Niveli i përmbushjes së programit ekonomik dhe fiskal të qeverisë “Rama 3” në 600 ditë
Nisur nga momenti kur duhen pak ditë dhe Qeveria “Rama 3” mbyll një tjetër fazë të qeverisjes, POLIFAKT në këto dy javët e fundit për të krijuar një historik të zotimeve dhe përmbushjeve të liderëve të partive kryesore ka publikuar premtimet e tyre të zgjedhjeve qendrore të vitit 2009, të vitit 2013, të vitit 2017. Ndërkohë, pasi u analizua niveli i besueshmërisë së premtimeve të këtyre zgjedhjeve, angazhimi vijoi në studimin e përfshirjes së tyre në programet e tre qeverive të fundit (Berisha 2, Rama 1, Rama 2). Pas kësaj u krahasuan programet me veprimet e qeverisjes nëpërmjet fakteve ligjore, mediatike dhe financiare.
Nisur nga gjithë baza e të dhënave për premtimet analitike, kostot e tyre, programet qeverisëse dhe analiza e përmbushjeve të tyre, ju mund të lexoni online te POLIFAKT të gjitha këto.
Ndërkohë, ju mund të lexoni te posti “Të fundit” edhe publikimet që kemi bërë:
– Nga data 27 Prill deri 30 Prill për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013).– Nga data 1 Maj deri 4 Maj për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017)
– Nga data 5 maj deri 7 Maj për gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 2” (2017 -2021) dhe nivelin e përmbushjes.
Tashmë nga data 8 Maj deri në 10 Maj ne do t’ju prezantojmë, premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme 2021, si dhe nivelin e përmbushjes së premtimeve të përfshira në programin e qeverisë “Rama 3”.
Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2021 -2025.
Në studimin e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2021, sipas matjes së bërë nga POLIFAKT rezulton se:
– Nga 12 premtime ekonomike të PS, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 6 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 4 premtime janë ta pamatshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.
– Nga 10 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore të PS, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 6 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 1 premtim më pak.
– Nga 13 premtime ekonomike prej PD, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 7 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 10 premtime më shumë.
– Nga 16 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore prej PD, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 5 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 10 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.
– Nga 13 premtime ekonomike të LSI, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, 4 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë, 7 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 6 premtime më shumë.
– Nga 13 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore të LSI, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 7 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë, 5 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se janë në të njëjtat numra.
Më poshtë janë paraqitur premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2021 të partisë socialiste (kolona e parë). Kolona e dytë janë pikat e programit, që vijnë nga përfshirja e premtimeve sipas kolonës së parë. Në kolonën e tretë prezantohen pikat e programit të papërmbushura nga qeveria “Rama 2” për ti krahasuar me pikat e reja të programit të ri qeverisës, si dhe për të analizuar nëse ka vijueshmëri, meqenëse kanë rezultuar të pakryera gjatë mandatit 2017-2021. Në kolonën e katërt janë paraqitur nivelet e realizimit të pikave të programit aktual qeverisës deri në fund të 600 ditëve të para të qeverisë.
Në analizën paraprake të përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 3” dhe krahasuar me studimin pas afër dy vite qeverisje, ekspertët e POLIFAKT vërejnë se:
– Për Ekonominë nga 12 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 7 pika në programin qeverisës ( ku një pikë e re në program është shtuar). Nga këto pika të përzgjedhura është përmbushur 1 pikë programore (14% e programit ekonomik). Janë përmbushur pjesërisht duke qenë drejt progresit të përmbushjes 4 pika të programit (57% e programit ekonomik). Ndërkohë nuk janë përmbushur 2 pika programore (29% e programit ekonomik). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se 4 pikat e papërmbushura të këtij programi ekonomik është mbartur vetëm një pikë dhe 3 pikat e tjera nuk janë mbartur në programin e qeverisë “Rama 3”.
– Për Politikat Fiskale nga 10 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 7 pika në programin qeverisës. Është përmbushur 1 pikë programore (14% e programit fiskal). Janë përmbushur pjesërisht 5 pika programi qeverisës (71% e programit fiskal). Nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë shenjë të provuar realizimi 1 pikë e programit (15% e programit fiskal). Nëse shikojmë mbartjen e programit fiskal të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 5 pikat e pa përmbushura të këtij programi fiskal nuk është mbartur në programin e qeverisë “Rama 3” asnjë pikë.
Po të klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për Programin Qeverisës në 2021 -2025.
Në publikimin vijues ne do të paraqesim nivelin mbi përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2021 – 2023 për:
– Bujqësinë, Mjedisin dhe Turizmin
– Arsimin, Politikat Sociale, Shëndetësinë dhe Politikat e përgjithshme
– Infrastrukturën dhe Energjinë, si dhe Premtimet politike për shumë aspekte