Sa është përmbushur Programi për Bujqësinë, Mjedisin dhe Turizmin nga qeveria “RAMA 2”?

6 Maj, 20230

Stafi i POLIFAKT ka publikuar për vëmendjen e publikut:
– Nga data 27 Prill deri 30 Prill gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013).
– Nga data 1 Maj deri 4 Maj gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017)

Premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme 2017 janë rritur dhe përforcuar me elementë të rinj, por ajo që ka mbetur e njëjtë është mungesa e përgjegjshmërisë financiare në formulimin dhe prezantimin e premtimeve para votuesit shqiptar. Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2017 -2021.

Në analizën e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2017, rezulton sipas matjes së bërë se:

Më poshtë prezantohen premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2017 të partisë socialiste, si dhe përfshirjen e tyre pas fitores dhe mandatimit të qeverisë, bashkë me nivelin e përmbushjes që nga qeveria “Rama 1”, si dhe mbartjet e tyre (nëse), si dhe niveli i përmbushjes së pikave të programit të ri të mandatit të dytë qeverisës. 

2017 -2021 – QEVERIA RAMA 2 (PS)

BUJQËSIA
PREMTIMET E PS 2017 PËRFSHIRJA E PREMTIMEVE
NGA QEVERIA “RAMA 2”
 
PROGRAMI I PAPËRMBUSHUR I PROGRAMIT “RAMA 1”

NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT “RAMA 2”

23% rritje të financimit në programin e mbështetjes ndaj fermerëve 23% rritje të financimit në programin e mbështetjes ndaj fermerëve  PËRMBUSHUR
95 milion Euro kredi për agrobiznesin nga program me EBRD 95 milion EU kredi për agrobiznesin nga program me EBRD Regjistrim i pronësisë dhe pajisje me certifikimin e pronësisë brenda 2 viteve të para PA PËRMBUSHUR  PËRMBUSHUR
100 milion US.D investime në rrugët dytësore me Bankën Botërore 100 milion US.D investime në rrugët dytësore me Bankën Botërore Krijim i një tregu të përbashkët bujqësor me Kosovën PA PËRMBUSHUR PËRMBUSHUR
71 milion Euro mbështetje përmes programit të IPARD 71 milion Euro mbështetje përmes programit të IPARDII Regjistrim i pasurive në zonat rurale dhe zgjidhje e konflikteve për pronësinë brenda 2 viteve PA PËRMBUSHUR PËRMBUSHUR
232 milion US.D më shumë financime për Bujqësinë 232 milion US.D më shumë financime për Bujqësinë Përfundimi i reformës së tokës sipas ligjit 7501 brenda 2 viteve të para të qeverisjes
PA PËRMBUSHUR
I PA PËRMBUSHUR 
Përfundojmë shpërndarjen e çertifikatave të pronës së tokës bujqësore Përfundojmë shpërndarjen e çertifikatave të pronës së tokës bujqësore Ulje e drejtpërdrejt e çmimeve të mekanikës dhe inputeve bujqësore. PA PËRMBUSHUR I PA PËRMBUSHUR 
Mbi 300.000 hektarë toka bujqësore me sistem ujitjeje dhe kullimi Mbi 300.000 hektarë toka bujqësore me sistem ujitjeje dhe kullimi Dhjetëfishim i granteve për mekanizimin e fermave nga 7 në 70 milion EU.
PA PËRMBUSHUR
I PA PËRMBUSHUR 
TVSH zero nga viti i parë i qeverisjes për plehrat kimike, farat, pesticidet dhe fidanët/ndihmesë prej 10 milion US.D/vit TVSH zero nga viti i parë i qeverisjes për plehrat kimike, farat, pesticidet dhe fidanët/ndihmesë prej 10 milion USD/vit Heqja e TVSH për plehrat kimike, farat e fidanet.
PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
MJEDISI DHE TURIZMI
Qeveria do të hartojë Planin Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të zonave të mbrojtura Qeveria do të hartojë Planin Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të zonave të mbrojtura PËRMBUSHUR
Gjatë këtij mandati do të instalojmë pajisje monitorimi të ndotësve të ajrit në 12 qytetet kryesore në vend. Gjatë këtij mandati do të instalojmë pajisje monitorimi të ndotësve të ajrit në 12 qytetet kryesore në vend. Ndalim i shfrytëzimit të lumenjve të tejpërdorur për nxjerrje inertesh.
PA PËRMBUSHUR
PËRMBUSHUR
PJESËRISHT
 
Do të konsolidohen 4 destinacione turistike kombëtare: Alpet Shqiptare, Jugu i Ri, Portet e Marinat, Tirana Do të konsolidohen 4 destinacione turistike kombëtare: Alpet Shqiptare, Jugu i Ri, Portet e Marinat, Tirana Zhvillim i turizmit shqiptar mbështetur në 10 pole. PA PËRMBUSHUR I PA PËRMBUSHUR
Zhvillim i një industrie të qëndrueshme turistike. PA PËRMBUSHUR

Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 2” vërehet se:

  • Për BUJQËSINË nga 8 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë po 8 pika në programin qeverisës (100% e premtimeve zgjedhore). Nga këto pika të përzgjedhura janë përmbushur 5 pika programore (63% e programit për bujqësinë). Ndërkohë nuk janë përmbushur 3 pika programore (37% e programit për bujqësinë)

Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se 7 pikat e pa përmbushura të këtij programi për Bujqësinë nuk janë mbartur në programin e qeverisë “Rama 2”.

  • Për MJEDISIN DHE TURIZMIN nga 3 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë të 3 pikat në programin qeverisës (100% e premtimeve zgjedhore). Është përmbushur vetëm 1 pikë programore (33% e programit mjedisor dhe turizmit). Është përmbushur pjesërisht 1 pikë ë programit qeverisës (33% e programit mjedisor dhe turizmit) dhe nuk është përmbushur apo nuk ka asnjë shenjë të provuar 1 pikë tjetër programit (33% e programit mjedisor dhe turizmit).

Nëse shikojmë mbartjen e programit fiskal të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se nga 3 pikat e papërmbushura të këtij programi për Mjedisin dhe Turizmin është mbartur në programin e qeverisë “Rama 2” vetëm 1 pikë e përpunuar më tej në koncept idenë e poleve në më pak, ndërsa 2 pikat e tjera nuk janë mbartur.

Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për Programin Qeverisës në 2017 -2021.

Në ditët në vijim ne do të paraqesim përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2009 – 2017  si dhe koston buxhetore të premtimeve për:

  • Arsimin, Politikat Sociale, Shëndetësinë dhe Politikat e përgjithshme
  • Infrastrukturën dhe Energjinë, si dhe Premtimet politike për shumë aspekte

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *