Përmbushja e programit qeverisës Berisha 2 (2009 -2013) sipas premtimeve për ekonominë në zgjedhjet 2009
Në 22 deri 26 Prill në ne publikuam për vëmendjen e publikut premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2009dhe matjen e besueshmërisë së tyre. Fillimisht ne ju prezantuam premtimet për Ekonominë, një ditë më vonë për Bujqësinë, Mjedisin dhe Turizmin, ditën tjetër premtimet për Arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale dhe në datë 26 Prill prezantuam premtimet fiskale, infrastrukturore dhe energjetike.
Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë Berisha 2 (koalicioni mes PD dhe LSI) dhe miratimit të Programit qeverisës 2009 -2013.
Në vijim ne do t’ju paraqesim më poshtë edhe përmbushjen e tyre sipas të njëjtës renditje të sektorëve ashtu si vepruam për prezantimin e premtimeve zgjedhore.
Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Berisha 2” vërehet se:
- Per ekonominë nga 21 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë vetëm 8 pika në programin qeverisës. Nga këto pika të përzgjedhura nuk është përmbushur asnjë pikë .
Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e tretë do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për programin për Ekonominë në 2009 -2013.
Në ditët në vijim ne do të përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2009 – 2013 për:
- bujqësinë, mjedisin dhe turizmin
- Arsimin, politikat sociale, shëndetësinë dhe administratën
- Politikën fiskale, Infrastrukturën dhe energjinë, si premtimet politike për shumë aspekte
[1] https://polifakt.al/meter/rritje-e-punesimeve/
[2] https://polifakt.al/meter/krijimi-dhe-zhvillimi-i-tregut-te-tokes/
[3] https://polifakt.al/meter/rritje-pensionesh-dhe-pagash/
[4] https://polifakt.al/meter/konsolidojme-pronesine-mbi-token/
[5] https://polifakt.al/meter/zgjidhja-e-ceshtjes-se-pronesise-per-te-cliruar-miliarda-euro/
[6] https://polifakt.al/meter/rritja-e-investimeve-te-huaja/
[7] https://polifakt.al/meter/vende-te-reja-pune-ne-sektorin-e-naftes/
[8] https://polifakt.al/meter/favorizim-investimeve-te-emigranteve/