Sa është përmbushur Programi për Bujqësinë, Mjedisin dhe Turizmin nga qeveria “RAMA 2”?
Stafi i POLIFAKT ka publikuar për vëmendjen e publikut:
– Nga data 27 Prill deri 30 Prill gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013).
– Nga data 1 Maj deri 4 Maj gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017)
Premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme 2017 janë rritur dhe përforcuar me elementë të rinj, por ajo që ka mbetur e njëjtë është mungesa e përgjegjshmërisë financiare në formulimin dhe prezantimin e premtimeve para votuesit shqiptar. Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2017 -2021.
Në analizën e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2017, rezulton sipas matjes së bërë se:
- Nga 8 premtime për Bujqësinë të PS, 6 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 2 premtime konsiderohen si pak të besueshme.
- Nga 3 premtime për Mjedisin dhe Turizmin të PS të 3 premtimet vlerësohen si të besueshme.
- Nga 6 premtime për Bujqësinë të PD, 4 premtime vlerësohen si të besueshme, 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 1 premtim tjetër vlerësohet si pak i besueshëm.
- Nga 1 premtim për Mjedisin dhe Turizmin i PD vlerësohet si i besueshëm.
- Nga 10 premtime për Bujqësinë të LSI, 4 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 6 premtime konsiderohen pak të besueshme
- Nga 4 premtime për Mjedisin dhe Turizmin të LSI, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 2 premtime janë pak të besueshme
Më poshtë prezantohen premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2017 të partisë socialiste, si dhe përfshirjen e tyre pas fitores dhe mandatimit të qeverisë, bashkë me nivelin e përmbushjes që nga qeveria “Rama 1”, si dhe mbartjet e tyre (nëse), si dhe niveli i përmbushjes së pikave të programit të ri të mandatit të dytë qeverisës.
Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 2” vërehet se:
- Për BUJQËSINË nga 8 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë po 8 pika në programin qeverisës (100% e premtimeve zgjedhore). Nga këto pika të përzgjedhura janë përmbushur 5 pika programore (63% e programit për bujqësinë). Ndërkohë nuk janë përmbushur 3 pika programore (37% e programit për bujqësinë)
Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se 7 pikat e pa përmbushura të këtij programi për Bujqësinë nuk janë mbartur në programin e qeverisë “Rama 2”.
- Për MJEDISIN DHE TURIZMIN nga 3 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë të 3 pikat në programin qeverisës (100% e premtimeve zgjedhore). Është përmbushur vetëm 1 pikë programore (33% e programit mjedisor dhe turizmit). Është përmbushur pjesërisht 1 pikë ë programit qeverisës (33% e programit mjedisor dhe turizmit) dhe nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë shenjë të provuar 1 pikë tjetër programit (33% e programit mjedisor dhe turizmit).
Nëse shikojmë mbartjen e programit fiskal të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se nga 3 pikat e papërmbushura të këtij programi për Mjedisin dhe Turizmin është mbartur në programin e qeverisë “Rama 2” vetëm 1 pikë e përpunuar më tej në koncept idenë e poleve në më pak, ndërsa 2 pikat e tjera nuk janë mbartur.
Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për Programin Qeverisës në 2017 -2021.
Në ditët në vijim ne do të paraqesim përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2009 – 2017 si dhe koston buxhetore të premtimeve për:
- Arsimin, Politikat Sociale, Shëndetësinë dhe Politikat e përgjithshme
- Infrastrukturën dhe Energjinë, si dhe Premtimet politike për shumë aspekte