Nga data 27 Prill deri 30 Prill stafi i POLIFAKT ka publikuar për vëmendjen e publikut gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë Berisha 2 (2009 -2013) duke matur edhe përmbushjen e programit sipas sektorëve.
Ndërkohë, nga data 1 Maj kemi nisur me publikimin e premtimeve zgjedhore 2013 të dy partive të koalicionit, si dhe pikat e Programit qeverisës 2013 -2017, sipas sektorëve dhe fushave të mbulimit të Qeverisë Rama 1.
Në analizën e lidhur me besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2013, na rezulton sipas matjes së bërë se:
- Nga 10 premtime për Arsimin, Gruan e Rininë të PS, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 6 premtime janë pak të besueshme.
- Nga 6 premtime për Politikat Sociale të PS, 0 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 4 premtime janë pak të besueshme.
- Nga 6 premtime për Shëndetësinë të PS, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 1 premtim vlerësohet si pak i besueshëm.
- Nga 25 premtime për Politika sektoriale dhe Administrative të PS, 7 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 6 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 12 premtime janë pak të besueshme.
- Nga 8 premtime për Arsimin, Gruan e Rininë të LSI, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa po 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 6 premtime janë pak të besueshme.
- Nga 7 premtime për Politikat Sociale të LSI, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 4 premtime konsiderohen si të pamatshme, Ndërkohë që 2 premtime janë pak të besueshme.
- Nga 8 premtime për Shëndetësinë të LSI, 4 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 1 premtim vlerësohet si pak i besueshëm.
- Nga 7 premtime për Politika sektoriale dhe Administrative të LSI, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 6 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që nuk ka premtime pak të besueshme.
Por, për një krahasueshmëri më poshtë po vendosim të përmbledhur edhe besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2013 për PD, parti e cila ishte parti qeverisëse në këto zgjedhje, sipas matjes së bërë se:
Në vijim ne do t’ju paraqesim më poshtë premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2013 të partive të koalicionit qeverisës “Rama 1”, pas fitores dhe mandatimit të qeverisë, bashkë me nivelin e përfshirjes edhe përmbushjen e tyre.
2013 -2017 – QEVERIA RAMA 1 (PS – LSI)
|
ARSIMI – GRUAJA – RINIA |
PREMTIMET E PS |
PREMTIMET E LSI |
PËRFSHIRJA E PREMTIMEVENGA QEVERIA “RAMA 1” |
NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT 2013 – 2017
|
Nxitje sistemit të kredive dhe mikrokredive si dhe lehtësi fiskale për sipërmarrjet e të rinjve |
30% femra në bordet e kompanive të regjistruara si biznese |
Nxitje sistemit të kredive dhe mikrokredive si dhe lehtësi fiskale për sipërmarrjet e të rinjve |
I PA PËRMBUSHUR |
Pajisje kompjuterike individuale për çdo nxënës të shkollës së mesme |
Praktika pune dhe programe afatshkurtra trajnimi për studentët |
Praktika pune dhe programe afatshkurtra trajnimi për studentët |
PËRMBUSHUR |
|
Raporti arsim professional/ arsim i përgjithshëm 50 me 50 |
Raporti arsim professional/ arsim i përgjithshëm 50 me 50 |
I PA PËRMBUSHUR |
Pajisje me tablet elektronik e çdo nxënësi që fillon rishtaz shkollën e mesme nga 2014-2015 |
|
Pajisje me tablet elektronik e çdo nxënësi që fillon rishtaz shkollën e mesme nga 2014-2015 |
I PA PËRMBUSHUR |
PPP në krijimin e institucioneve të larta të arsimit profesional |
Investim për ringritjen e shkollave profesionale |
Investim për ringritjen e shkollave profesionale |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Dyfishim i shkollave të arsimit profesional |
Arsim i detyrueshëm 12 vjeçar, ulje numrit të nxënësve në klasa |
Dyfishim i shkollave të arsimit profesional |
I PA PËRMBUSHUR |
Transport falas për çdo nxënës që duhet të udhëtojë në këmbë mbi 20 minuta |
Librat shkollorë të arsimit të detyrueshëm do të jepen falas |
Transport falas për çdo nxënës që duhet të udhëtojë në këmbë mbi 20 minuta |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Libra falas gjatë ciklit të shkollimit të detyrueshëm për fëmijen e tretë e lart |
Dyfishojmë pagat e arsimtarëve brenda mandatit |
Libra falas gjatë ciklit të shkollimit të detyrueshëm për fëmijën e tretë e lart |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Asnjë shkollë me tri turne dhe asnjë klasë me mbi 30 nxënës |
|
Asnjë shkollë me tri turme dhe asnjë klasë me mbi 30 nxënës |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Zbatim real i kuotës së përfaqësimit 30% të grave dhe vajzave në institucionet e zgjedhura dhe të emëruara |
|
Zbatim real i kuotës së përfaqësimit 30% të grave dhe vajzave në institucionet e zgjedhura dhe të emëruara |
I PA PËRMBUSHUR |
Burim financiar jo më pak se 5% e PBB për arsimin |
Rritje e buxhetit të arsimit deri në 5% të GDP |
NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM |
|
POLITIKAT SOCIALE
|
Shërbime falas në shtëpi për të moshuarit mbi 75 vjeç |
Emigrantët që kthehen nga Greqia/Italia pasi kanë humbur vendet e punës përfitojnë asistencë sociale deri në 1 vit |
NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM |
|
|
Marrëveshje për sigurimet shoqërore reciproke për emigrantët në Itali e Greqi |
Marrëveshje për sigurimet shoqërore reciproke për emigrantët në Itali e Greqi |
PËRMBUSHUR PJESËRISHT |
Përfitim nga leja e lindjes për çdo nënë, pavarësisht kontributit në sigurime |
|
Përfitim nga leja e lindjes për çdo nënë, pavarësisht kontributit në sigurime |
I PA PËRMBUSHUR |
Strehim dhe punësim për gjithë jetimët e papunë e pastrehë |
Zhbllokim i ngërçit në shitjen e mbi 4.000 apartamenteve në Tiranë dhe 15.000 në gjithë vendin |
Strehim dhe punësim për gjithë jetimët e papunë e pastrehë |
I PA PËRMBUSHUR |
|
Ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare |
Ndihmë e plotë ekonomike për gratë kryefamiljare |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Fonde buxhetore në mbështetje të pastrehëve ose kush rrezikon të humbasi shtëpinë |
Dyfishim i ndihmës ekonomike bazuar në përllogaritjen e minimumit jetik |
Fonde buxhetore në mbështetje të pastrehëve ose kush rrezikon të humbasi shtëpinë |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Strehim për familjet e policëve të vrarë, punësim për gratë e policëve të vrarë, përkujdesje për arsimin e jetimëve |
Fëmijëve të familjeve që përfitojnë bonus jetik do tu ofrohet ushqim falas në çerdhe e kopshte |
Strehim për familjet e policëve të vrarë, punësim për gratë e policëve të vrarë, përkujdesje për arsimin e jetimëve |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Transport falas për personat që përfitojnë paketën e bonusit jetik |
NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM |
|
SHËNDETËSIA
|
|
Vaksinimi për fëmijët 0-3 vjeç do të jetë falas |
Vaksinimi për fëmijët 0-3 vjeç do të jetë falas |
PËRMBUSHUR |
Screening falas për gjithë gratë në moshë produktive |
|
Screening falas për gjithë gratë në moshë produktive |
PËRMBUSHUR |
Barna jo më të shtrenjta se në vendin e prodhimit |
|
Barna jo më të shtrenjta se në vendin e prodhimit |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Zgjerim i skemës së medikamenteve të rimbursueshme |
Zgjerim i skemës së medikamenteve të rimbursueshme |
PËRMBUSHUR |
|
Kontroll shëndetësor (check-up) falas për grup-moshat 20-55 vjeç |
Kontroll shëndetësor (check-up) falas për grup-moshat 20-55 vjeç |
PËRMBUSHUR |
Brenda vitit të parë kontrolli bazë i përvitshëm për çdo shqiptar mbi 40 vjeç |
|
Brenda vitit të parë kontrolli bazë i përvitshëm për çdo shqiptar mbi 40 vjeç |
PËRMBUSHUR |
TVSH-së në shkallën 10% për barnat dhe shërbimet shëndetësore. Heqje e taksës së sëmundjes |
Pajisje diagnostikuese për gjithë vendin dhe forcim i rolit të mjekut të familjes |
TVSH-së në shkallën 10% për barnat dhe shërbimet shëndetësore |
PËRMBUSHUR |
|
Realizim i sistemit kombëtar të urgjencave mjekësore |
Realizim i sistemit kombëtar të urgjencave mjekësore |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Financim i sistemit shëndetësor përmes taksimit të përgjithshëm të popullsisë |
|
Financim i sistemit shëndetësor përmes taksimit të përgjithshëm të popullsisë |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Kompanitë private të sigurimeve të përfshihen në skemën e sigurimeve me ISKSH |
Kompanitë private të sigurimeve të përfshihen në skemën e sigurimeve me ISKSH |
PËRMBUSHUR |
Ngritje e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar që do ofrojë kujdesin shëndetësor pa pagesë për qytetarët |
|
Ngritje e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar që do ofrojë kujdesin shëndetësor pa pagesë për qytetarët |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Skema e Sigurimeve në gjithë sistemin shëndetësor publik dhe privat dhe mbulimin e gjithë popullatës |
Skema e Sigurimeve në gjithë sistemin shëndetësor publik dhe privat dhe mbulimin e gjithë popullatës |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
Dyfishojmë buxhetin për Shëndetësinë në nivelin 5% të GDP |
|
|
POLITIKA DHE ADMINISTRATIVE
|
Orientim i procesit të privatizimit të pasurive publike |
Qeveria subvencionon ndërtuesit edhe një interes deri në 3% plus interesit që paguan blerësi. Në total interesi vjetor që përfiton sipërmarrësi 7% |
Orientim i procesit të privatizimit të pasurive publike |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Përparësi kompensimit në natyrë, në raport me dhënien e kompensimit financiar |
Polica sigurimi për gjithë qytetarët deri në 2.000 euro në vit, ku shpenzimet mbulohen bashkarisht nga kontributet e të punësuarve, buxheti i shtetit dhe kompanitë e sigurimeve |
Përparësi kompensimit në natyrë, në raport me dhënien e kompensimit financiar |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Zbatim i një program të veçantë për regjistrimin e Pronave në Bregdetin e Jugut |
Kompanitë private të sigurimeve të përfshihen në skemën e sigurimeve me ISKSH |
Zbatim i një programi të veçantë për regjistrimin e Pronave në Bregdetin e Jugut |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Legalizim brenda mandatit ndërtimeve informale mbi toka me pronarë |
Kredi të buta 3% për gjithë emigrantët që kthehen në Shqipëri dhe hapin biznes |
Legalizim brenda mandatit ndërtimeve informale mbi toka me pronarë |
I PA PËRMBUSHUR |
Legalizim brenda 2 vitesh i ndërtimeve informale mbi prona vetjake dhe publike |
Institucionalizim i mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe në emigracion |
Legalizim brenda 2 vitesh i ndërtimeve informale mbi prona vetjake dhe publike |
I PA PËRMBUSHUR |
Zhdukim 3 zarfet e hallkave të korrupsionit (a) zarfin tek kthimi i pronave, (b) zarfin tek legalizimet dhe (c) zarfin tek regjistrimi i pronës |
|
Zhdukim 3 zarfet e hallkave të korrupsionit (a) zarfin tek kthimi i pronave, (b) zarfin tek legalizimet dhe (c) zarfin tek regjistrimi i pronës |
I PA PËRMBUSHUR |
Hapje e tregut në fushën e operatorëve ajrorë |
|
Hapje e tregut në fushën e operatorëve ajrorë |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Miratimin e Ligjit për Votën e Jashtme, duke mundësuar votimin për të gjithë emigrantët |
Marrëveshje për sigurimet shoqërore reciproke për emigrantët në Itali e Greqi |
Marrëveshje për sigurimet shoqërore reciproke për emigrantët në Itali e Greqi |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Kontroll dhe ulje e informalitetit në tregun e punës |
|
Kontroll dhe ulje e informalitetit në tregun e punës |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Rikthim i policisë së shtetit në krye të detyrës brenda 300 ditëve |
|
Rikthim i policisë së shtetit në krye të detyrës brenda 300 ditëve.
Rritja e pagave në policinë e shtetit |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Regjistrim i pasurive në zonat rurale dhe zgjidhje e konflikteve për pronësinë brenda 2 viteve |
|
Regjistrim i pasurive në zonat rurale dhe zgjidhje e konflikteve për pronësinë brenda 2 viteve |
I PA PËRMBUSHUR |
Përfundimi i reformës së tokës sipas ligjit 7501 brenda 2 viteve të para të qeverisjes |
|
Përfundimi i reformës së tokës sipas ligjit 7501 brenda 2 viteve të para të qeverisjes |
I PA PËRMBUSHUR |
Dëmshpërblim i trashëgimtarëve të të pushkatuarve dhe ish të burgosurve nga viti i tretë i qeverisjes |
|
Dëmshpërblim i trashëgimtarëve të të pushkatuarve dhe ish të burgosurve nga viti i tretë i qeverisjes |
I PA PËRMBUSHUR |
Dëmshpërblim brenda dy viteve në vijim i gjithë ish të burgosurve që janë në jetë |
|
Dëmshpërblim brenda dy viteve në vijim i gjithë ish të burgosurve që janë në jetë |
I PA PËRMBUSHUR |
Dëmshpërblim në vitin e parë të qeverisjes për gjithë ish të burgosurat gra mbi 70 vjeç dhe ish të burgosurit burra mbi 75 vjeç |
|
Dëmshpërblim në vitin e parë të qeverisjes për gjithë ish të burgosurat gra mbi 70 vjeç dhe ish të burgosurit burra mbi 75 vjeç |
I PA PËRMBUSHUR |
Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në BE brenda vitit të parë të mandatit qeverisës |
|
Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në BE brenda vitit të parë të mandatit qeverisës |
PËRMBUSHUR |
Hartim plan-veprimi për çmontimin e korrupsionit |
|
Hartim plan-veprimi për çmontimin e korrupsionit |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Hartim brenda 100 ditëve të Strategjisë Antikorrupsion në Sistemin e Drejtësisë |
|
Hartim brenda 100 ditëve të Strategjisë Antikorrupsion në Sistemin e Drejtësisë |
I PA PËRMBUSHUR |
Reformë për të rivendosur integritetin e pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të drejtësisë |
|
Reformë për të rivendosur integritetin e pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të drejtësisë |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Nxitje për rihapjen e hetimeve për 21 Janarin, Gërdecin, korrupsionin Durrës-Kukës, privatimet e paligjshme, vrasjet me sfond politik, deformimin e proceseve zgjedhore |
|
Nxitje për rihapjen e hetimeve për 21 Janarin, Gërdecin, korrupsionin Durrës-Kukës, privatimet e paligjshme, vrasjet me sfond politik, deformimin e proceseve zgjedhore |
I PA PËRMBUSHUR |
Reformë kushtetuese që do ti shërbejë rivendosjes së balancave mes pushteteve |
|
Reformë kushtetuese që do ti shërbejë rivendosjes së balancave mes pushteteve |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Të gjitha shërbimet publike për veteranët do të jenë falas dhe do të përballohen nga shteti |
|
Të gjitha shërbimet publike për veteranët do të jenë falas dhe do të përballohen nga shteti |
I PA PËRMBUSHUR |
Zbatim real i kuotës së përfaqësimit 30% të grave dhe vajzave në institucionet e zgjedhura dhe të emëruara |
|
Zbatim real i kuotës së përfaqësimit 30% të grave dhe vajzave në institucionet e zgjedhura dhe të emëruara |
I PA PËRMBUSHUR |
Shmangie e taksës së korrupsionit dhe taksës së kohës |
|
Shmangie e taksës së korrupsionit dhe taksës se kohës |
I PA PËRMBUSHUR |
Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 1” vërehet se:
- Për ARSIMIN, GRUAN, RININË nga 18 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë vetëm 10 pika në programin qeverisës (sa 56% e premtimeve të dy partive të koalicionit qeverisës). Nga këto pika të përzgjedhura nuk është përmbushur asnjë pikë programore. Ndërkohë, janë përmbushur pjesërisht 4 pika programore (40% e programit) dhe nuk janë përmbushur 6 pika programore (60% e programit)
- Për POLITIKAT SOCIALE nga 13 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë 12 pika në programin qeverisës (sa 79% e premtimeve të dy partive të koalicionit qeverisës). Janë përmbushur vetëm 3 pika programore (25% e programit). Ndërkohë, janë përmbushur pjesërisht 5 pika programi qeverisës (38% e programit) dhe nuk janë përmbushur apo nuk kanë asnjë shenjë të provuar të tyre 4 pika të programit (37% e programit).
- Për SHËNDETËSINË nga 14 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë 6 pika në programin qeverisës (sa 46% e premtimeve të dy partive të koalicionit qeverisës). Nuk është përmbushur asnjë pikë programore. Ndërkohë, janë përmbushur pjesërisht 4 pika programi qeverisës (67% e programit) dhe nuk janë përmbushur apo nuk kanë asnjë shenjë të provuar të tyre 2 pika të programit (33% e programit).
- Për POLITIKAT SEKTORIALE dhe ADMINISTRATËN nga 32 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë 24 pika në programin qeverisës (sa 75% e premtimeve të dy partive të koalicionit qeverisës). Është përmbushur vetëm 1 pikë programore (4% e programit). Ndërkohë, janë përmbushur pjesërisht 10 pika programi qeverisës (42% e programit) dhe nuk janë përmbushur apo nuk kanë asnjë shenjë të provuar të tyre 13 pika të programit (54% e programit).
Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë.
Ditën e nesërme ne do të paraqesim përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2009 – 2017 si dhe koston buxhetore të premtimeve për Infrastrukturën dhe Energjinë, si dhe premtimet e politikës së jashtme.