Programi qeverisës “Rama 3” për Infrastrukturën, Energjinë dhe Politikën e jashtme në pamundësi përmbushje
Nisur nga momenti kur duhen pak ditë dhe Qeveria “Rama 3” mbyll një tjetër fazë të qeverisjes, POLIFAKT në këto dy javët e fundit për të krijuar një historik të zotimeve dhe përmbushjeve të liderëve të partive kryesore ka publikuar premtimet e tyre të zgjedhjeve qendrore të vitit 2009, të vitit 2013, të vitit 2017. Ndërkohë, pasi u analizua niveli i besueshmërisë së premtimeve të këtyre zgjedhjeve, angazhimi vijoi në studimin e përfshirjes së tyre në programet e tre qeverive të fundit (Berisha 2, Rama 1, Rama 2). Pas kësaj u krahasuan programet me veprimet e qeverisjes nëpërmjet fakteve ligjore, mediatike dhe financiare.
Nisur nga gjithë baza e të dhënave për premtimet analitike, kostot e tyre, programet qeverisëse dhe analiza e përmbushjeve të tyre, ju mund të lexoni online te POLIFAKT të gjitha këto. Ndërkohë, ju mund të lexoni te posti “Të fundit” edhe publikimet që kemi bërë:
– Nga data 27 Prill deri 30 Prill për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013);
– Nga data 1 Maj deri 4 Maj për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017);
– Nga data 5 maj deri 7 Maj për gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 2” (2017 -2021) dhe nivelin e përmbushjes;
– Nga data 8 Maj deri 10 Maj, premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme 2021, si dhe nivelin e përmbushjes së premtimeve të përfshira në programin e qeverisë “Rama 3” (2021 -2023 – 600 ditë).
Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2021 -2025.
Në studimin e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2021, sipas matjes së bërë nga POLIFAKT rezulton se:
– Nga 9 premtime për Energjinë të PS, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, 3 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 3 premtime konsiderohen të pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
– Nga 21 premtime për Infrastrukturën të PS, 6 premtime vlerësohen si të besueshme. Ndërsa 5 premtime vlerësohen si të pamatshme. Ndërkohë, 10 premtime konsiderohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 11 premtime më shumë.
– Nga 1 premtim për Politikën e Jashtme të PS, konsiderohet si i pamatshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
– Nga 3 premtime për Energjinë të PD, 3 premtime konsiderohen si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
– Nga 3 premtime për Infrastrukturën të PD, 3 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
– Nga 6 premtime për Politikën e Jashtme të PD, 4 premtime janë të besueshme, ndërsa 2 premtime konsiderohen si të pamatshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.
– Nga 2 premtime për Energjinë të LSI, të 2 premtimet vlerësohen si të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
– Nga 1 premtim për Infrastrukturë të LSI, ai vlerësohet si i besueshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 nuk ka ndryshim.
– Nga 1 premtim për Politikën e Jashtme të LSI, 1 premtim është i besueshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më shumë.
Më poshtë janë paraqitur premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2021 të partisë socialiste (kolona e parë). Kolona e dytë janë pikat e programit, që vijnë nga përfshirja e premtimeve sipas kolonës së parë. Në kolonën e tretë prezantohen pikat e programit të papërmbushura nga qeveria “Rama 2” për ti krahasuar me pikat e reja të programit të ri qeverisës, si dhe për të analizuar nëse ka vijueshmëri, meqenëse kanë rezultuar të pakryera gjatë mandatit 2017-2021. Në kolonën e katërt janë paraqitur nivelet e realizimit të pikave të programit aktual qeverisës deri në fund të 600 ditëve të para të qeverisë.
Në analizën e pjesshme të përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 3” dhe krahasuar me studimin pas afër dy vite qeverisje, ekspertët e POLIFAKT vërejnë se:
– Për Energjinë nga 9 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 3 pika në programin qeverisës dhe dy programe të reja nuk janë pjesë e premtimeve të përmendura gjatë fushatës zgjedhore. Nuk janë përfshirë në programin qeverisës 6 premtime të përmendura gjatë fushatës zgjedhore 2021. Nga pikat e programit janë në progres përmbushje 4 pika programore (80% e programit) dhe nuk është përmbushur ende 1 pikë programore (20% të programit). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 4 pikat e papërmbushura të këtij programi nuk është mbartur vetëm një prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.
– Për Infrastrukturën nga 21 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshirë 6 pika në programin qeverisës, si dhe janë shtuar edhe 2 pika janë të reja në programin social. Nga pikat e programit janë përmbushur 2 pika programore (25% e programit). Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 3 pika programi (37% e programit social). Nuk janë përmbushur 3 pika programore (38% të programit). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 7 pikat e papërmbushura të këtij programi nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.
– Për Politikën e Jashtme nga 1 premtim në fushatën zgjedhore është përfshire si pikë në programin qeverisës, si dhe janë shtuar edhe 2 pika janë të reja në programin e politikës së jashtme. Nga pikat e programit nuk është përmbushur asnjë pikë programore. Janë në progres përmbushje apo priten të përmbushen deri në 3 pika programi (100% e programit). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga nuk ka patur asnjë pikë të papërmbushur te këtij programi për tu mbartur në programin e qeverisë “Rama 3”.
Po të klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për Programin Qeverisës në 2021 -2025.
Ne datën 11 Maj, POLIFAKT do të publikojë një përmbledhje të gjithë premtimeve në 2021 dhe krah tyre edhe përmbushjen nga programi qeverisës për periudhën 2021 – 2023.