Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 36. Shqipëria e së drejtës.
Rrisim numrin e magjistratëve në Shkollën e Magjistraturës.
Rrisim aksesin e qytetarëve nëpërmjet digjitalizimit të sistemit të drejtësisë përmes krijimit dhe vendosjes në operim të Platformës “Drejtësia Ime”.
Hartojmë dhe miratojmë ligjin e Arbitrazhit tregtar dhe mekanizmave të tjerë të drejtësisë alternativave.
Hartojmë Kodin e ri Penal për të ashpërsuar goditjen ndaj kriminalitetit dhe pandëshkueshmërisë.
Zgjerojmë dhe fuqizojmë rrjetin e koordinatorëve kundër korrupsionit.

Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 19. Biznesi i manifakturës, teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve. Do  të  krijojmë  programet  “Inovacion  dhe  ekselencë  në  manifakturë”  dhe “Inovacion dhe ekselencë në IT” për trajnime në inovacion, dizajn, marketing,  kërkim dhe zhvillim nëpërmjet mbulimit të kostove të trajnimit 100%. Kostot do  të  rimbursohen  50%  direkt  dhe  50%  si  dyfish  i  tatimit  të  zbritshëm  ndaj shoqërive ku është i punësuar përfituesi.
Faqe 23. Biznesi i manifakturës, teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve. Krijojmë instrumentin e garancisë për kreditim në IT prej 50 milionë euro.

NULL