Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 39-40. Integrimi Europian.
– Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare për integrimin në BE dhe ndjekje e rekomandimeve për çdo etapë.
– Çojmë përpara nismën Ballkani i Hapur – vijojmë punën për të ndjekur zbatimin e 3 marrëveshjeve të lidhura në takimin e datës 29 korrik 2021 midis Kryeministrit Rama, Kryeministrit Zaev dhe Presidentit Vuçiç, por edhe për të  eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi mes 3 vendeve pjesëmarrëse.
– Lobojmë më fuqimisht për njohjen e shpejtë të Kosovës nga të gjithë vendet e botës dhe për pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB.
– Takimi i përvitshëm i qeverive Shqipëri-Kosovë zgjerohet për të përfshirë në tryezë edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin

Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 39.Mbrojmë interesat e gjithë shqiptarëve.
– Angazhohemi në përforcimin e bashkëpunimit rajonal përmes Open Ballkan dhe paketës së ndërlidhjes dhe investimeve të Procesit të Berlinit.
– Lobojmë më fuqimisht për njohjen e shpejtë të Kosovës nga të gjithë vendet e botës dhe për pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB.
– Takimi i përvitshëm i qeverive Shqipëri-Kosovë zgjerohet për të përfshirë në   tryezë edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin

Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 38.Konsolidojmë imazhin dhe Rolin e Shqipërisë.
– Forcimi i perceptimit pozitiv, i parashikueshmërisë dhe i besueshmërisë së politikës së jashtme të Shqipërisë.
– Forcimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve me vende dhe organizata partnere, nëpërmjet punës së përbashkët dhe të bashkërenduar për tema të posaçme.
– Vendosja e kontakteve me vende dhe organizata që nuk kanë qenë në vëmendjen e politikës sonë të jashtme, shfrytëzimi më tej i këtyre kontakteve në shërbim të arritjes së objektivave afatgjata të politikës së jashtme të vendit tonë.
– Forcimi dhe faktorizimi sa më shumë të jetë e mundur i pozicionit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare

Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 41. Shqipëria e sigurtë.
– Sigurojmë kontrollin e plotë të territorit, veçanërisht ndaj ndërtimeve pa leje nëpërmjet përdorimit të teknologjisë dhe investimeve të konsiderueshme në sistemet inteligjente bashkëkohore për monitorimin e veprimtarive të kundra-ligjshme e për sinjalizimin e rrezikut.
– Hartojmë ligjin që siguron dhe zgjeron aksesin e Policisë së Shtetit në regjistrat e llogarive bankare, në regjistrin e pronarëve përfitues, të pasurive të paluajtshme, noterëve, transaksioneve të dyshimta, si dhe në databazat e tatimeve dhe doganave.
– Rrisim sigurinë rrugore duke filluar punën për ndryshimet në kodin rrugor dhe për rritjen e investimeve në sistemet e monitorimit të trafikut dhe digjitalizimin e proceseve që kanë të bëjnë me përdoruesit e automjeteve dhe sjelljen e tyre

Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 37.Siguria e pronës.
– I japim fund procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje brenda vitit 2022, ku asnjë  banesë shqiptare që mund të legalizohet, nuk do të ketë mbetur pa u legalizuar.
– Digjitalizojmë të gjitha shërbimet për pronësinë dhe modernizojmë sistemet  për shërbim në kohë reale për qytetaret.
– Përfundojmë procesin e regjistrimit fillestar të pasurive në të gjithë zonat kadastrale të bregdetit.
– Digjitalizojmë kadastrën duke e kthyer shërbimin kadastror  një shërbim të aksesueshëm me një klik nga qytetarët përmes e-albania

NULL