Programi qeverisës “Rama 3” për Infrastrukturën, Energjinë dhe Politikën e jashtme në pamundësi përmbushje

9 Maj, 20230

Nisur nga momenti kur duhen pak ditë dhe Qeveria “Rama 3” mbyll një tjetër fazë të qeverisjes, POLIFAKT në këto dy javët e fundit për të krijuar një historik të zotimeve dhe përmbushjeve të liderëve të partive kryesore ka publikuar premtimet e tyre të zgjedhjeve qendrore të vitit 2009, të vitit 2013, të vitit 2017. Ndërkohë, pasi u analizua niveli i besueshmërisë së premtimeve të këtyre zgjedhjeve, angazhimi vijoi në studimin e përfshirjes së tyre në programet e tre qeverive të fundit (Berisha 2, Rama 1, Rama 2). Pas kësaj u krahasuan programet me veprimet e qeverisjes nëpërmjet fakteve ligjore, mediatike dhe financiare.
Nisur nga gjithë baza e të dhënave për premtimet analitike, kostot e tyre, programet qeverisëse dhe analiza e përmbushjeve të tyre, ju mund të lexoni online te POLIFAKT të gjitha këto. Ndërkohë, ju mund të lexoni te posti “Të fundit” edhe publikimet që kemi bërë:
–  Nga data 27 Prill deri 30 Prill për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013);
–  Nga data 1 Maj deri 4 Maj për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017);
–  Nga data 5 maj deri 7 Maj për gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 2” (2017 -2021) dhe nivelin e përmbushjes;
Nga data 8 Maj deri 10 Maj, premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme 2021, si dhe nivelin e përmbushjes së premtimeve të përfshira në programin e qeverisë “Rama 3” (2021 -2023 – 600 ditë). 

Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2021 -2025.

Në studimin e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2021,  sipas matjes së bërë nga POLIFAKT rezulton se:
– Nga 9 premtime për Energjinë të PS, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, 3 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 3 premtime konsiderohen të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
– Nga 21 premtime për Infrastrukturën të PS, 6 premtime vlerësohen si të besueshme. Ndërsa 5 premtime vlerësohen si të pamatshme. Ndërkohë, 10 premtime konsiderohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 11 premtime më shumë.
– Nga 1 premtim për Politikën e Jashtme të PS, konsiderohet si i pamatshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.

– Nga 3 premtime për Energjinë të PD, 3 premtime konsiderohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
– Nga 3 premtime për Infrastrukturën të PD, 3 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
– Nga 6 premtime për Politikën e Jashtme të PD, 4 premtime janë të besueshme, ndërsa 2 premtime konsiderohen si të pamatshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.

– Nga 2 premtime për Energjinë  të LSI, të 2 premtimet vlerësohen si të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
– Nga 1 premtim për Infrastrukturë  të LSI, ai vlerësohet si i besueshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 nuk ka ndryshim.
– Nga 1 premtim për Politikën e Jashtme  të LSI, 1 premtim është i besueshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.

Më poshtë janë paraqitur premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2021 të partisë socialiste (kolona e parë). Kolona e dytë janë pikat e programit, që vijnë nga përfshirja e premtimeve sipas kolonës së parë. Në kolonën e tretë prezantohen pikat e programit të papërmbushura nga qeveria “Rama 2” për ti krahasuar me pikat e reja të programit të ri qeverisës, si dhe për të analizuar nëse ka vijueshmëri, meqenëse kanë rezultuar të pakryera gjatë mandatit 2017-2021. Në kolonën e katërt janë paraqitur nivelet e realizimit të pikave të programit aktual qeverisës deri në fund të 600 ditëve të para të qeverisë. 

2021 -2025 – QEVERIA RAMA 3 (PS)

ENERGJIA

PREMTIMET E PS 2021 PËRFSHIRJA E PREMTIMEVE
NGA QEVERIA “RAMA 3”
 
NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT “RAMA 2” NIVELI I
PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT
“RAMA 3”
Dy investime madhore me amerikanët, në Skavicë dhe në TEC-in e Vlorës për gazin e lëngshëm Dy investime madhore me amerikanët, në Skavicë tjetrin në TEC-in e Vlorës për gazin e lëngshëm Fillimi i ndërtimit të gazsjellësit Adriatiko-Jonian (IAP).
PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Vlora një qendër rajonale për gazin e lëngshëm natyror Vlora një qendër rajonale për gazin e lëngshëm natyror PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Do ta çojmë në mandatin e tretë nivelin e humbjeve teknike në energji në 10% NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Përfundim i procesit të liberalizimit të tregut të energjisë për Tensionit të Lartë dhe Tensionit të Mesëm
PA PËRMBUSHUR
Park i prodhimit të energjisë së erës në Lezhë NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Do të fuqizojmë aspektin teknologjik smart, digjital, në monitorim e në operim përmes një sistemi që tanimë është i instaluar në Shqipëri NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Zvogëlimi i humbjeve në rrjet jo më shumë se 20%.
PA PËRMBUSHUR
Do të vijojmë të ndërtojmë një rrjet të ri 20 kilovolt me një seri kabinash të tjera NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Do të rrisim sigurinë e furnizimit për të gjithë, përmes fuqizimit pikërisht të kapaciteteve të shpërndarjes së energjisë elektrik NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Do të ndërtojmë e të transformojmë nënstacionet e tjera në rang vendi NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Shqipëria kthehet në eksportues neto të energjisë Shqipëria kthehet në eksportues neto të energjisë PROGRAM I RI I PA PËRMBUSHUR
Bursa Shqiptare e Energjisë do të bëhet krejtësisht operacionale në Shkurt të vitit 2022 Krijimi i bursës së energjisë dhe krijimi i tregut të organizuar të energjisë
PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Nisim punimet për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë prej 140 MW, më i madhi në Ballkan, në pranverën e vitit të ardhshëm (Mars 22) PROGRAM I RI PERMBUSHUR
PJESERISHT

INFRASTRUKTURA

Rritje e buxhetit për ujin në mandatin e tretë, me 40%, nga buxheti i shtetit dhe mbështetjes nga fondet e huaja NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Ujë të pijshëm 100% në 24 orë, brenda vitit 2022, në zonat urbane të 61 bashkive të vendit NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Projekt mbi lidhjen e linjës mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, duke e futur rrjetin hekurudhor në kontekstin e një rrjeti rajonal të transportit hekurudhor
PA PËRMBUSHUR
I PA PËRMBUSHUR
“Air Albanian” duam ta çojmë në fluturimet përtej oqeanit NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Akset Fushë-Krujë – Shkodër (zgjerim).
PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Porti i ri turistik i Lezhës, porti i katërt i zinxhirit porteve NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Ndërtimi Thumanë-Kashar/Vorë
PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Ndërtimi i aeroportit të ri në Korçë NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Rrjeti qendror TEN-T Core
PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Do rikthejmë si projekt prioritar Boshtin e Jugut, nga Hani i Hotit deri në Përmet NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Shtrirja e rrjeteve të kanalizimeve për largimin e ujërave të ndotur urbanë, që do të arrijë në nivel kombëtar në masën 48 %.
PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
Linja e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Shtrirja e shërbimit të furnizimit me ujë, që do të arrijë në nivel kombëtar në masën 75 %.
PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Brenda vitit 2021, përfundimi i Rrugës së Arbrit Brenda vitit 2021, përfundimi i Rrugës së Arbrit PROGRAM I RI I PA PËRMBUSHUR
Brenda vitit 2022, përfundon ndërtimi i rreth 12 mijë apartamenteve në lagjet e reja dhe rehabilitimi i 160 shkollave NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Në Dhjetor 2021 përfundon e gjithë Unaza e Madhe të Tiranës NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS I PA PËRMBUSHUR
Porti i Durrësit me investimin prej 2 miliardë Euro pas marrëveshjes së bashkëpunimit me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Porti i Durrësit me investimin prej 2 miliardë Euro PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Përfundimi brenda verës i dy akseve Tepelenë-Lekdush dhe Gusmar-Kuç NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Ndërtimi i segmentit rrugor “Orikum – Llogara” NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Ndërtimi i segmentit “Thumanë – Kashar” NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Ndërtimi i rrugës “Kardhiq-Delvinë” Ndërtimi i rrugës “Kardhiq-Delvinë” do të përfundojë tërësisht në pranverën e vitit të ardhshëm (Maj 2022) I PA PËRMBUSHUR
Ndërtimi i 2 aerodromeve në Gjirokastër NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Ndërtimi infrastrukturor aeroportual në jug të vendit.
PA PËRMBUSHUR
Ndërtimi i aeroportit në Vlorë Ndërtimi i aeroportit në Vlorë PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Ndërtimi i aeroportit të ri në Sarandë Ndërtimi i aeroportit të ri në Sarandë PROGRAM I RI PËRMBUSHUR PJESËRISHT
Port i ri turistik në Sarandë NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
30.7 miliardë Lekë (rreth 245 milionë Euro) ku pjesa kryesore (14.6 miliardë Lekë) do të jetë për grante rikonstruksioni e rindërtimi dhe (6.8 miliardë Lekë) për banesat 30.7 miliardë Lekë ku pjesa kryesore do të jetë për grante rikonstruksioni e rindërtimi dhe për banesat PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
Projekt i infrastrukturës turistike në Vlorë, që do të lidhë Ujin  e Ftohtë me Radhimën e Orikumin NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Rindërtimi i sheshit të Flamurit NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Rrjet i ri ujësjellësi në Vlorë, furnizim 24 orë me ujë NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Ndërtimi i 3 porteve në Vlorë, porti turistik, porti i mallrave dhe porti i peshkatarëve NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
28 kantiere të reja të infrastrukturës publike do të kenë përfunduar deri në pranverën e vitit 2022 PROGRAM I RI I PA PËRMBUSHUR
Nisim brenda vitit punimet për Hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës PROGRAM I RI PËRMBUSHUR

POLITIKË E JASHTME

E çojmë Shqipërinë në një nivel tjetër që të jetë në një pozicion që nuk mund të kthehet më pas E çojmë Shqipërinë në një nivel tjetër që të jetë në një pozicion që nuk mund të kthehet më pas PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
 
Integrimi Evropian PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Mbrojmë interesat e gjithë shqiptarëve PROGRAM I RI PËRMBUSHUR
PJESËRISHT

 

Në analizën e pjesshme të përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 3” dhe krahasuar me studimin pas afër dy vite qeverisje, ekspertët e POLIFAKT vërejnë se:
Për Energjinë nga 9 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 3 pika në programin qeverisës dhe dy programe të reja nuk janë pjesë e premtimeve të përmendura gjatë fushatës zgjedhore. Nuk janë përfshirë në programin qeverisës 6 premtime të përmendura gjatë fushatës zgjedhore 2021. Nga pikat e programit janë në progres përmbushje 4 pika programore (80% e programit) dhe nuk është përmbushur ende 1 pikë programore (20% të programit). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 4 pikat e papërmbushura të këtij programi  nuk është mbartur vetëm një prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.
Për Infrastrukturën nga 21 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshirë 6 pika në programin qeverisës, si dhe janë shtuar edhe 2 pika janë të reja në programin social. Nga pikat e programit janë përmbushur 2 pika programore (25% e programit). Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 3 pika programi (37% e programit social). Nuk janë përmbushur 3 pika programore (38% të programit). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 7 pikat e papërmbushura të këtij programi  nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.
Për Politikën e Jashtme nga 1 premtim në fushatën zgjedhore është përfshire si pikë në programin qeverisës, si dhe janë shtuar edhe 2 pika janë të reja në programin e politikës së jashtme. Nga pikat e programit nuk është përmbushur asnjë pikë programore. Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 3 pika programi (100% e programit). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga nuk ka patur asnjë pikë të papërmbushur te këtij programi  për tu mbartur në programin e qeverisë “Rama 3”.
Po të klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për Programin Qeverisës në 2021 -2025.
Ne datën 11 Maj, POLIFAKT do të publikojë një përmbledhje të gjithë premtimeve në 2021 dhe krah tyre edhe përmbushjen nga programi qeverisës për periudhën 2021 – 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *