Nga data 1 Maj kemi nisur me publikimin e premtimeve zgjedhore 2013 të dy partive të koalicionit, si dhe pikat e Programit qeverisës 2013 -2017, sipas sektorëve dhe fushave të mbulimit të Qeverisë Rama 1. Ndërkohë, nga data 27 Prill deri 30 Prill stafi i POLIFAKT ka publikuar për vëmendjen e publikut gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë Berisha 2 (2009 -2013) duke matur edhe përmbushjen e programit sipas sektorëve.
Në analizën e lidhur me besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2013, na rezulton sipas matjes së bërë se:
– Nga 15 premtime për Energjinë të PS, 5 premtime vlerësohen si të besueshme, 5 premtime konsiderohen si të pamatshëm. Ndërkohë që 5 premtime janë pak të besueshme.
– Nga 8 premtime për Infrastrukturënt ë PS, 3 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërkohë që 5 premtime janë pak të besueshme.
– Nga 2 premtime për Politikën e Jashtme të PS, të 2 premtimet vlerësohen si pak të besueshme.
– Nga 11 premtime për Energjinë të LSI, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, 7 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 2 premtime janë pak të besueshme.
– Nga 5 premtime për Infrastrukturën të LSI, 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë, 2 premtime janë pak të besueshme.
– Nga 1 premtim për Politikën e Jashtme të LSI, konsiderohet si i pamatshëm.
Më poshtë po vendosim të përmbledhur për krahasueshmëri edhe besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2013 për PD, parti e cila ishte parti qeverisëse në këto zgjedhje, ku rezulton se:
– Nga 3 premtime për Energjinë të PD, 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm, ndërkohë që 2 premtime si pak të besueshme.
– Nga 16 premtime për Infrastrukturën të PD, 5 premtime vlerësohen si të besueshme, 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 10 premtime janë pak të besueshme.
– Nga 1 premtim për Politikën e Jashtme të PD, konsiderohet si i pamatshëm.
Në vijim ne do t’ju paraqesim më poshtë premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2013 të partive të koalicionit qeverisës “Rama 1”, pas fitores dhe mandatimit të qeverisë, bashkë me nivelin e përfshirjes edhe përmbushjen e tyre.
2013 -2017 – QEVERIA RAMA 1 (PS – LSI)
|
ENERGJIA |
PREMTIMET E PS |
PREMTIMET E LSI |
PËRFSHIRJA E PREMTIMEVENGA QEVERIA “RAMA 1” |
NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT 2013 – 2017
|
Energji elektrike me tarifë të reduktuar për familjet e varfra, në nevojë |
Konkurenca në shpërndarje sjell ulje të çmimeve për konsumatorët shqiptarë |
NUK JANË PËRFSHIRË NË PROGRAM |
|
Reformim i metodologjisë së përcaktimit të tarifave |
Mbështetje financiare për koncesionarët për përfundimin e investimeve në HEC-e |
Reformim i metodologjisë së përcaktimit të tarifave |
I PA PËRMBUSHUR |
Përjashtim nga tatim-fitimi gjatë 3 viteve të para për sipërmarrësit energjetikë që zbatojmë me korrektësi lejet |
Interkonjeksioni me Italinë përmes skemës PPP |
Interkonjeksioni me Italinë përmes skemës PPP |
I PA PËRMBUSHUR |
|
Liberalizim i tregut të shpërndarjes së energjisë |
Liberalizim i tregut të shpërndarjes së energjisë |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Anulim i lejeve koncesionare që janë marrë në konflikt interesi dhe tejkaluar afatet e zbatimit |
|
Anulim i lejeve koncesionare që janë marrë në konflikt interesi dhe tejkaluar afatet e zbatimit |
I PA PËRMBUSHUR |
|
Interkonjeksioni me Kosovën nis ndërtimin brenda 2013 |
Interkonjeksioni me Kosovën nis ndërtimin brenda 2013 |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Verifikim i gjitha lejeve koncesionare në fushën e energjisë |
|
Verifikim i gjitha lejeve koncesionare në fushën e energjisë |
I PA PËRMBUSHUR |
Zbatimi sa më shpejt i një ligji për energjinë |
Nga 100 – 400 kilovat orë çmimi i energjisë do të ulet nga 9 lekë në 5 lekë |
Zbatimi sa më shpejt i një ligji për energjinë |
PËRMBUSHUR |
|
|
Rishikim i koncesioneve për HEC-e në zonat e mbrojtura për shfrytëzimin e lumenjve dhe lejeve |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Realizim i ciklit të plotë të nxjerrës dhe përpunimit të naftës në vend |
|
Realizim i ciklit të plotë të nxjerrës dhe përpunimit të naftës në vend |
I PA PËRMBUSHUR
|
|
Nxirren nga skema e subvencionit familjet me të ardhura të larta ose ato që konsumojnë mbi 600 kilovat orë/muaj |
NUK ËSHTË PËRFSHIRË NË PROGRAM |
|
I japim fund evazionit dhe kontrabandës në rrjetin e tregtimit me pakicë |
100 kilovat/orë në muaj falas për familjet në nevojë dhe kryefamiljar pensionist |
I japim fund evazionit dhe kontrabandës në rrjetin e tregtimit me pakicë |
I PA PËRMBUSHUR
|
200 milion US.D të ardhura shtesë në ekonominë kombëtare nga dhënia fund e vjedhjes në prodhim, përpunim e tregtim të naftës |
400 kilovat/orë në muaj subvencionim energjinë për familjet me të ardhura të ulta dhe mesatare |
NUK JANË PËRFSHIRË NË PROGRAM |
|
150 milion US.D të ardhura në Buxhetin e Shtetit nga e drejta sovrane |
100 koncesione për ndërtimin e 230 HEC-eve të reja |
NUK JANË PËRFSHIRË NË PROGRAM |
I PA PËRMBUSHUR |
|
40 mijë të punësuar përmes investimeve dhe parneritetit publik-privat |
40.000 të punësuar përmes investimeve dhe partneritetit publik-privat |
I PA PËRMBUSHUR |
Analizim ligjor dhe kontroll zbatimit të kontratave hidrokarbure, licensave dhe lejeve. |
|
Analizim ligjor dhe kontroll zbatimit të kontratave hidrokarbure, licensave dhe lejeve |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Rritje e investimeve private në sterë dhe det në kërkim-zbulim |
|
Rritje e investimeve private në sterë dhe det në kërkim-zbulim |
PËRMBUSHUR |
Politika që ta kthejnë naftën në pasuri reale të shqiptarëve duke përmirësuar bilancin e rezervave efektive |
|
Politika që ta kthejnë naftën në pasuri reale të shqiptarëve duke përmirësuar bilancin e rezervave efektive |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
INFRASTRUKTURA |
|
Përfundim i gjitha akseve rrugore të lëna pas dore brenda 2014 |
Përfundim i gjitha akseve rrugore të lëna pas dore brenda 2014 |
I PA PËRMBUSHUR |
Ndërtim i Portit të ri të Shëngjinit |
|
Ndërtim i Portit të ri të Shëngjinit |
I PA PËRMBUSHUR |
|
Stimuj fiskalë për biznesin dhe skema Partneriteti Publik-Privat |
Stimuj fiskalë për biznesin dhe skema Partneriteti Publik-Privat |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Zvogëlim deri 50% i aksidenteve rrugore brenda mandatit të parë |
|
Zvogëlim deri 50% i aksidenteve rrugore brenda mandatit të parë |
I PA PËRMBUSHUR |
|
Ndërtim, mirëmbajtje e infrastrukturës rrugore, shkolla e spitale |
Ndërtim, mirëmbajtje e infrastrukturës rrugore, shkolla e spitale |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Rikonstruksion i akseve Shkodër-Pukë, Lezhë-Fushë Krujë, Tiranë-Vorë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa, Ersekë-Leskovik, Tepelenë-Këlcyrë-Përmet, Fier-Ballsh-Memaliaj |
|
Rikonstruksion i akseve Shkodër-Pukë, Lezhë-Fushë Krujë, Tiranë-Vorë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa, Ersekë-Leskovik, Tepelenë-Këlcyrë-Përmet, Fier-Ballsh-Memaliaj |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
|
50 mijë vende të reja pune në infrastrukturë |
50 mijë vende të reja pune në infrastrukturë |
I PA PËRMBUSHUR |
Përfundim i Bypass Tiranës, Unaza e Madhe TR, Unaza e Elbasanit, bypass Rrogozhinë, bypass Vlorë, unaza e Durrësit, Unaza e Bypass Pogradec |
|
Përfundim i Bypass dhe Unazës së Madhe të Tiranës, Unaza e Elbasanit, Bypass Rrogozhinë, Bypass Vlorë, Unaza e Durrësit, Unaza e Bypass Pogradec |
I PA PËRMBUSHUR |
Ndërtimi i rrugës së Arbrit, Elbasan-Kuçovë-Berat-Tepelenë, si dhe Rruga e Labërisë |
Sipërmarrësit kreditojnë blerësit me interesa të buta deri në 4% dhe pagesë fillestare 20% të vlerës me garanci shtetërore nga EKB |
Ndërtimi i rrugës së Arbrit, Elbasan-Kuçovë-Berat-Tepelenë, si dhe Rruga e Labërisë |
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT |
Lushnjë-Berat-Poliçan-Çorovodë, Memaliaj-Tepelenë, Lin-Pogradec etj. |
|
Mirëmbajtje e Lushnjë-Berat-Poliçan-Çorovodë, Memaliaj-Tepelenë, Lin-Pogradec |
PËRMBUSHUR |
Ndërtim i Korridorit të Kaltër Veri-Jug që lidh zonat turistike nga Velipoja në Butrint |
|
Ndërtim i Korridorit të Kaltër Veri-Jug që lidh zonat turistike nga Velipoja në Butrint |
I PA PËRMBUSHUR |
Ndërtim i Korridorit të Gjelbër, autostradat Veri-Jug që lidh bashkë 22 copëzat e rrugëve Hani i Hotit-Kakavijë |
|
Ndërtim i Korridorit të Gjelbër, autostradat Veri-Jug që lidh bashkë 22 copëzat e rrugëve Hani i Hotit-Kakavijë |
I PA PËRMBUSHUR |
POLITIKA E JASHTME[1] |
Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në BE brenda vitit të parë të mandatit qeverisës |
Marrja e statusit kandidat dhe hapja e negociatave brenda vitit 2013 |
Marrja e statusit kandidat dhe hapja e negociatave brenda vitit 2013 |
PËRMBUSHUR |
Krijim i një tregu të përbashkët bujqësor me Kosovën |
|
Krijim i një tregu të përbashkët bujqësor me Kosovën |
I PA PËRMBUSHUR |
Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 1” vërehet se:
- Për ENERGJINË nga 26 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë vetëm 14 pika në programin qeverisës (sa 54% e premtimeve të dy partive të koalicionit qeverisës). Nga këto pika të përzgjedhura janë përmbushur 2 pika programore (14% e programit). Ndërkohë, janë përmbushur pjesërisht 5 pika programore (36% e programit) dhe nuk janë përmbushur 7 pika programore (50% e programit)
- Për INFRASTRUKTURËN nga 13 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë 12 pika në programin qeverisës (sa 92% e premtimeve të dy partive të koalicionit qeverisës). Është përmbushur vetëm 1 pikë programore (8% e programit). Janë përmbushur pjesërisht 5 pika programi qeverisës (42% e programit) dhe nuk janë përmbushur apo nuk kanë asnjë shenjë të provuar të tyre 6 pika të programit (50% e programit).
- Për POLITIKËN E JASHTME nga 3 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë 3 pika në programin qeverisës (sa 100% e premtimeve të dy partive të koalicionit qeverisës). Janë përmbushur 2 pika programore. Ndërkohë, që është përmbushur pjesërisht 1 pikë programi qeverisës dhe nuk është përmbushur apo nuk kanë asnjë shenjë të provuar të saj 1 pikë e programit.
Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë.
Ditën e nesërme ne do të fillojmë të paraqesim përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2017 – 2021 si dhe koston buxhetore të premtimeve për qeverinë “RAMA 2”.
[1] 2 pika te programit që janë në politikën e jashtme janë trajtuar në pjesën ekonomike dhe fiskale të programit