Premtimet e PD, PS dhe LSI për Ekonominë në 2009
Në vijim të publikimit të premtimeve të vjetra për të patur një kujtesë për të krahasuar premtimet e reja, më poshtë po prezantojmë premtimet e tre partive kryesore në 2009 për Ekonominë. Në linket sipas premtimeve ju shikoni edhe vlerësimin që kemi bërë për to bazuar në nivelin e fakteve dhe treguesve ekonomikë dhe bazës ligjore referuese.
PD (Parti qeverisëse në Koalicion me LSI)
160 mijë të punësuar në mandatin e dytë (2009-2013)
60 mijë të punësuar në hidrocentralet në gjithë Shqipërinë
Rrogat dhe pensionet do të jenë dy herë më të larta se sa gjashtë vende anëtare të BE
Investimet e huaja në Shqipëri do ti çojmë në 8 miliard Euro
PS (Parti opozitare)
Do të shfuqizojmë dhe hedhim poshtë ligjet anti – biznes
Paketë stimuluese për investimet në ekonominë rurale të të gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, emigrantë që çojnë kursimet e tyre drejt fshatit ku jeton familja e tyre
Punësimi do të jetë për ne kryefjala e përpjekjes tonë dhe çdo njeri i papunë do të jetë njëri nga ne që ka nevojë për ndihmë
Do të mbështesim marrëveshjet për ristrukturim të kredive të këqija midis bankave dhe biznesit dhe do të propozojmë krijimin e një fondi garancie për likuiditet
Do të ulet informaliteti e parandalohet shfrytëzimi i fëmijëve në ekonominë gri
Do të mbështesim veçanërisht punësimin e të rinjve dhe grave
Do të përgjysmojmë nivelin e papunësisë në fshat deri në fund të mandatit tonë
Ulje e papunësisë në 9%
Ritme më të larta rritjeje ekonomike, për vitet 2011-2013 do të jetë mbi 6%
LSI (Parti qeverisëse në Koalicion me PD)
Zgjidhja e çështjes së pronësisë për të çliruar miliarda euro në qarkullimin ekonomik
Krijimi dhe zhvillimi i tregut të tokës për ne është Abc-ja e zhvillimit të këtij sektori
Do të konsolidojmë pronësinë mbi tokën dhe të zgjerojmë tregun e saj
Krijimi i markave e brandeve, synimi ynë kryesor që do të konkurojnë nesër në tregun e eksporteve, por edhe që do të furnizojnë në mënyrë atraktive industrinë turistike në vend
Përmes krijimit dhe zhvillimit të industrisë agro-përpunuese, në 4 vitet e ardhshme të krijojmë 30 mije vende të reja pune në të gjithë Shqipërinë
Punësim për çdo familjar që ka nevojë për të punuar për të siguruar të ardhura, ne nuk premtojmë çekun e bardhë
Kemi një plan real, të mirëstudiuar dhe konkret për krijimin e 100.000 vende të reja pune, në të gjithë sektorët, veçanërisht ata që lidhen me agro-industrinë e agro-turizmin
20 mijë vende pune mund të hapen për të gjithë ata të rinj apo të gjithë ata shqiptarët që do të dëshironin të punësoheshin në transportin detar
Punësimi prioriteti ynë i parë do të motivohet me skema incentivash konkrete fiskale
Kemi qëllimin e punësimit të plotë të shqiptarëve brenda mandatit të ardhshëm. Në themel të gjithë angazhimit tonë të ardhshëm dhe qeverisës do të jetë punësimi dhe vecmas punësimi për jetimët
Punësim për të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të sigurojnë një vend pune brenda katër viteve të ardhshme angazhimi ynë solemn përpara gjithë të rinjve dhe përpara gjithë shqiptarëve
Qeveria dhe Banka të mundësojnë ristrukturimin e kredive për bizneset fason
Do të hapim 6 mijë vende të reja pune, në sektorin e naftës
Do të favorizojmë investimet e emigrantëve në Shqipëri