Nga data 27 Prill deri 30 Prill gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë Berisha 2 (2009 -2013) stafi i POLIFAKT i ka publikuar për vëmendjen e publikut
Tashmë 10 vite më vonë, premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme janë rritur dhe përforcuar me elementë të rinj, por ajo që ka mbetur e njëjtë është mungesa e përgjegjshmërisë financiare në formulimin dhe prezantimin e premtimeve para votuesit shqiptar.
Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë Rama 1 (koalicioni mes PS dhe LSI) dhe miratimit të Programit qeverisës 2013 -2017.
Nëse shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2013, rezulton sipas matjes së bërë se:
- Nga 3 premtime ekonomike të PS 0 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 2 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 1 premtim është pak i besueshëm.
- Nga 20 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore të PS vetëm 5 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 5 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 10 premtime janë pak të besueshme.
- Nga 23 premtime ekonomike të LSI vetëm 3 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 10 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 10 premtime janë pak të besueshme
- Nga 9 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore të LSI vetëm 2 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 2 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 5 premtime janë pak të besueshme
Nëse shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2013 për PD, parti e cila ishte parti qeverisëse në këto zgjedhje, sipas matjes së bërë se:
- Nga 8 premtime ekonomike të PD, 0 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 7 premtime vlerësohen si pak të besueshme.
- Nga 20 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore të PD vetëm 2 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 8 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 10 premtime janë vlerësuar si pak të besueshme.
Në vijim ne do t’ju paraqesim më poshtë premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2013 të partive të koalicionit qeverisës, pas fitores dhe mandatimit të qeverisë, bashkë me nivelin e përfshirjes edhe përmbushjen e tyre.
2013 -2017 – QEVERIA RAMA 1 (PS – LSI)
|
EKONOMIA
|
PREMTIMET E PS |
PREMTIMET E LSI |
PËRFSHIRJA E PREMTIMEVE
NGA QEVERIA “RAMA 1” |
NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT 2013 – 2017
|
Krijim i një tregu të përbashkët bujqësor me Kosovën |
|
|
|
Paga minimale do të garantohet mbi minimumin jetik të indeksuar me shtrenjtimin e shportës së ushqimeve |
|
|
|
Krijim i 300 mijë vendeve të reja të punës. |
15.000 vende pune në turizmin natyror. |
15.000 vende pune në turizmin natyror. |
I PA PËRMBUSHUR[1] |
|
40 mijë të punësuar përmes investimeve dhe parneritetit publik-privat.
|
20.000 vende pune në sektorin e shërbimeve financiare.
|
I PA PËRMBUSHUR[2] |
|
50 mijë vende pune në bujqësi dhe në agro-përpunim. |
50.000 vende pune në bujqësi dhe në agro-përpunim |
I PA PËRMBUSHUR [3] |
|
50 mijë vende të reja pune në infrastrukturë.
|
50 mijë vende të reja pune në infrastrukturë
|
PËRMBUSHUR PJESËRISHT [4] |
|
|
40.000 të punësuar përmes investimeve dhe parneritetit publik-privat |
I PA PËRMBUSHUR [5] |
|
Qira-afatgjata me çmim simbolik për investitorët Call Center që punesojnë qindra persona |
|
|
|
Fuqizim i biznesit të vogël dhe të mesëm (SME) |
|
|
|
Çdo biznesi SME do ti njihet tatim i zbritshëm 12.000-100.000 lekë të reja për çdo vend pune që hap |
|
|
|
Stimulim fiskal për ndërtimin e fabrikave të pasurimit dhe përpunimit të mineraleve |
Stimuj fiskalë për biznesin dhe skema Partneriteti Publik-Privat |
PËRMBUSHUR PJESËRISHT [6] |
|
Zona të lira ekonomike ku bizneset përjashtohen për 5 vite nga tatim taksat |
Zona të lira ekonomike ku bizneset përjashtohen per 5 vite nga tatim taksat |
