1 vit qeverisje kërkon një llogaridhënie të nevojshme në këtë vit mjaft të vështirë

18 Shtator, 20220

Pas mbylljes së 365 ditëve kalendarike qeverisje, prej momentit të betimit të qeverisë te Presidenti i Republikës ekipi i ekspertëve të POLIFAKT ka vijuar përgjatë gjithë kohës me monitorimin e performancës së përmbushjes së Programit të Qeverisë Rama 3. Matja e performancës ka vijuar të kryhet sipas metodologjisë së bërë edhe me programet e mëparshme qeverisëse dhe bazuar mbi krahasimin midis pikave të programit sipas sektorëve të qeverisjes me aktet ligjore të miratuara, vendimet dhe aktet rregullatore të Këshillit të Ministrave, si dhe të Ministrive dhe institucioneve qendrore është arritur të matet niveli i përmbushjes së programit sektorial i detajuar i Qeverisë.Në matjen e përmbushjes së programit sipas sektorëve rezulton se nga 79 programe:

  • Janë përmbushur 10 programe, apo 13% e programit qeverisës;
  • Janë në progres apo ka filluar përgatitja për 54 programe (21 programe më shumë se 100 ditë përpara), apo 68% e programit qeverisës;
  • Nuk kanë filluar ende, nuk janë përmbushur (për shkak të mbarimit të afatit) ose nuk ka asnjë info për fillimin e masave për 15 programe, apo 19% e programit qeverisës.

Duket se në 365 ditët e para të qeverisjes të krahasuara me nivelin e përmbushjes në 200 ditët e para ka një ndryshim të dukshëm pozitiv me 42% më shumë programe të përmbushura35% më shumë programe në progres zhvillimi dhe 66% më pak programe të papërmbushura.

Më poshtë janë të detajuara sipas sektorëve edhe nivelet e ndryshme të zbatimit të programit qeverisës “Rama 3”, 2021 – 2025.

Nëse analizojmë nivelin e përmbushjes së programeve për çdo ministri/institucion qendror kryesor shihet se

(a) në nivele performance më të mirë janë:

  • ministritë që kanë fushë veprimi arsimin, gruan, rininë me 25% programe të përmbushura dhe 75% të programeve në proces zhvillimi duke mos rezultuar me asnjë program të pafilluar ende;
  • ministritë që janë të angazhuara me çështjet sociale dhe gruan dhe fëmijët me 18% programe të përmbushura dhe 82% programe në proces zbatimi duke mos rezultuar me asnjë program të pafilluar ende;
  • ministria për politikën e jashtme dhe ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet për pronësinë dhe legalizimet dhe digjitalizimin janë gjithashtu ndër institucionet që kanë një performancë zbatimi në faza të ndryshme për 100% të programeve të tyre, edhe pse ka ende vend për cilësinë e shërbimeve të paplotësuara dhe me problematika në pritje për tu zgjidhur dhe përfunduar.

(b) në nivele performance të vonuar apo me probleme ende moszbatimi janë:

  • ministria që ka fushë veprimi sektorin e energjisë  me një nivel performance 40% të programeve në procese zbatimi dhe 60% të tyre të pazbatuara apo të pafilluara duke rezultuar një ndër më problematiket në qeverinë Rama 3
  • ministritë që kanë fushë veprimi ekonominë dhe sipërmarrjen me një nivel proces zbatimi të programeve me 57% dhe 43% të programeve ende të pafilluara apo në performim problematik.
  • ministria që ka fushë veprimi mjedisin dhe turizmin është me një nivel performance pozitive të programeve në 20% të tyre dhe me problematika në 40% të tyre duke patur edhe një nivel performance po 40% për programe  në zbatim.
  • ministria dhe institucionet që kanë fushë veprimi infrastrukturën kanë një nivel performance pozitive për ¼ e programeve dhe problematika për 13% të tyre. Ku niveli i zbatimit të programeve në proces është 63% duke reflektuar tendencë për përmirësim të performancës në vitet në vijim.
  • ministria dhe institucionet që mbulojnë bujqësinë dhe nëndegët e saj kanë një nivel përmbushje me 17% të programeve të tyre dhe33% mospërmbushje apo fillim të vonuar. Por tashmë 50% e programeve janë në proces zbatimi dhe me një performancë që mundet të kapë ritmin drejt përmbushjes së tyre.
  • ministria e financave, që mbulon edhe politikat fiskale ka një nivel performance me vetëm 14% përmbushje të programeve dhe 29% mosfillim apo mospërmbushje ende të programeve që duhet të kishin filluar të funksiononin. Ndërkohë, 57% e programeve janë në faza të ndryshme zbatimi dhe mbetet ende sfidë performimi i tyre. Në tërësi, kjo ministri duhet të performojë në nivele më të larta, për të qenë në institucionet që kanë nivel të lartë përmbushje, si promotor i shumë politikave të tjera sektoriale qendrore dhe vendore.
  • ministria e shëndetësisë me programet siduese për infrastrukturën e shërbimit shëndetësor, por edhe reformimin financiar të sektorit ka një nivel përmbushje të 11% të programeve të saj, por që 67% e programeve janë tashmë në faza të evoluara të performimit dhe ka tendencën dhe treguesit për të përmbushur programet për vitet në vijim edhe pse 22% e programeve janë ende të pafilluara apo me mungesë informimi për ecuri që mund të kenë ndodhur në muajin e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *