Përmbushja e programit qeverisës Berisha 2 (2009 -2013) sipas premtimeve për ekonominë në zgjedhjet 2009

27 Prill, 20230

Në 22 deri 26 Prill në ne publikuam për vëmendjen e publikut premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2009dhe matjen e besueshmërisë së tyre. Fillimisht ne ju prezantuam premtimet për Ekonominë, një ditë më vonë për Bujqësinë, Mjedisin dhe Turizmin, ditën tjetër premtimet për Arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale dhe në datë 26 Prill prezantuam premtimet fiskale, infrastrukturore dhe energjetike.

Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet për të besuar në përmbushjen e tyre. Kushdo që lexoi dhe ata që kanë monitoruar direkt vetë apo e kanë kujtesën e fortë tashmë duhet të mbajë mend edhe sa ishte niveli i përmbushjes së premtimeve zgjedhore pas krijimit të qeverisë Berisha 2 (koalicioni mes PD dhe LSI) dhe miratimit të Programit qeverisës 2009 -2013.

Në vijim ne do t’ju paraqesim më poshtë edhe përmbushjen e tyre sipas të njëjtës renditje të sektorëve ashtu si vepruam për prezantimin e premtimeve zgjedhore. 

2009 -2013 – QEVERIA BERISHA 2 (PD – LSI)

EKONOMIA

PREMTIMET E PD

 PREMTIMET E LSI PËRFSHIRJA E PREMTIMEVE
NGA QEVERIA “BERISHA 2”

NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT 2009 – 2013

160 mijë të punësuar në mandatin e dytë (2009-2013) Zgjidhja e çështjes së pronësisë për të çliruar miliarda euro në qarkullimin ekonomik 160 mijë të punësuar në mandatin e dytë (2009-2013). I PA PËRMBUSHUR[1]
60 mijë të punësuar në hidrocentralet në gjithë Shqipërinë Krijimi dhe zhvillimi i tregut të tokës për ne është Abc-ja e zhvillimit të këtij sektori Krijimi dhe zhvillimi i tregut të tokës për ne është Abc-ja e zhvillimit të këtij sektori I PA PËRMBUSHUR[2]
Rrogat dhe pensionet do të jenë dy herë më të larta se sa gjashtë vende anëtare të BE Do të konsolidojmë pronësinë mbi tokën dhe të zgjerojmë tregun e saj Rrogat dhe pensionet do të jenë dy herë më të larta se sa gjashtë vende anëtare të BE I PA PËRMBUSHUR[3]
Investimet e huaja në Shqipëri do ti çojmë në 8 miliard Euro Krijimi i markave e brandeve, synimi ynë kryesor që do të konkurojnë nesër në tregun e eksporteve, por edhe që do të furnizojnë në mënyrë atraktive industrinë turistike në vend Do të konsolidojmë pronësinë mbi tokën dhe të zgjerojmë tregun e saj I PA PËRMBUSHUR[4]
Përmes krijimit dhe zhvillimit të industrisë agro-përpunuese, në 4 vitet e ardhshme të krijojmë 30 mije vende të reja pune në të gjithë Shqipërinë Zgjidhja e çështjes së pronësisë për të çliruar miliarda euro në qarkullimin ekonomik I PA PËRMBUSHUR[5]
Punësim për çdo familjar që ka nevojë për të punuar për të siguruar të ardhura, ne nuk premtojmë çekun e bardhë Investimet e huaja në Shqipëri do ti çojmë në 8 miliard Euro I PA PËRMBUSHUR[6]
Kemi një plan real, të mirëstudiuar dhe konkret për krijimin e 100.000 vende të reja pune, në të gjithë sektorët, veçanërisht ata që lidhen me agro-industrinë e agro-turizmin
20 mijë vende pune mund të hapen për të gjithë ata të rinj apo të gjithë ata shqiptarët që do të dëshironin të punësoheshin në transportin detar
Kemi qëllimin e punësimit të plotë të shqiptarëve brenda mandatit të ardhshëm.
Në themel të gjithë angazhimit tonë të ardhshëm dhe qeverisës do të jetë punësimi dhe vecmas punësimi për jetimët
Qeveria dhe Banka të mundësojnë ristrukturimin e kredive për bizneset fason
Do të hapim 6 mijë vende të reja pune, në sektorin e naftës Do të hapim 6 mijë vende të reja pune, në sektorin e naftës I PA PËRMBUSHUR[7]
Do të favorizojmë investimet e emigrantëve në Shqipëri Do të favorizojmë investimet e emigrantëve në Shqipëri I PA PËRMBUSHUR[8]

Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Berisha 2” vërehet se:

  • Per ekonominë nga 21 premtime në fushatën zgjedhore janë marrë vetëm 8 pika në programin qeverisës. Nga këto pika të përzgjedhura nuk është përmbushur asnjë pikë .

Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e tretë do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për programin për Ekonominë në 2009 -2013.

Në ditët në vijim ne do të përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2009 – 2013 për:

  • bujqësinë, mjedisin dhe turizmin
  • Arsimin, politikat sociale, shëndetësinë dhe administratën
  • Politikën fiskale, Infrastrukturën dhe energjinë, si premtimet politike për shumë aspekte

[1] https://polifakt.al/meter/rritje-e-punesimeve/
[2] https://polifakt.al/meter/krijimi-dhe-zhvillimi-i-tregut-te-tokes/
[3] https://polifakt.al/meter/rritje-pensionesh-dhe-pagash/
[4] https://polifakt.al/meter/konsolidojme-pronesine-mbi-token/
[5] https://polifakt.al/meter/zgjidhja-e-ceshtjes-se-pronesise-per-te-cliruar-miliarda-euro/
[6] https://polifakt.al/meter/rritja-e-investimeve-te-huaja/
[7] https://polifakt.al/meter/vende-te-reja-pune-ne-sektorin-e-naftes/
[8] https://polifakt.al/meter/favorizim-investimeve-te-emigranteve/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *