Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 24. Energjia. Brenda marsit të vitit 2022 nënshkruajmë kontratën për projektimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, HEC-i më i madh në vend
Programi Qeverisës 2021 – 2025. Faqe 24. Energjia. Brenda qershorit 2022 nënshkruajmë kontratën për fillimin e punimeve për TEC Vlorë, projekt i cili përfshin konvertimin e TEC Vlorë me LNG (gaz të lëngshëm natyror), tek ndërtimi i një terminali rigazifikimi, e deri tek shpërndarja në shkallë të vogël e LNG, duke shndërruar Vlorën në një HUB rajonal
Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 8. Energjia. Mirëqenie për të gjithë
Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 21. Zhvillimi i bujqësisë dhe fshatit.
TVSH zero për:
– makinat bujqësore si në import ashtu dhe brenda vendit;
– 27 zëra doganorë të peshkimit;
– rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, frigoriferët, motorët e anijeve etj. në bordin e anijeve të peshkimit, të trajtuara si furnizime bordi;
Tarifa zero për regjistrimin dhe vaksinimin e detyruar të blegtorisë;
Blerja e gazoilit nga anijet e peshkimit me 0 akcizë, 0 taksë karburant dhe 0 taksë karboni;
Tatim fitimi 5% për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor.
Tatim fitimi 5% për sipërmarrjet IT
Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 19. Biznesi i vogël dhe familja produktive. Do të mbështesim emigrantët që të transferojnë në Shqipëri njohuritë e aftësitë e marra, përmes mbështetjes në formë granti në vlerën 5 mijë euro, për çdo biznes të nisur nga një emigrant i kthyer
Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 21. Zhvillimi i bujqësisë dhe fshatit. 146 milionë euro mbështetje nëpërmjet programit IPARD III.