Prezantimi i analizës së përmbushjes së programit për Infrastrukturën, Energjinë dhe Politikën e Jashtme të qeverisë “Rama 2”
POLIFAKT për vëmendjen e publikut prej:
– 27 Prill deri 30 Prill ka publikuar gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013) dhe nivelin e përmbushjes.
– 1 Maj deri 4 Maj ka publikuar gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017) dhe nivelin e përmbushjes.
– 5 maj deri 7 Maj ka publikuar gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 2” (2017 -2021) dhe nivelin e përmbushjes.
Premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme 2017 janë rritur dhe përforcuar me elementë të rinj, por ajo që ka mbetur e njëjtë është mungesa e përgjegjshmërisë financiare në formulimin dhe prezantimin e premtimeve para votuesit shqiptar. Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2017 – 2021.
Në analizën e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2017, rezulton sipas matjes së bërë se:
– Nga 5 premtime për Energjinë të PS, 2 premtim vlerësohen si të besueshme, 3 premtime konsiderohen si pak të besueshme.
– Nga 10 premtime për Infrastrukturën të PS, 5 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërkohë që 5 premtime janë pak të besueshme.
– Nuk ka premtim për Politikën e Jashtme prej PS.
– Nga 4 premtime për Energjinë të PD, 1 premtim konsiderohet si i besueshëm, 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm, ndërsa 2 premtime si pak të besueshme.
– Nga 2 premtime për Infrastrukturën të PD, 51 premtim konsiderohet si i besueshëm, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 10 premtime janë pak të besueshme.
– Nuk ka premtim për Politikën e Jashtme prej PD.
– Nga 1 premtim për Energjinë i LSI konsiderohet si i besueshëm.
– Nga 1 premtim për Infrastrukturën i LSI, konsiderohet si i besueshëm.
– Nuk ka premtim për Politikën e Jashtme prej LSI.
Më poshtë prezantohen premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2017 të partisë socialiste, si dhe përfshirjen e tyre pas fitores dhe mandatimit të qeverisë, bashkë me nivelin e përmbushjes që nga qeveria “Rama 1”, si dhe mbartjet e tyre (nëse), si dhe niveli i përmbushjes së pikave të programit të ri të mandatit të dytë qeverisës.
Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 2” shihet se:
– Për ENERGJINË nga 5 premtime në fushatën zgjedhore 2017 janë përfshirë të 5 si pika në programin qeverisës. Nga këto pika të përzgjedhura është përmbushur 1 pikë programore (20% e programit për energjinë). Ndërkohë, nuk janë përmbushur 4 pika programore (80% e programit për energjinë).
Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se 8 pikat e papërmbushura të këtij programi për Energjinë nuk janë mbartur në programin e qeverisë “Rama 2”.
– Për INFRASTRUKTURËN nga 10 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshirë 12 pika në programin qeverisës (janë shtuar 2 pika programi më shumë se në fushatë). Nuk është përmbushur asnjë pikë programore. Janë përmbushur pjesërisht 5 pika programi qeverisës (42% e programit) dhe nuk janë përmbushur apo nuk kanë asnjë shenjë të provuar të tyre 7 pika të programit (58% e programit).
Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se 7 pikat e papërmbushura të këtij programi për Infrastrukturën janë mbartur me formulime të modifikuara në përshtatura me kapacitetin buxhetor 3 pika në programin e qeverisë “Rama 2”.
– Për POLITIKËN E JASHTME nuk ka premtime të reja. Ndërkohë, nuk duket se është mbartur edhe një pikë e papërmbushur nga programi i qeverisë “Rama 1”.
Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë.
Ditën e nesërme ne do të paraqesim përmbushjen e 600 ditëve të programit qeverisës 2021 – 2025 (Qeveria Rama 3) për:
– Ekonominë dhe Politikën Fiskale e Buxhetore
– Bujqësinë, Mjedisin dhe Turizmin.