Përmbushja e programit të qeverisë “Berisha 2” për Arsimin, Politikat sociale, Shëndetësia dhe Politikat publike
Në vazhdimësinë e publikimeve nga POLIFAKT mbi premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2009 dhe matjen e besueshmërisë së tyre ne do të vijojmë me paraqitjen e sotme në sektorin e Arsimit, Politikave sociale, Shëndetësisë dhe Politikat publike. Në prezantimin e tabelës më poshtë, krahas premtimeve të kryera gjatë fushatës zgjedhore 2009 duhet të shikojmë edhe sa prej premtimeve arritën të bëheshin pjesë e programit të qeverisë Berisha 2. Më tej Akoma, pasi të shikojmë nivelin e përfshirjes do të prezantohet edhe niveli i përmbushjes së atyre premtimeve që arritën të bëhen pjesë e programit duke ju paraqitur në këtë rast edhe nivelin e vërtetësisë së tyre sipas matjes së përgjegjshmërisë financiare të buxhetit.
Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet aktuale per zgjedhjet vendore për të besuar në përmbushjen e tyre dhe per te orientuar me mire dhe politikanet e rinj qe te mos përsëritin te kaluarën. Në ditët në vijim ne do të vijojmë me të njëjtin strukturim në paraqitjen e përmbushjeve të programit të qeverive “Rama 1”, “Rama 2” dhe “Rama 3”, e cila është ende pa mbyllur mandatin qeverisës.
Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Berisha 2” vërehet se:
- për arsimin, gruan dhe rininë janë përfshirë në programin qeverisës 14 nga 28 premtime zgjedhore, ku 9 pika të programit nuk janë pjesë e premtimeve, por pika të reja programore. Nga 23 pika të programit qeverisës janë përmbushur 6 pika (26% e pikave), si dhe janë përmbushur pjesërisht 26% e pikave të programit. Nuk kanë arritur të përmbushen 11 pika të programit apo 48% e programit.
- për shëndetësinë janë përfshirë në programin qeverisës 3 nga 3 premtimet zgjedhore, ku 1 prej pikave programore nuk është nga fushata, por e re. Nga 4 pika të programit qeverisës janë përmbushur 2 pika (50% e pikave), si dhe është përmbushur pjesërisht 1 pikë e programit dhe nuk ka arritur të përmbushet 1 pikë tjetër e programit.
- për politikat sociale janë përfshirë në programin qeverisës vetëm 8 nga 18 premtimet zgjedhore. Nga 8 pika të programit qeverisës është përmbushur pjesërisht 1 prej pikave të programit. Nuk kanë arritur të përmbushen 7 pika të programit apo 88% e programit.
- për politikat e përgjithshme dhe administratën janë përfshirë në programin qeverisës 11 nga 11 premtime zgjedhore, por 4 pika të programit nuk janë pjesë e premtimeve, por pika të reja programore. Nga 11 pika të programit qeverisës janë përmbushur 2 pika (18% e pikave), si dhe janë përmbushur pjesërisht 2 pika të programit. Nuk kanë arritur të përmbushen 7 pika të programit apo 64% e programit.
Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe dokumentacionin që provon nivelin e përmbushjes së tyre. Referencat dokumentare janë marrë nga vetë aktiviteti i qeverisë për programin 2009 -2013.
Në ditët në vijim ne do të përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2009 – 2013 për:
- Infrastrukturën dhe energjinë
- Politikën fiskale dhe premtimet politike për shumë aspekte
[1] https://polifakt.al/meter/rritja-e-buxhetit-per-arsimin/
[2] https://polifakt.al/meter/dyfishim-i-pages-se-mesuesit/
[3] https://polifakt.al/meter/ristrukturim-mbi-80-perqind-i-infrastruktures-se-shkollave/
[4] https://polifakt.al/meter/decentralizim-i-plote-te-shkolles/
[5] https://polifakt.al/meter/heqja-e-tvsh-nga-sherbimet-e-arsimit/
[6] https://polifakt.al/meter/partneritet-solid-midis-sektorit-publik-dhe-atij-privat-te-arsimit/
[7] https://polifakt.al/meter/kreditim-pa-interes-i-studimeve-universitare-nga-bankat/
[8] https://polifakt.al/meter/mesimi-i-gjuhes-shqipe-nga-emigrantet/
[9] https://polifakt.al/meter/filiale-te-universiteteve-ne-qytetet-me-te-rendesishme/
[10] https://polifakt.al/meter/rikonceptim-te-reformes-se-matures/
[11] https://polifakt.al/meter/rinia-te-kete-sa-me-shume-ambiente-sportive/
[12] https://polifakt.al/meter/permiresojme-raportin-midis-shkolles-profesionale-dhe-shkolles-se-pergjithshme/
[13] https://polifakt.al/meter/kerkimi-shkencor-eshte-nje-prioritet/
[14] https://polifakt.al/meter/investime-ne-kualifikimin-profesional-te-te-rinjve-dhe-fermereve/
[15] https://polifakt.al/meter/te-mesuarit-digjital/
[16] https://polifakt.al/meter/shkolla-te-reja-ose-te-rindertuara/
[17] https://polifakt.al/meter/punesim-per-punekerkuesit-e-rinj/
[18] https://polifakt.al/meter/kompjuter-per-cdo-te-ri/
[19] https://polifakt.al/meter/rritja-e-numrit-te-studenteve/
[20] https://polifakt.al/meter/vazhdimesia-e-dijes-ne-arsimin-parauniversitar/
[21] https://polifakt.al/meter/lufta-ndaj-analfabetizmit/
[22] https://polifakt.al/meter/financim-per-studentet-fitues-ne-10-universitetet-me-te-mira/
[23] https://polifakt.al/meter/shtese-studentesh-ne-universitetet-publike/
[24] https://polifakt.al/meter/pension-te-13-te-per-cdo-person-te-moshes-se-trete/
[25] https://polifakt.al/meter/strehim-punesim-dhe-arsim-per-komunitetin-rom-dhe-egjiptian/
[26] https://polifakt.al/meter/banese-per-familjet-e-reja/
[27] https://polifakt.al/meter/banesa-sociale/
[28] https://polifakt.al/meter/ulja-e-varferise/
[29] https://polifakt.al/meter/barazimi-i-pensioneve-fshat-dhe-qytet/
[30] https://polifakt.al/meter/rritja-e-pensioneve/
[31] https://polifakt.al/meter/ulje-e-varferise-2/
[32] https://polifakt.al/meter/sigurime-shendetesore-ne-sektorin-privat/
[33] https://polifakt.al/meter/anti-korrupsioni-ne-shendetesi/
[34] https://polifakt.al/meter/ppp-te-shendetesia/
[35] https://polifakt.al/meter/kontroll-sanitar-dhe-epidemiologjik-intensiv/
[36] https://polifakt.al/meter/lufta-kunder-varferise-dhe-monopoleve/
[37] https://polifakt.al/meter/gjykata-administrative/
[38] https://polifakt.al/meter/qendra-kombetare/
[39] https://polifakt.al/meter/blerjet-e-qeverise-elektronike/
[40] https://polifakt.al/meter/zgjidhja-dhe-konsolidimi-i-ceshtjes-se-pronesise/
[41] https://polifakt.al/meter/cojme-para-ligjit-kedo-qe-kerkon-te-mbushe-xhepat-me-parate-tuaja/
[42] https://polifakt.al/meter/interneti-ne-cdo-familje/
[43] https://polifakt.al/meter/vlere-tregu-per-kompensimin-e-pronareve/
[44] https://polifakt.al/meter/lufta-ndaj-korrupsionit/
[45] https://polifakt.al/meter/legalizimet-me-letra-me-vlere/
[46] https://polifakt.al/meter/garantimi-i-legalizimeve/