Përmbushja e programit qeverisës Berisha 2 (2009 -2013) sipas premtimeve për Bujqësinë, Mjedisin dhe Turizmin në zgjedhjet 2009

28 Prill, 20230

Në 22 deri 26 Prill, POLIFAKT publikoi premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2009 dhe matjen e besueshmërisë së tyre thjesht si premtime ne krahasim me mundësitë financiare te buxhetit dhe kohës qe mundet te hartohen dhe vihen ne zbatim reforma apo politika te ndryshme.

Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet aktuale per zgjedhjet vendore për të besuar në përmbushjen e tyre dhe per te orientuar me mire dhe politikanet e rinj qe te mos përsëritin te kaluarën.

Në vijim ne do t’ju paraqesim më poshtë edhe përmbushjen e tyre sipas të njëjtës renditje të sektorëve ashtu si vepruam për prezantimin e premtimeve zgjedhore.

PREMTIMET E PD PREMTIMET E LSI PËRFSHIRJA NË PROGRAMIN E QEVERISË “BERISHA 2” NIVELI I PËRMBUSHJES SË PROGRAMIT 2009 – 2013
BUJQËSIA
Trifishojmë investimet në zonat rurale Do të ndërtojmë një flotë të re peshkimi, që të jetë shumë agresive për të rritur kapacitetet e peshkimit, për të shfrytëzuar këto resurse të jashtëzakonshme, që i ka dhuruar natyra vendit tonë Trifishojmë investimet në zonat rurale I PA PËRMBUSHUR [1]
Investime në agrobiznes dhe nxitje të përpunimit Investime në agrobiznes dhe nxitje të përpunimit I PËRMBUSHUR [2]
Me sistemin e kanalizimeve, pastrim i plotë i ujërave Me sistemin e kanalizimeve, pastrim i plotë i ujërave I PA PËRMBUSHUR [3]
Qeveria do ndërtojë dhe rindërtojë sistemin më modern të vaditjes Qeveria do ndërtojë dhe rindërtojë sistemin më modern të vaditjes I PA PËRMBUSHUR [4]
Rindërtim i plotë i sistemeve të vaditjes Rindërtim i plotë i sistemeve të vaditjes I PA PËRMBUSHUR [5]
Subvencionim i naftës dhe importeve të tjera për sipërfaqet e mbjella Subvencionim i naftës dhe importeve të tjera për sipërfaqet e mbjella PËRMBUSHUR
PJESËRISHT [6]
Financim çdo projekti për rritjen e prodhimit të fermerëve Financim çdo projekti për rritjen e prodhimit të fermerëve I PA PËRMBUSHUR [7]
Investojmë 4 vitet e ardhshme për bujqësinë më shumë se në 70 vitet që shkuan Investojmë 4 vitet e ardhshme për bujqësinë më shumë se në 70 vitet që shkuan I PA PËRMBUSHUR [8]
Do të pesëfishojmë së paku grantet për prodhimet bujqësore Do të pesëfishojmë së paku grantet për prodhimet bujqësore PËRMBUSHUR
PJESËRISHT [9]
4 vitet që vijnë do të pesëfishojmë rrënjët e ullirit në Shqipëri 4 vitet që vijnë do të pesëfishojmë rrënjët e ullirit në Shqipëri PËRMBUSHUR
PJESËRISHT [10]
MJEDISI DHE TURIZMI
Do ta kthejmë Lezhën në një perlë të Adriatikut tonë që të konkurojë me dinjitet edhe perlat e Adriatikut në Itali NUK KA PROGRAM SPECIFIK [11]
Karaburuni do të shndërrohet në perlën turistike të gjithë Mesdheut
Do të shfuqizojmë moratoriumin për mjetet e vogla  lundruese

Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Berisha 2” vërehet se:

  • për Bujqësinë nga 12 premtime zgjedhore gjatë fushatës 2009 janë përfshirë 11 prej tyre duke mbetur e papërfshirë vetëm premtimi i LSI.  Nga 11 pika të programit qeverisës është përmbushur 1 pikë. Ndërkohë janë përmbushur pjesërisht 3 pika, si dhe nuk janë përmbushur 7 pika të programit apo 63% e programit.
  • për Mjedisin dhe Turizmin nga 3 premtime zgjedhore nuk ka përfaqësim asnjë prej tyre në pikat e programit qeverisës .

Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e tretë do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për programin 2009 -2013.

Në ditët në vijim ne do të përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2009 – 2013 për:

[1] https://polifakt.al/meter/rritja-e-investimeve-per-fshatin-2/
[2] https://polifakt.al/meter/investime-ne-agrobiznes/
[3] https://polifakt.al/meter/pastrim-dhe-sistemim-i-kanalizimeve/
[4] https://polifakt.al/meter/sistem-modern-i-ujitjes/
[5] https://polifakt.al/meter/rindertimi-i-sistemit-ujitjes/
[6] https://polifakt.al/meter/subvencion-i-naftes-dhe-importeve-per-bujqesine/
[7] https://polifakt.al/meter/financime-per-prodhimet-bujqesore/
[8] https://polifakt.al/meter/investime-te-medha-gjate-mandatit/
[9] https://polifakt.al/meter/rritja-e-granteve-bujqesore/
[10] https://polifakt.al/meter/shumefishimi-i-ullinjve/
[11] https://polifakt.al/wp-content/uploads/2021/03/PROGRAMET-QEVERISESE-2009-2021.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *