Prezantimi i analizës së përmbushjes së programit për Infrastrukturën, Energjinë dhe Politikën e Jashtme të qeverisë “Rama 2”

7 Maj, 20230

POLIFAKT për vëmendjen e publikut prej:
– 27 Prill deri 30 Prill ka publikuar gjithë premtimet,  përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013) dhe nivelin e përmbushjes.
– 1 Maj deri 4 Maj ka publikuar gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017) dhe nivelin e përmbushjes.
– 5 maj deri 7 Maj ka publikuar gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 2” (2017 -2021) dhe nivelin e përmbushjes.
Premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme 2017 janë rritur dhe përforcuar me elementë të rinj, por ajo që ka mbetur e njëjtë është mungesa e përgjegjshmërisë financiare në formulimin dhe prezantimin e premtimeve para votuesit shqiptar. Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2017 – 2021.
Në analizën e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2017, rezulton sipas matjes së bërë se:
– Nga 5 premtime për Energjinë të PS, 2 premtim vlerësohen si të besueshme, 3 premtime konsiderohen si pak të besueshme.
– Nga 10 premtime për Infrastrukturën të PS, 5 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërkohë që 5 premtime janë pak të besueshme.
– Nuk ka premtim për Politikën e Jashtme prej PS.

–  Nga 4 premtime për Energjinë të PD, 1 premtim konsiderohet si i besueshëm, 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm, ndërsa 2 premtime si pak të besueshme.
– Nga 2 premtime për Infrastrukturën të PD, 51 premtim konsiderohet si i besueshëm, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 10 premtime janë pak të besueshme.
– Nuk ka premtim për Politikën e Jashtme prej PD.

– Nga 1 premtim për Energjinë i LSI konsiderohet si i besueshëm.
– Nga 1 premtim për Infrastrukturën i LSI, konsiderohet si i besueshëm.
– Nuk ka premtim për Politikën e Jashtme prej LSI.

Më poshtë prezantohen premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2017 të partisë socialiste, si dhe përfshirjen e tyre pas fitores dhe mandatimit të qeverisë, bashkë me nivelin e përmbushjes që nga qeveria “Rama 1”, si dhe mbartjet e tyre (nëse), si dhe niveli i përmbushjes së pikave të programit të ri të mandatit të dytë qeverisës. 

2017 -2021 – QEVERIA RAMA 2 (PS)

ENERGJIA
PREMTIMET E PS 2017 PËRFSHIRJA E PREMTIMEVE
NGA QEVERIA “RAMA 2”
 
PROGRAMI I PAPËRMBUSHUR I PROGRAMIT “RAMA 1”

NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT “RAMA 2”

Fillimi i ndërtimit të gazsjellësit Adriatiko-Jonian (IAP) Fillimi i ndërtimit të gazsjellësit Adriatiko-Jonian (IAP)  I PA PËRMBUSHUR
Investime në burimet kryesore të gjenerimit, interkonjeksionit, dhe transmetimit Investime në burimet kryesore të gjenerimit, interkonjeksionit, dhe transmetimit Reformim i metodologjisë së përcaktimit të tarifave.
NUK U PËRMBUSH
PERMBUSHUR
Krijimi i bursës së energjisë dhe krijimin e tregut të organizuar të energjisë Krijimi i bursës së energjisë dhe krijimi i tregut të organizuar të energjisë Interkonjeksioni me Italinë përmes skemës PPP
NUK U PËRMBUSH
I PA PËRMBUSHUR
Përfundim i procesit të liberalizimit të tregut të energjisë për Tensionit të Lartë dhe Tensionit të Mesëm Përfundim i procesit të liberalizimit të tregut të energjisë për Tensionit të Lartë dhe Tensionit të Mesëm Liberalizim i tregut të shpërndarjes së energjisë.
NUK U PËRMBUSH
I PA PËRMBUSHUR 
Zvogëlimi i humbjeve në rrjet jo më shumë se 20%  Zvogëlimi i humbjeve në rrjet jo më shumë se 20%. Anulim i lejeve koncesionare që janë marrë në konflikt interesi dhe tejkaluar afatet e zbatimit
NUK U PËRMBUSH
I PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT 
Verifikim i gjitha lejeve koncesionare në fushën e energjisë.
NUK U PËRMBUSH
I PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT 
Realizim i ciklit të plotë të nxjerrës dhe përpunimit të naftës në vend.
NUK U PËRMBUSH
I PA PËRMBUSHUR
 
I japim fund evazionit dhe kontrabandës në rrjetin e tregtimit me pakicë.
NUK U PËRMBUSH
I PA PËRMBUSHUR
 I PA PËRMBUSHUR
40.000 të punësuar përmes investimeve dhe partneritetit publik-privat.
NUK U PËRMBUSH
 I PA PËRMBUSHUR
INFRASTRUKTURA
Ndërtimi infrastrukturor aeroportual në jug të vendit  Ndërtimi infrastrukturor aeroportual në jug të vendit Përfundim i gjitha akseve rrugore të lëna pas dore brenda 2014.
NUK U PËRMBUSH
I PA PËRMBUSHUR
By-pass -et Tepelenë, Lezhë dhe Tiranë  Ndërtimi i by-pass -et Tepelenë, Lezhë dhe Tiranë Ndërtim i Portit të ri të Shëngjinit.
NUK U PËRMBUSH
PËRMBUSHUR
PJESERISHT
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
 
Projekt mbi lidhjen e linjës mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, duke e futur rrjetin hekurudhor në kontekstin e një rrjeti rajonal të transportit hekurudhor  Projekt mbi lidhjen e linjës mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, duke e futur rrjetin hekurudhor në kontekstin e një rrjeti rajonal të transportit hekurudhor PROGRAM I RI I PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT 
50 mijë vende të reja pune në infrastrukturë.
NUK U PËRMBUSH
I PA PËRMBUSHUR
Përfundimi i by-pass-it të Fierit dhe atij të Vlorës  Përfundimi i by-pass-it të Fierit dhe atij të Vlorës Përfundim i Bypass dhe Unazës së Madhe të Tiranës, Unaza e Elbasanit, Bypass Rrogozhinë, Bypass Vlorë, Unaza e Durrësit, Unaza e Bypass Pogradec.
NUK U PËRMBUSH
PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Ndërtimi i Rrugës së Arbërit Ndërtimi i Rrugës së Arbërit Ndërtimi i rrugës së Arbrit, Elbasan-Kuçovë-Berat-Tepelenë, si dhe Rruga e Labërisë.
NUK U PËRMBUSH
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Korridori Adriatiko – Jonian  Korridori Adriatiko – Jonian Ndërtim i Korridorit të Kaltër Veri-Jug që lidh zonat turistike nga Velipoja në Butrint.
NUK U PËRMBUSH
PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Akset Fushë-Krujë – Shkodër (zgjerim)  Akset Fushë-Krujë – Shkodër (zgjerim) Ndërtim i Korridorit të Gjelbër, autostradat Veri-Jug që lidh bashkë 22 copëzat e rrugëve Hani i Hotit-Kakavijë.
NUK U PËRMBUSH
I PA PËRMBUSHUR
Ndërtimi dhe zgjerimi i Thumanë-Kashar/Vorë Ndërtimi Thumanë-Kashar/Vorë PROGRAM I RI I PA PËRMBUSHUR
Rrjeti qendror TEN-T Core; PROGRAM I RI I PA PËRMBUSHUR
Ndërtimi dhe dublimi i aksit Milot – Rrëshen PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Shtrirjes së rrjeteve të kanalizimeve për largimin e ujërave të ndotur urbanë, që do të arrijë në nivel kombëtar në masën 48 % Shtrirja e rrjeteve të kanalizimeve për largimin e ujërave të ndotur urbanë, që do të arrijë në nivel kombëtar në masën 48 % PROGRAM I RI I PA PËRMBUSHUR
Shtrirje të shërbimit të furnizimit me ujë, që do të arrijë në nivel kombëtar në masën 75 % Shtrirja e shërbimit të furnizimit me ujë, që do të arrijë në nivel kombëtar në masën 75 % PROGRAM I RI I PA PËRMBUSHUR
 
POLITIKA E JASHTME
NUK KA PREMTIME TE REJA Krijim i një tregu të përbashkët bujqësor me Kosovën.
NUK U PËRMBUSH

Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 2” shihet se:

Për ENERGJINË nga 5 premtime në fushatën zgjedhore 2017 janë përfshirë të 5 si pika në programin qeverisës. Nga këto pika të përzgjedhura është përmbushur 1 pikë programore (20% e programit për energjinë). Ndërkohë, nuk janë përmbushur 4 pika programore (80% e programit për energjinë).
Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se 8 pikat e papërmbushura të këtij programi për Energjinë nuk janë mbartur në programin e qeverisë “Rama 2”.

Për INFRASTRUKTURËN nga 10 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshirë 12 pika në programin qeverisës (janë shtuar 2 pika programi më shumë se në fushatë). Nuk është përmbushur asnjë pikë programore. Janë përmbushur pjesërisht 5 pika programi qeverisës (42% e programit) dhe nuk janë përmbushur apo nuk kanë asnjë shenjë të provuar të tyre 7 pika të programit (58% e programit).
Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se 7 pikat e papërmbushura të këtij programi për Infrastrukturën janë mbartur me formulime të modifikuara në përshtatura me kapacitetin buxhetor 3 pika në programin e qeverisë “Rama 2”.

Për POLITIKËN E JASHTME nuk ka premtime të reja. Ndërkohë, nuk duket se është mbartur edhe një pikë e papërmbushur nga programi i qeverisë “Rama 1”.

Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë.
Ditën e nesërme ne do të paraqesim përmbushjen e 600 ditëve të programit qeverisës 2021 – 2025 (Qeveria Rama 3) për:
Ekonominë dhe Politikën Fiskale e Buxhetore
Bujqësinë, Mjedisin dhe Turizmin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *