Paraqitja e nivelit të përmbushjes në 600 ditë të programit bujqësor, mjedisor dhe për turizmin i Qeverisë “Rama 3”

8 Maj, 20230

Nisur nga momenti kur duhen pak ditë dhe Qeveria “Rama 3” mbyll një tjetër fazë të qeverisjes, POLIFAKT në këto dy javët e fundit për të krijuar një historik të zotimeve dhe përmbushjeve të liderëve të partive kryesore ka publikuar premtimet e tyre të zgjedhjeve qendrore të vitit 2009, të vitit 2013, të vitit 2017. Ndërkohë, pasi u analizua niveli i besueshmërisë së premtimeve të këtyre zgjedhjeve, angazhimi vijoi në studimin e përfshirjes së tyre në programet e tre qeverive të fundit (Berisha 2, Rama 1, Rama 2). Pas kësaj u krahasuan programet me veprimet e qeverisjes nëpërmjet fakteve ligjore, mediatike dhe financiare.

Nisur nga gjithë baza e të dhënave për premtimet analitike, kostot e tyre, programet qeverisëse dhe analiza e përmbushjeve të tyre, ju mund të lexoni online te POLIFAKT të gjitha këto. Ndërkohë, ju mund të lexoni te posti “Të fundit” edhe publikimet që kemi bërë:
–  Nga data 27 Prill deri 30 Prill për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013).
–  Nga data 1 Maj deri 4 Maj për gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017)
–  Nga data 5 maj deri 7 Maj për gjithë premtimet, përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 2” (2017 -2021) dhe nivelin e përmbushjes.

Tashmë nga data 8 Maj deri në 10 Maj ne do t’ju prezantojmë, premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme 2021, si dhe nivelin e përmbushjes së premtimeve të përfshira në programin e qeverisë “Rama 3”.
Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2021 -2025.

Në studimin e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2021,  sipas matjes së bërë nga POLIFAKT rezulton se:
– Nga 5 premtime për Bujqësinë të PS, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, si dhe po 2 premtime janë pak të besueshme. Ndërkohë, 1 premtim është i pamatshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 3 premtime më pak.
– Nga 7 premtime për Mjedisin dhe Turizmin të PS, 3 premtime janë të besueshme, 6 premtime pak të besueshme, ndërsa 2 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që, në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.

– Nga 10 premtime për Bujqësinë prej PD, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 5 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 4 premtime më shumë.
– Nga 8 premtime për Mjedisin dhe Turizmin prej PD, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 5 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë që 10 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 7 premtime më shumë.

– Nga 7 premtime për Bujqësinë  të LSI, 2 premtime vlerësohen si të besueshme, 3 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë, 2 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 3 premtime më pak.
– Nga 2 premtime për Mjedisin dhe Turizmin  të LSI,  1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë, 1 premtim vlerësohet pak i besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2017 vërehet se ka 2 premtime më pak.

Më poshtë janë paraqitur premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2021 të partisë socialiste (kolona e parë). Kolona e dytë janë pikat e programit, që vijnë nga përfshirja e premtimeve sipas kolonës së parë. Në kolonën e tretë prezantohen pikat e programit të pa përmbushura nga qeveria “Rama 2” për ti krahasuar me pikat e reja të programit të ri qeverisës, si dhe për të analizuar nëse ka vijueshmëri, meqenëse kanë rezultuar të pakryera gjatë mandatit 2017-2021. Në kolonën e katërt janë paraqitur nivelet e realizimit të pikave të programit aktual qeverisës deri në fund të 600 ditëve të para të qeverisë. 

2021 -2025 – QEVERIA RAMA 3 (PS)

BUJQËSIA

PREMTIMET E PS 2021 PËRFSHIRJA E PREMTIMEVE
NGA QEVERIA “RAMA 3”
 
NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT “RAMA 2” NIVELI I
PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT
“RAMA 3”
Eksportet bujqësore i kemi rritur në 400 milionë US. D, ishin rreth 100 milionë US.D. Do t’i çojmë mbi 1 miliardë US.D Eksportet bujqësore i kemi rritur në 400 milionë US. D, ishin rreth 100 milionë US.D. Do t’i çojmë mbi 1 miliardë US.D PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Dyfishimi i numrit të bagëtive të imta nga 2 milionë në 4 milionë NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Ulje TVSh-në për grumbulluesit në 6% NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Lehtësi fiskale për sektorin bujqësor PIKË E RE NË PROGRAMIN QEVERISËS PËRMBUSHUR
Do të garantojmë aksesin në programin IPARD III me fond financimi 166 milionë Euro Do të garantojmë aksesin në programin IPARD III me fond financimi 166 milionë Euro PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
16 milionë US.D në vitin 2025 për të mbështetur më shumë kultura të mbjelljes 16 milionë US.D në vitin 2025 për të mbështetur më shumë kultura të mbjelljes 232 milion US.D më shumë financime për Bujqësinë
PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
 
Përfundojmë shpërndarjen e çertifikatave të pronës së tokës bujqësore
PA PËRMBUSHUR
70 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët nëpërmjet naftës pa akcizë dhe skemave kombëtare të mbështetjes PIKË E RE NË PROGRAMIN QEVERISËS PËRMBUSHUR
PJESERISHT
Grant 5.000 Euro për emigrantët që investojnë në agroturizëm I PA PËRMBUSHUR
Mbi 300.000 hektarë toka bujqësore me sistem ujitjeje dhe kullimi
PA PËRMBUSHUR

MJEDISI DHE TURIZMI

Shteti shqiptar do të subvencionojë dhe operatorët turistikë NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Paketë unike kombëtare për promovimin ndërkombëtar të destinacioneve, paketë në të cilën shteti shqiptar do të investojë 10 milionë Euro çdo vit Paketë unike kombëtare për promovimin ndërkombëtar të destinacioneve, paketë në të cilën shteti shqiptar do të investojë 10 milionë Euro çdo vit PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
  
Riorganizim i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, me ligj të ri të dedikuar Menaxhimin e Integruar të Bregdetit PIKË E RE NË PROGRAMIN QEVERISËS PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Reduktim me synim zhdukjen të ambalazhit plastik njëpërdorimësh PIKË E RE NË PROGRAMIN QEVERISËS PËRMBUSHUR
Menaxhim i integruar i mbetjeve në tërësinë e territorit sipas Masterplanit PIKË E RE NË PROGRAMIN QEVERISËS PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Zona të reja të zhvillimit turistik, në total 6 zona NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS Do të konsolidohen 4 destinacione turistike kombëtare: Alpet Shqiptare, Jugu i Ri, Portet e Marinat, Tirana
PA PËRMBUSHUR
Agroturizmi do të mbështetet jo vetëm financiarisht, por edhe me harta, rrugë, infrastrukturë lokale, promovim unik Agroturizmi do të mbështetet jo vetëm financiarisht, por edhe me harta, rrugë, infrastrukturë lokale, promovim unik PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
Muzeu i ri Etnografik në Gjirokastër dhe bypass i zonës historike NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Muze historik në Tepelenë NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS
Qendër e re turizmi në Korçë NUK U PËRFSHI NË PROGRAMIN QEVERISËS

Në analizën paraprake të përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 3” dhe krahasuar me studimin pas afër dy vite qeverisje, ekspertët e POLIFAKT vërejnë se:
Për Bujqësinë nga 5 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 8 pika në programin qeverisës ( ku tre pika janë të reja në program është shtuar). Nuk janë përfshirë në programin qeverisës 2 premtime të përmendura gjatë fushatës zgjedhore 2021. Nga pikat e programit janë përmbushur 5 pika programore (63% e programit për bujqësinë). Ndërkohë nuk janë përmbushur 3 pika programore (37% e programit ekonomik). Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se nga 3 pikat e papërmbushura të këtij programi nuk është mbartur asnjë prej tyre në programin e qeverisë “Rama 3”.

Për Mjedisin dhe Turizmin nga 7 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire 2 pika në programin qeverisës. Ndërsa, 4 pikat e tjera të programit qeverisës janë pika të reja të papërmendura gjatë fushatës së vitit 2021.
Nga programi për mjedisin dhe turizmin është përmbushur 1 pikë programore (17% e programit për mjedisin dhe turizmin). Janë përmbushur pjesërisht 4 pika programi qeverisës (66% e programit fiskal). Nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë shenjë të provuar realizimi 1 pikë e programit (17% e programit fiskal). Nëse shikojmë mbartjen e programit fiskal të qeverisë “Rama 2”, vërejmë se 1 pikë e papërmbushur e këtij programi  nuk është mbartur në programin e qeverisë “Rama 3”.
Po të klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për Programin Qeverisës në 2021 -2025.
Në publikimet vijuese ne do t’ju paraqesim përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2021 – 2023  për:
– Arsimin, Politikat Sociale, Shëndetësinë dhe Politikat e përgjithshme
– Infrastrukturën dhe Energjinë, si dhe Premtimet politike për shumë aspekte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *