Përmbushja e programit të qeverisë “Rama 1” për Bujqësinë, Turizmin dhe Mjedisin
Nga data 27 Prill deri 30 Prill gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë Berisha 2 (2009 -2013) stafi i POLIFAKT i ka publikuar për vëmendjen e publikut
Ndërkohë, ne që nga data 1 Maj kemi nisur me publikimin e premtimeve zgjedhore 2013 të dy partive të koalicionit, si dhe pikat e Programit qeverisës 2013 -2017, sipas sektorëve dhe fushave të mbulimit të Qeverisë Rama 1.
Në analizën e lidhur me besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2013, na rezulton sipas matjes së bërë se:
- Nga 13 premtime për Bujqësinë të PS, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 2 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 9 premtime janë pak të besueshme.
- Nga 10 premtime për Mjedisin dhe Turizmin të PS vetëm 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 6 premtime janë pak të besueshme.
- Nga 11 premtime për Bujqësinë të LSI 0 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 8 premtime janë pak të besueshme
- Nga 4 premtime për Mjedisin dhe Turizmin të LSI 0 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 2 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 2 premtime janë pak të besueshme
Por, për një krahasueshmëri më poshtë po vendosim të përmbledhur edhe besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2013 për PD, parti e cila ishte parti qeverisëse në këto zgjedhje, sipas matjes së bërë se:
- Nga 3 premtime për Bujqësinë të PD, 0 premtime vlerësohen si të besueshme, 0 premtime konsiderohet si të pamatshme. Ndërkohë që 3 premtime vlerësohen si pak të besueshme.
- Nga 2 premtime për Mjedisin dhe Turizmin të PD 0 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 2 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 0 premtime janë vlerësuar si pak të besueshme.
Në vijim ne do t’ju paraqesim më poshtë premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2013 të partive të koalicionit qeverisës “Rama 1”, pas fitores dhe mandatimit të qeverisë, bashkë me nivelin e përfshirjes edhe përmbushjen e tyre.
Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 1” vërehet se:
- Për BUJQËSINË nga 24 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë vetëm 13 pika në programin qeverisës[17] (sa 54% e premtimeve të dy partive të koalicionit qeverisës). Nga këto pika të përzgjedhura është përmbushur një pikë programore. Ndërkohë, janë përmbushur pjesërisht 2 pika programore (15% e programit) dhe nuk janë përmbushur 10 pika programore (77% e programit)
- Për MJEDISIN DHE TURIZMIN nga 14 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë 12 pika në programin qeverisës (sa 79% e premtimeve të dy partive të koalicionit qeverisës). Janë përmbushur vetëm 3 pika programore (25% e programit). Ndërkohë, janë përmbushur pjesërisht 5 pika programi qeverisës (38% e programit) dhe nuk janë përmbushur apo nuk kanë asnjë shenjë të provuar të tyre 4 pika të programit (37% e programit).
Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e tretë do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për programin për Bujqësinë, Turizmin dhe Mjedisin në 2013 -2017.
Në ditët në vijim ne do të paraqesim përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2009 – 2017 si dhe koston buxhetore të premtimeve për:
– Arsimin, Politikat sociale, Shëndetësinë dhe politikat administrative
– Infrastrukturën dhe Energjinë, si dhe premtimet politike për shumë aspekte
[1] https://polifakt.al/meter/treg-i-perbashket-bujqesor-me-kosoven/
[2] https://polifakt.al/meter/pajisje-me-certifikimin-e-pronesise/
[3] https://polifakt.al/meter/uji-ne-parcele/
[4] https://polifakt.al/meter/regjistrim-i-pasurive-ne-zonat-rurale/
[5] https://polifakt.al/meter/perfundimi-i-reformes-se-tokes/
[6] https://polifakt.al/meter/ulje-e-cmimeve-te-mekanikes-dhe-inputeve-bujqesore/
[7] https://polifakt.al/meter/rritje-grantesh-per-mekanizimin-e-fermave/
[8] https://polifakt.al/meter/shfuqizimi-i-importit-te-mbetjeve/
[9] https://polifakt.al/meter/ndalim-i-shfrytezimit-te-lumenjve/
[10] https://polifakt.al/meter/ndalim-i-derdhjes-se-ujerave-te-zeza/
[11] https://polifakt.al/meter/rishikim-i-koncesioneve-per-hec-e-ne-zonat-e-mbrojtura/
[12] https://polifakt.al/meter/investime-ne-infrastrukturen-turistike/
[13] https://polifakt.al/meter/turizmi-shqiptar-mbeshtetur-ne-10-pole/
[14] https://polifakt.al/meter/turizem-i-markes-made-in-albania/
[15] https://polifakt.al/meter/industri-e-qendrueshme-turistike/
[16] https://polifakt.al/meter/ndalim-i-eksportimit-te-lendes-drusore/
[17] Një pjesë e pikave nuk janë në tabelë, pasi jane prezantuar te program fiskal në datën 1 Maj 2023