I PA PËRMBUSHUR [7] |
|
Taksa dhe tatime ZERO për gjithë bizneset e reja të huaja jo-koncesionare që investojnë mbi 30 mln. Euro/vit për një periudhë 5 vjeçare |
|
|
|
Tatim fitim zero për 3 vitet e para për bizneset prodhuese që punojnë mbi 30 punëtorë |
|
|
|
Grante dhe kredi të buta me interes 3% për investimet në makineri dhe linja prodhimi |
|
|
|
Investime në manifakturë, industri tekstile, materiale ndërtimi |
|
I PA PËRMBUSHUR[7] |
|
Familja në nevojë paguan në “cash” ndërtuesit 20% të vlerës së apartamentit, pjesën e mbetur me këste 20 vjet me interes 3-4% |
|
I PA PËRMBUSHUR[8] |
|
Kredi të buta për gratë sipërmarrëse me interes 3% |
|
|
|
Dyfishim i numrit të bizneseve të inicuara nga gratë dhe vajzat |
|
|
|
3-6 muajt e parë punëdhënësi subvencionohet me një pjesë të pagës kur punëson të rinj |
|
|
|
20% e faturës së konsumit ushqimor bazë do jepet si pagesa të drejtpërdrejta për familjet në nevojë |
|
|
|
Krijojmë Fondin e Granteve për blerjen e makinerive prodhuese për bizneset e reja |
|
|
|
Për çdo të punësuar shtesë qeveria subvencionon fasonët në masën 10% të pagës së punëtorit |
|
|
|
Kredi me interes të butë 3% për bizneset e reja që përpunimit ushqimor që punojnë mbi 20 punëtore dhe eksportojnë të paktën 50% të prodhimit |
|
|
|
Brenda vitit 2017 rrisim eksportet shqiptare deri në 40% të GDP |
|
|
POLITIKAT FISKALE |
Ulje e TVSH-së së energjisë elektrike në nivelin 6% për familjarët |
|
|
|
Pesëfishim i financimit publik për mbështetjen e bujqësisë |
|
|
|
Zëra progresivë në buxhet për investime në infrastrukturën turistike |
|
Zëra progresivë në buxhet për investime në infrastrukturën turistike |
PËRMBUSHUR PJESËRISHT [8] |
Rishikim i barrës fiskale mbi njësitë akomoduese |
|
Rishikim i barrës fiskale mbi njësitë akomoduese
|
PËRMBUSHUR PJESËRISHT [9] |
|
|
Shkallëzim të TVSH për shërbimet turistike në 10% |
PËRMBUSHUR[10] |
Heqje e tatim-fitimit, në katër vitet e para për industritë e reja agro-përpunuese |
|
Heqje e tatim-fitimit, në katër vitet e para për industritë e reja agro-përpunuese |
I PA PËRMBUSHUR [11] |
Heqje e akcizës dhe e taksës së qarkullimit të naftës për peshkimin |
Heqje e akcizës dhe taksave doganore për të gjitha lëndët e para, lëndët ndihmëse e ambalazhet që eksportohen |
Heqja e akcizës dhe taksës së qarkullimit të naftës për peshkimin |
PËRMBUSHUR [12] |
160 milion US.D për të rimëkëmbur sistemin e ujitjes dhe kullimit brenda 4 viteve |
|
160 milion USD për të rimëkëmbur sistemin e ujitjes dhe kullimit brenda 4 viteve |
PËRMBUSHUR PJESËRISHT [13] |
Heqje e TVSH për vaksinat dhe ilaçet që përdoren për bujqësinë |
TVSH e shkallëzuar edhe për gjithë bazën furnizuese ushqimore në zonat rurale |
Heqje e TVSH për vaksinat dhe ilaçet që përdoren për bujqësinë |
I PA PËRMBUSHUR [14] |
Heqje e TVSH për plehrat kimike, farat e fidanet |
|
Heqja e TVSH për plehrat kimike, farat e fidanet |
I PA PËRMBUSHUR [15] |
Ulje rreth 35% e çmimit të naftës 50-55 lekë bazuar në çmimin aktual, me heqjen e akcizës, taksës së qarkullimit bashkë me TVSH që zbatohet mbi këto dy taksa |
|
Ulje rreth 35% e çmimit të naftës me heqjen e akcizës, taksës së qarkullimit bashkë me TVSH që zbatohet mbi këto dy taksa |
I PA PËRMBUSHUR [16] |
Deri në 10% e të ardhurave nga portet që shkojnë në favor të buxheteve vendore (Durrës, Vlorës, Sarandë dhe Shëngjin) |
|
|
|
Nxitje sistemit të kredive dhe mikrokredive si dhe lehtësi fiskale për sipërmarrjet e të rinjve |
|
|
|
Burim financiar jo më pak se 5% e PBB për arsimin |
|
|
|
Dëmshpërblim i trashëgimtarëve të të pushkatuarve dhe ish të burgosurve nga viti i tretë i qeverisjes |
|
Dëmshpërblim i trashëgimtarëve të të pushkatuarve dhe ish të burgosurve nga viti i tretë i qeverisjes |
I PA PËRMBUSHUR [17] |
Dëmshpërblim brenda dy viteve në vijim i gjithë ish të burgosurve që janë në jetë |
|
Dëmshpërblim brenda dy viteve në vijim i gjithë ish të burgosurve që janë në jetë |
I PA PËRMBUSHUR [18] |
Dëmshpërblim në vitin e parë të qeverisjes për gjithë ish të burgosurat gra mbi 70 vjeç dhe ish të burgosurit burra mbi 75 vjeç |
|
Dëmshpërblim në vitin e parë të qeverisjes për gjithë ish të burgosurat gra mbi 70 vjeç dhe ish të burgosurit burra mbi 75 vjeç |
I PA PËRMBUSHUR [19] |
Të gjitha shërbimet publike për veteranët do të jenë falas dhe do të përballohen nga shteti |
|
Të gjitha shërbimet publike për veteranët do të jenë falas dhe do të përballohen nga shteti |
I PA PËRMBUSHUR [20] |
Mbështetje me pagesa në nivelin e pagës minimale për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar |
|
|
|
Shërbime falas në shtëpi për të moshuarit mbi 75 vjeç |
|
|
|
Lehtësim i barrës fiskale me reduktim të pjesshëm të taksave për familjet me shumë fëmijë |
|
|
|
Rritja e pagave në polici. Inspektori do paguhet 570 mijë lekë; kryeinspektori 632 mijë lekë; nënkomisari 727 mijë lekë; komisari 800 mijë lekë; kryekomisari 880 mijë lekë; drejtuesi 1.12 milion lekë; drejtuesi parë 1.113.000 lekë; zëvendësdrejtori 1.280.000 lekë; drejtori 1.470.000 lekë |
|
|
|
Hapa seriozë për shlyerjen e pjesës më të shtrenjtë të borxhit ekzistues |
|
Hapa seriozë për shlyerjen e pjesës më të shtrenjtë të borxhit ekzistues |
PËRMBUSHUR PJESËRISHT [21] |
Defiçit dhe borxh publik nën kontroll përmes politikave të përgjegjshme fiskale |
|
Defiçit dhe borxh publik nën kontroll përmes politikave të përgjegjshme fiskale |
PËRMBUSHUR [22] |
Thjeshtim i procedurave tatimore, fuqizim i shërbimit të asistencës ndaj tatimpaguesve |
|
Thjeshtim i procedurave tatimore, fuqizim i shërbimit të asistencës ndaj tatimpaguesve |
I PA PËRMBUSHUR [23] |
Rimbursim korrekt i TVSH-së duke rimodeluar hallkat administrative |
Rimbursim automatik i TVSH në të gjitha llojet e detyrimeve që ka biznesi dhe eksportuesit |
Rimbursim korrekt i TVSH-së duke rimodeluar hallkat administrative |
I PA PËRMBUSHUR [24] |
Heqje e referencave aktuale në dogana e tatime |
Transaksionet tatimore dhe doganore në “one-stop-shop” |
Heqje e referencave aktuale në dogana e tatime |
I PA PËRMBUSHUR [25] |
Tatim fitimi për biznesin e madh do ketë vetëm një nivel |
|
Tatim fitimi për biznesin e madh do ketë vetëm një nivel |
PËRMBUSHUR [26] |
Heqja e taksës së biznesit të vogël |
Heqja e taksës së biznesit të vogël |
Heqja e taksës së biznesit të vogël |
PËRMBUSHUR PJESËRISHT [27] |
Tatim mbi fitimin me dy nivele: një nivel për biznesin e madh dhe tjetri më ulët se ekzistuesi për biznesin e vogël |
Korrektim social të taksës së sheshtë dhe barrës fiskale |
Tatim mbi fitimin me dy nivele: një nivel për biznesin e madh dhe tjetri më ulët se ekzistuesi për biznesin e vogël |
PËRMBUSHUR [28] |
Taksë progresive për të ardhurat personale |
Pagat mbi 50.000 lekë aplikohet 10% mbi gjithë pagesën |
Taksë progresive për të ardhurat personale |
PËRMBUSHUR PJESËRISH [29] |
|
|
Korrektim social të taksës së sheshtë dhe barrës fiskale |
PËRMBUSHUR [30] |
|
Pagat deri 35.000 lekë/muaj, zero tatim mbi të ardhurat |
|
|
Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 1” vërehet se:
- Për ekonominë nga 26 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë vetëm 8 pika në programin qeverisës (sa 31% e premtimeve të dy partive të koalicionit qeverisës). Nga këto pika të përzgjedhura janë përmbushur pjesërisht 2 pika programore (25% e programit) dhe nuk janë përmbushur 6 pika programore (75% e programit)
- Për Politikat Fiskale nga 29 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë 23 pika në programin qeverisës (sa 79% e premtimeve të dy partive të koalicionit qeverisës). Janë përmbushur vetëm 6 pika programore (20% e programit). Ndërkohë, janë përmbushur pjesërisht 7 pika programi qeverisës (30% e programit) dhe nuk janë përmbushur apo nuk kanë asnjë shenjë të provuar të tyre 10 pika të programit (50% e programit).
Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për programin për Ekonominë në 2013 -2017.
Në ditët në vijim ne do të paraqesim përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2009 – 2017 si dhe koston buxhetore të premtimeve për:
- Bujqësinë, Mjedisin dhe Turizmin
- Arsimin, Politikat sociale, Shëndetësinë dhe politikat administrative
- Infrastrukturën dhe Energjinë, si dhe premtimet politike për shumë aspekte
[1] https://polifakt.al/meter/punesime-ne-turizmin-natyror/
[2] https://polifakt.al/meter/punesime-te-reja-ne-sherbimet-financiare-2/
[3] https://polifakt.al/meter/rritje-punesimesh-ne-bujqesi-2/
[4] https://polifakt.al/meter/rritje-punesimi-ne-infrastrukture/
[5]https://polifakt.al/meter/rritje-punesimit-nga-ppp-ne-energjetike/
[6] https://polifakt.al/meter/stimuj-fiskale-ne-skema-ppp/
[7] https://polifakt.al/meter/heqja-taksave-ne-zonat-e-lira-2/
[8] https://polifakt.al/meter/investime-ne-infrastrukturen-turistike/
[9] https://polifakt.al/meter/rishikim-i-barres-fiskale-per-hotelet/
[10] https://polifakt.al/meter/ulje-tvsh-se-per-sherbimet-turistike-2/
[11] https://polifakt.al/meter/heqje-e-tatim-fitimit-per-industrite-e-reja-agro-perpunuese/
[12] https://polifakt.al/meter/heqja-e-akcizes-dhe-takses-se-qarkullimit-te-naftes-per-peshkimin/
[13] https://polifakt.al/meter/rimekembja-e-sistemit-te-ujitjes-dhe-kullimit/
[14] https://polifakt.al/meter/heqje-e-tvsh-per-vaksinat-dhe-ilacet-e-bujqesise/
[15] https://polifakt.al/meter/heqja-e-tvsh-per-plehrat-kimike-farat-e-fidanet/
[16] https://polifakt.al/meter/ulje-rreth-35-e-cmimit-te-naftes/
[17] https://polifakt.al/meter/demshperblim-i-trashegimtareve-te-te-pushkatuarve/
[18] https://polifakt.al/meter/demshperblim-i-gjithe-ish-te-burgosurve-qe-jane-ne-jete/
[19] https://polifakt.al/meter/demshperblim-per-ish-te-burgosurit-gra-dhe-burra/
[20] https://polifakt.al/meter/sherbimet-publike-per-veteranet-do-te-jene-falas/
[21] https://polifakt.al/meter/shlyerja-e-pjeses-me-te-shtrenjte-te-borxhit/
[22] https://polifakt.al/meter/deficit-dhe-borxh-publik-nen-kontroll/
[23] https://polifakt.al/meter/thjeshtim-i-procedurave-tatimore/
[24] https://polifakt.al/meter/rimbursim-korrekt-i-tvsh-se/
[25] https://polifakt.al/meter/heqje-e-referencave-ne-dogana-e-tatime/
[26] https://polifakt.al/meter/tatim-fitimi-per-biznesin-e-madh-me-nje-nivel/
[27] https://polifakt.al/meter/heqja-e-takses-se-biznesit-te-vogel/
[28] https://polifakt.al/meter/tatim-mbi-fitimin-me-dy-nivele/
[29] https://polifakt.al/meter/takse-progresive-per-te-ardhurat-personale/
[30] https://polifakt.al/meter/korrektimi-i-takses-se-sheshte-2/