https://polifakt.al/wp-content/uploads/2023/05/Rama-3.jpg

PARTIA SOCIALISTETË FUNDITNiveli i përmbushjes së programit ekonomik dhe fiskal të qeverisë “Rama 3” në 600 ditë

8 Maj, 20230

Nisur nga momenti kur duhen pak ditë dhe Qeveria “Rama 3” mbyll një tjetër fazë të qeverisjes, POLIFAKT në këto dy javët e fundit për të krijuar një historik të zotimeve dhe përmbushjeve të liderëve të partive kryesore ka publikuar premtimet e tyre të zgjedhjeve qendrore të vitit 2009, të vitit 2013, të vitit 2017. Ndërkohë, pasi u analizua niveli i besueshmërisë së premtimeve të këtyre zgjedhjeve, angazhimi vijoi në studimin e përfshirjes së tyre në programet e tre qeverive të fundit (Berisha 2, Rama 1, Rama 2). Pas kësaj u krahasuan programet me veprimet e qeverisjes nëpërmjet fakteve ligjore, mediatike dhe financiare.
Nisur nga gjithë baza e të dhënave për premtimet analitike, kostot e tyre, programet qeverisëse dhe analiza e përmbushjeve të tyre, ju mund të lexoni online te POLIFAKT të gjitha këto.

Ndërkohë, ju mund të lexoni te posti “Të fundit” edhe publikimet që kemi bërë:
–  Nga data 27 Prill deri 30 Prill për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013).–  Nga data 1 Maj deri 4 Maj për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017)
–  Nga data 5 maj deri 7 Maj për gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 2” (2017 -2021) dhe nivelin e përmbushjes.
Tashmë nga data 8 Maj deri në 10 Maj ne do t’ju prezantojmë, premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme 2021, si dhe nivelin e përmbushjes së premtimeve të përfshira në programin e qeverisë “Rama 3”.
Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2021 -2025. 

Në studimin e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2021,  sipas matjes së bërë nga POLIFAKT rezulton se:
– Nga 12 premtime ekonomike të PS, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 6 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 4 premtime janë ta pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.
– Nga 10 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore të PS, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 6 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më pak.

– Nga 13 premtime ekonomike prej PD, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 7 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 10 premtime më shumë.
– Nga 16 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore prej PD, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 5 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 10 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.

– Nga 13 premtime ekonomike të LSI, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, 4 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë, 7 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.
– Nga 13 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore të LSI,  1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 7 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë, 5 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se janë në të njëjtat numra.

Më poshtë janë paraqitur premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2021 të partisë socialiste (kolona e parë). Kolona e dytë janë pikat e programit, që vijnë nga përfshirja e premtimeve sipas kolonës së parë. Në kolonën e tretë prezantohen pikat e programit të papërmbushura nga qeveria “Rama 2” për ti krahasuar me pikat e reja të programit të ri qeverisës, si dhe për të analizuar nëse ka vijueshmëri, meqenëse kanë rezultuar të pakryera gjatë mandatit 2017-2021. Në kolonën e katërt janë paraqitur nivelet e realizimit të pikave të programit aktual qeverisës deri në fund të 600 ditëve të para të qeverisë.

2021 -2025 – QEVERIA RAMA 3 (PS)
EKONOMIA
PREMTIMET E PS 2021 PËRFSHIRJA E PREMTIMEVE
NGA QEVERIA “RAMA 3”
 
NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT “RAMA 2” NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT “RAMA 3”
Rrisim të ardhurat e disponueshme me 20% deri në fund të mandatit PIKË E RE I PA PËRMBUSHUR
Rritja e pagës minimale vit pas viti deri në 40 mijë lekë në fund të mandatit NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM PËRMBUSHUR
Kalimi i gjithë sistemit të manifakturës, që njihet si fason, në një nivel tjetër, duke synuar prodhimtarinë me cikël të mbyllur “Made in Albania” Mbështesim sipërmarrjen në sektorët më produktivë të ekonomisë, për ringritjen edhe më të fortë të tyre pas pandemisë 220 mijë vende të reja pune.NUK U PËRMBUSH PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Do të kemi një metropol Tiranë – Durrës NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM Norma e papunësisë do të ulet nën nivelin dyshifror (8.2%)NUK U PËRMBUSH
Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në këtë dekadë në turizëm, në agroturizëm dhe në eksporte bujqësore NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM Dyfishim i investimeve të huaja direkte me 2 miliard EuroNUK U PËRMBUSH
Biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave janë dy prioritetet e para të qeverisë së ardhshme NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM
Krijohet një fond kreditimi prej 10 milionë Euro për manifakturën Krijohet një fond kreditimi prej 10 milionë Euro për manifakturën (start-up) PËRMBUSHUR
Nxitje transformimin e proceseve të prodhimit duke mbështetur blerjen e makinerive të industrisë 4.0 nëpërmjet rritjes së indeksit të amortizimit nga 20% deri në 40% Nxitje transformimin e proceseve të prodhimit duke mbështetur blerjen e makinerive të industrisë 4.0 nëpërmjet rritjes së indeksit të amortizimit nga 20% deri në 40% PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Lehtësim i procedurave të rekrutimit me 3 muaj integrim të rimbursuar për çdo punësim të ri NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM
Ngritje e fashës me disa shkallë më shumë, duke e çuar tatimin 23% mbi pagën 250 mijë lekë/muaj Ngritje e fashës me disa shkallë më shumë, duke e çuar tatimin 23% mbi pagën 250 mijë lekë/muaj I PA PËRMBUSHUR
Nga 1 janari i vitit 2022 do të hiqet taksa mbi pagën aktuale deri në 40 mijë lekë NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM
Paga mesatare bruto në rang vendi do të shkojë në 85 mijë lekë bruto Paga mesatare bruto në rang vendi do të shkojë në 85 mijë lekë bruto PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Rritja ekonomike do të jetë mesatarisht 4.5 % në vit dhe do të mbështesë një rritje edhe më të madhe të pagave në nivel vendi Ekonomia do të rritet deri në 5.5 përqindNUK U PËRMBUSH PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Park industrial në Lezhë pranë zonës aeroportit të Gjadrit NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM
POLITIKAT FISKALE
Pagesa e taksave do të jetë digjitale NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM
Do të vazhdojnë të përmirësohen e të shtohen marrëdhëniet me shtetin dhe lehtësirat që biznesi i madh përfituar NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM
Biznesi i vogël nuk do ketë më inspektor te dera, nuk do ketë më kontrolle fare sepse gjithçka do jetë dixhitale Biznesi i vogël nuk do ketë më inspektor te dera, nuk do ketë më kontrolle fare sepse gjithçka do jetë dixhitale PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Biznesi i vogël do t’i ketë taksat dhe TVSH-në zero deri në vitin 2029 PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Prej 1 janari 2023, rimbursimi i TVSH-së do të jetë automatik Prej 1 janari 2023, rimbursimi i TVSH-së do të jetë automatik I PA PËRMBUSHUR
Do të hiqet taksa mbi pagën aktuale deri në 40 mijë lekë PËRMBUSHUR
Do të rriten me 30% pagat e administratës Do të rriten me 30% pagat e administratës publike Fondi i pagave në sektorin publik rritet me 68 miliard lekëNUK U PËRMBUSH PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Pagën për mjekët dhe infermierët do ta rrisim 40% përsëri NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM PËRMBUSHUR
PJESERISHT
  
Lehtësim barrës tatimore dhe kompanitë do të kenë më shumë likuiditet NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM Lehtësim i barrës fiskale në 18% për të ardhurat nga pagat e lartaNUK U PËRMBUSH
Reforma e fiskalizimit mbyllet brenda mandatit të tretë, me përfundimin e ngritjes së sistemit online ku do të kryhen të gjitha transaksionet  dhe shërbimet. NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM Defiçit buxhetor nën nivelin prej 2 përqindNUK U PËRMBUSH
Politika e bonusit të pensioneve të fundvitit do të kthehet në një politike permanente të rritjes së pensioneve, përtej indeksimit Ulim borxhin publik nën 60 përqind të PBB-sëNUK U PËRMBUSH PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Paketa e inovacionit dhe IT. Kostot do të rimbursohen 50% direkt dhe 50% si dyfish i tatimit të zbritshëm Norma maksimale e tatimit mbi te ardhurat personale do të zbresë nga 23% që është sot në 18%NUK U PËRMBUSH PËRMBUSHUR
PJESERISHT

Në analizën paraprake të përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 3” dhe krahasuar me studimin pas afër dy vite qeverisje, ekspertët e POLIFAKT vërejnë se:

Për Ekonominë nga 12 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 7 pika në programin qeverisës ( ku një pikë e re në program është shtuar). Nga këto pika të përzgjedhura është përmbushur 1 pikë programore (14% e programit ekonomik). Janë përmbushur pjesërisht duke qenë drejt progresit të përmbushjes 4 pika të programit (57% e programit ekonomik). Ndërkohë nuk janë përmbushur 2 pika programore (29% e programit ekonomik). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se 4 pikat e papërmbushura të këtij programi ekonomik është mbartur vetëm një pikë dhe 3 pikat e tjera nuk janë mbartur në programin e qeverisë “Rama 3”.
 Për Politikat Fiskale nga 10 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 7 pika në programin qeverisës. Është përmbushur 1 pikë programore (14% e programit fiskal). Janë përmbushur pjesërisht 5 pika programi qeverisës (71% e programit fiskal). Nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë shenjë të provuar realizimi 1 pikë e programit (15% e programit fiskal). Nëse shikojmë mbartjen e programit fiskal të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 5 pikat e pa përmbushura të këtij programi fiskal nuk është mbartur në programin e qeverisë “Rama 3” asnjë pikë.
Po të klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për Programin Qeverisës në 2021 -2025.
Në publikimin vijues ne do të paraqesim nivelin mbi përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2021 – 2023  për:
– Bujqësinë, Mjedisin dhe Turizmin
– Arsimin, Politikat Sociale, Shëndetësinë dhe Politikat e përgjithshme
– Infrastrukturën dhe Energjinë, si dhe Premtimet politike për shumë aspekte

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar *