Përmbushja e Programit për EKONOMINE dhe POLITIKEN FISKALE nga qeveria “RAMA 2”

5 Maj, 20230

Stafi i POLIFAKT ka publikuar për vëmendjen e publikut:
– Nga data 27 Prill deri 30 Prill gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Berisha 2” (2009 -2013).
– Nga data 1 Maj deri 4 Maj gjithë premtimet dhe përfshirjen e tyre në pika programore të qeverisë “Rama 1” (2013 -2017)

Tashmë 6 vite më vonë pas 2017, premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e përgjithshme janë rritur dhe përforcuar me elementë të rinj, por ajo që ka mbetur e njëjtë është mungesa e përgjegjshmërisë financiare në formulimin dhe prezantimin e premtimeve para votuesit shqiptar. Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë “Rama 2” (vetëm PS) dhe miratimit të Programit qeverisës 2017 -2021.

Në analizën e premtimeve të partive kryesore, kur shikojmë besueshmërinë e premtimeve zgjedhore të vitit 2017rezulton sipas matjes së bërë se:

Nga 6 premtime ekonomike të PS, 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 5 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2013 vërehet se ka 3 premtime më shumë.
Nga 11 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore të PS, 7 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm. Ndërkohë që 3 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2013 vërehet se ka 9 premtime më pak.

Nga 1 premtim ekonomik i PD, konsiderohet si pak i besueshëm. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2013 vërehet se ka 7 premtime më pak.
Nga 10 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore të PD të 10 premtimet janë vlerësuar si pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2013 vërehet se ka 10 premtime më pak.

Nga 7 premtime ekonomike të LSI, vetëm 1 premtim vlerësohet si i besueshëm, ndërsa 2 premtime konsiderohen si të pamatshme. Ndërkohë, që 4 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2013 vërehet se ka 16 premtime më pak.
Nga 13 premtime të politikës fiskale dhe buxhetore të LSI,  3 premtime vlerësohen si të besueshme, ndërsa 10 premtime janë pak të besueshme. Në krahasim me sasinë e premtimeve në vitin 2013 vërehet se ka 4 premtime më shumë.

Më poshtë prezantohen premtimet ekonomike dhe fiskale në fushatën e vitit 2017 të partisë socialiste, si dhe përfshirjen e tyre pas fitores dhe mandatimit të qeverisë, bashkë me nivelin e përmbushjes që nga qeveria “Rama 1”, si dhe mbartjet e tyre (nëse), si dhe niveli i përmbushjes së pikave të programit të ri të mandatit të dytë qeverisës. 

2017 -2021 – QEVERIA RAMA 2 (PS)

EKONOMIA
PREMTIMET E PS 2017 PËRFSHIRJA E PREMTIMEVE
NGA QEVERIA “RAMA 2”
 
NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT “RAMA 1”

NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT “RAMA 2”

PPP instrument financiar për projektet me rëndësi në ekonomi PPP instrument financiar për projektet me rëndësi në ekonomi PIKË E RE NË PROGRAM PËRMBUSHUR
Paga minimale 30 mijë lekë brenda mandatit Paga minimale 30 mijë lekë brenda mandatit PIKË E RE NË PROGRAM PËRMBUSHUR
220 mijë vende të reja pune 220 mijë vende të reja pune Krijim i 300 mijë vendeve të reja të punës.
NUK U PËRMBUSH 
I PA PËRMBUSHUR
Norma e papunësisë do të ulet nën nivelin dyshifror (8.2%) Norma e papunësisë do të ulet nën nivelin dyshifror (8.2%) PIKË E RE NË PROGRAM I PA PËRMBUSHUR
Dyfishim i investimeve të huaja direkte me 2 miliard Euro Dyfishim i investimeve të huaja direkte me 2 miliard Euro PIKË E RE NË PROGRAM I PA PËRMBUSHUR
Ekonomia do të rritet deri në 5.5 përqind Ekonomia do të rritet deri në 5.5 përqind PIKË E RE NË PROGRAM I PA PËRMBUSHUR
POLITIKAT FISKALE
TVSH zero nga viti i parë i qeverisjes për plehrat kimike, farat, pesticidet dhe fidanët/ndihmesë prej 10 milion US.D/vit TVSH zero nga viti i parë i qeverisjes për plehrat kimike, farat, pesticidet dhe fidanët/ndihmesë prej 10 milion US.D/vit Heqja e TVSH për plehrat kimike, farat e fidanet.

NUK U PËRMBUSH

PËRMBUSHUR
Rritje e vazhdueshme e financimit publik për arsimin e lartë Rritje e vazhdueshme e financimit publik për arsimin e lartë PIKË E RE NË PROGRAM PËRMBUSHUR
Financimi publik për kujdesin shëndetësor synohet të arrijë 60-65% e shpenzimeve totale/shëndetësi Financimi publik për kujdesin shëndetësor synohet të arrijë 60-65% e shpenzimeve totale/shëndetësi PIKË E RE NË PROGRAM PËRMBUSHUR
PJESERISHT
5% tatim fitimi për prodhimin në Teknologjinë e Informacionit 5% tatim fitimi për prodhimin në Teknologjinë e Informacionit PIKË E RE NË PROGRAM PËRMBUSHUR
Fondi i pagave në sektorin publik rritet me 68 miliard lekë Fondi i pagave në sektorin publik rritet me 68 miliard lekë PIKË E RE NË PROGRAM I PA PËRMBUSHUR
Financim i investimeve publike në rreth 5% e PBB-së Financim i investimeve publike në rreth 5% e PBB-së PIKË E RE NË PROGRAM PËRMBUSHUR
PJESERISHT
 
Lehtësim i barrës fiskale në 18% për të ardhurat nga pagat e larta Lehtësim i barrës fiskale në 18% për të ardhurat nga pagat e larta PIKË E RE NË PROGRAM I PA PËRMBUSHUR  
Defiçit buxhetor nën nivelin prej 2 përqind Defiçit buxhetor nën nivelin prej 2 përqind PIKË E RE NË PROGRAM I PA PËRMBUSHUR 
Ulim borxhin publik nën 60 përqind të PBB-së Ulim borxhin publik nën 60 përqind të PBB-së PIKË E RE NË PROGRAM I PA PËRMBUSHUR
Norma maksimale e tatimit mbi te ardhurat personale do të zbresë nga 23% që është sot në 18% Norma maksimale e tatimit mbi te ardhurat personale do të zbresë nga 23% që është sot në 18% PIKË E RE NË PROGRAM I PA PËRMBUSHUR
Ulim tatimin mbi dividentin nga 15% në 6% Ulim tatimin mbi dividentin nga 15% në 6% PIKË E RE NË PROGRAM PËRMBUSHUR

Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Rama 2” vërehet se:

  • Për Ekonominë nga 6 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire të gjitha në programin qeverisës. Nga këto pika të përzgjedhura janë përmbushur 2 pika programore (33% e programit ekonomik). Ndërkohë nuk janë përmbushur 4 pika programore (67% e programit ekonomik).
    Nëse shikojmë mbartjen e programit ekonomik të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se 6 pikat e papërmbushura të këtij programi ekonomik nuk janë mbartur në programin e qeverisë “Rama 2”.
  • Për Politikat Fiskale nga 11 premtime në fushatën zgjedhore janë përfshire të gjitha në programin qeverisës. Janë përmbushur 3 pika programore (27% e programit fiskal). Janë përmbushur pjesërisht 2 pika programi qeverisës (18% e programit fiskal). Nuk janë përmbushur apo nuk kanë asnjë shenjë të provuar të tyre 5 pika të programit (55% e programit fiskal).
    Nëse shikojmë mbartjen e programit fiskal të qeverisë “Rama 1”, vërejmë se nga 10 pikat e papërmbushura të këtij programi fiskal është mbartur në programin e qeverisë “Rama 2” vetëm 1 pike dhe 9 pikat e tjera nuk janë mbartur.

Po të klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e katërt do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për Programin Qeverisës në 2017 -2021.
Në ditët në vijim ne do të paraqesim përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2009 – 2017  si dhe koston buxhetore të premtimeve për:
– Bujqësinë, Mjedisin dhe Turizmin
– Arsimin, Politikat Sociale, Shëndetësinë dhe Politikat e përgjithshme
– Infrastrukturën dhe Energjinë, si dhe Premtimet politike për shumë aspekte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *