200 ditë qeverisje: 9% e programit është përmbushur, 43% është në progres, ndërsa 48% ende nuk ka asnjë zhvillim

6 Prill, 20220

Kanë kaluar 200 ditë prej momentit të betimit të qeverisë te Presidenti i Republikës dhe ekipi i POLIFAKT ka bërë matjen e nivelit të përmbushjes së programit të qeverisë.
Në matjen e përmbushjes së programit sipas sektorëve rezulton se nga 77 programe:

  • Janë përmbushur 7 programe, apo 9% e programit qeverisës;
  • Janë në progres apo ka filluar përgatitja për 33 programe, apo 43% e programit qeverisës;
  • Nuk kanë filluar ende, nuk janë përmbushur (për shkak të mbarimit të afatit) ose nuk ka asnjë info për fillimin e masave për 37 programe, apo 48% e programit qeverisës.

Më poshtë janë të detajuara sipas sektorëve edhe nivelet e ndryshme të zbatimit të programit qeverisës “Rama 3”, 2021 – 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *