Integrimi Evropian
Statusi:Në progres
Programi Qeverisës 2021 -2025. Faqe 39-40. Integrimi Europian.
– Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare për integrimin në BE dhe ndjekje e rekomandimeve për çdo etapë.
– Çojmë përpara nismën Ballkani i Hapur – vijojmë punën për të ndjekur zbatimin e 3 marrëveshjeve të lidhura në takimin e datës 29 korrik 2021 midis Kryeministrit Rama, Kryeministrit Zaev dhe Presidentit Vuçiç, por edhe për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi mes 3 vendeve pjesëmarrëse.
– Lobojmë më fuqimisht për njohjen e shpejtë të Kosovës nga të gjithë vendet e botës dhe për pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB.
– Takimi i përvitshëm i qeverive Shqipëri-Kosovë zgjerohet për të përfshirë në tryezë edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin