurudhor në kontekstin e një rrjeti rajonal të transportit hekurudhor |
PROGRAM I RI |
I PA PËRMBUSHUR |
|
|
|
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
|
50 mijë vende të reja pune në infrastrukturë.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
Përfundimi i by-pass-it të Fierit dhe atij të Vlorës |
Përfundimi i by-pass-it të Fierit dhe atij të Vlorës |
Përfundim i Bypass dhe Unazës së Madhe të Tiranës, Unaza e Elbasanit, Bypass Rrogozhinë, Bypass Vlorë, Unaza e Durrësit, Unaza e Bypass Pogradec.
NUK U PËRMBUSH |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
Ndërtimi i Rrugës së Arbërit |
Ndërtimi i Rrugës së Arbërit |
Ndërtimi i rrugës së Arbrit, Elbasan-Kuçovë-Berat-Tepelenë, si dhe Rruga e Labërisë.
NUK U PËRMBUSH |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Korridori Adriatiko – Jonian |
Korridori Adriatiko – Jonian |
Ndërtim i Korridorit të Kaltër Veri-Jug që lidh zonat turistike nga Velipoja në Butrint.
NUK U PËRMBUSH |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
Akset Fushë-Krujë – Shkodër (zgjerim) |
Akset Fushë-Krujë – Shkodër (zgjerim) |
Ndërtim i Korridorit të Gjelbër, autostradat Veri-Jug që lidh bashkë 22 copëzat e rrugëve Hani i Hotit-Kakavijë.
NUK U PËRMBUSH |
I PA PËRMBUSHUR |
Ndërtimi dhe zgjerimi i Thumanë-Kashar/Vorë |
Ndërtimi Thumanë-Kashar/Vorë |
PROGRAM I RI |
I PA PËRMBUSHUR |
|
Rrjeti qendror TEN-T Core; |
PROGRAM I RI |
I PA PËRMBUSHUR |
|
Ndërtimi dhe dublimi i aksit Milot – Rrëshen |
PROGRAM I RI |
PËRMBUSHUR
PJESERISHT |
Shtrirjes së rrjeteve të kanalizimeve për largimin e ujërave të ndotur urbanë, që do të arrijë në nivel kombëtar në masën 48 % |
Shtrirja e rrjeteve të kanalizimeve për largimin e ujërave të ndotur urbanë, që do të arrijë në nivel kombëtar në masën 48 % |
PROGRAM I RI |
I PA PËRMBUSHUR |
Shtrirje të shërbimit të furnizimit me ujë, që do të arrijë në nivel kombëtar në masën 75 % |
Shtrirja e shërbimit të furnizimit me ujë, që do të arrijë në nivel kombëtar në masën 75 % |
PROGRAM I RI |
I PA PËRMBUSHUR |
|
|
|
|
POLITIKA E JASHTME |
NUK KA PREMTIME TE REJA |
|
Krijim i një tregu të përbashkët bujqësor me Kosovën.
NUK U PËRMBUSH |
|
|
|
|
|
|
Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 2” shihet se:
– Për ENERGJINË nga 5 premtime në fushatën zgjedhore 2017 janë përfshirë të 5 si pika në programin qeverisës. Nga këto pika të përzgjedhura është përmbushur 1 pikë programore (20% e programit për energjinë). Ndërkohë, nuk janë përmbushur 4 pika programore (80% e programit për energjinë).
Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se 8 pikat e papërmbushura të këtij programi për Energjinë nuk janë mbartur në programin e qeverisë “Rama 2”.
– Për INFRASTRUKTURËN nga 10 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshirë 12 pika në programin qeverisës (janë shtuar 2 pika programi më shumë se në fushatë). Nuk është përmbushur asnjë pikë programore. Janë përmbushur pjesërisht 5 pika programi qeverisës (42% e programit) dhe nuk janë përmbushur apo nuk kanë asnjë shenjë të provuar të tyre 7 pika të programit (58% e programit).
Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se 7 pikat e papërmbushura të këtij programi për Infrastrukturën janë mbartur me formulime të modifikuara në përshtatura me kapacitetin buxhetor 3 pika në programin e qeverisë “Rama 2”.
– Për POLITIKËN E JASHTME nuk ka premtime të reja. Ndërkohë, nuk duket se është mbartur edhe një pikë e papërmbushur nga programi i qeverisë “Rama 1”.
Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë.
Ditën e nesërme ne do të paraqesim përmbushjen e 600 ditëve të programit qeverisës 2021 – 2025 (Qeveria Rama 3) për:
– Ekonominë dhe Politikën Fiskale e Buxhetore
– Bujqësinë, Mjedisin dhe Turizmin.