Përmbushja e programit qeverisës Berisha 2 (2009 -2013) sipas premtimeve për Bujqësinë, Mjedisin dhe Turizmin në zgjedhjet 2009
Në 22 deri 26 Prill, POLIFAKT publikoi premtimet e partive politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2009 dhe matjen e besueshmërisë së tyre thjesht si premtime ne krahasim me mundësitë financiare te buxhetit dhe kohës qe mundet te hartohen dhe vihen ne zbatim reforma apo politika te ndryshme.
Gjithë kjo përpjekje vjen me qëllimin e rikthimit të vëmendjes te zotimet aktuale per zgjedhjet vendore për të besuar në përmbushjen e tyre dhe per te orientuar me mire dhe politikanet e rinj qe te mos përsëritin te kaluarën.
Në vijim ne do t’ju paraqesim më poshtë edhe përmbushjen e tyre sipas të njëjtës renditje të sektorëve ashtu si vepruam për prezantimin e premtimeve zgjedhore.
Në analizën e përmbushjes së programit të qeverisë “Berisha 2” vërehet se:
- për Bujqësinë nga 12 premtime zgjedhore gjatë fushatës 2009 janë përfshirë 11 prej tyre duke mbetur e papërfshirë vetëm premtimi i LSI. Nga 11 pika të programit qeverisës është përmbushur 1 pikë. Ndërkohë janë përmbushur pjesërisht 3 pika, si dhe nuk janë përmbushur 7 pika të programit apo 63% e programit.
- për Mjedisin dhe Turizmin nga 3 premtime zgjedhore nuk ka përfaqësim asnjë prej tyre në pikat e programit qeverisës .
Nëse klikoni te secila nga pikat e programit në kolonën e tretë do të shikoni edhe nivelin e përmbushjes së tyre të provuar me faktet nga vetë aktiviteti i qeverisë për programin 2009 -2013.
Në ditët në vijim ne do të përmbushjen e premtimeve nga program qeverisës 2009 – 2013 për:
- Arsimin, Politikat sociale, Shëndetësinë dhe Administratën e Politikat
- Infrastrukturën dhe Energjinë
- Politikën fiskale dhe pika politike për shumë aspekte
[1] https://polifakt.al/meter/rritja-e-investimeve-per-fshatin-2/
[2] https://polifakt.al/meter/investime-ne-agrobiznes/
[3] https://polifakt.al/meter/pastrim-dhe-sistemim-i-kanalizimeve/
[4] https://polifakt.al/meter/sistem-modern-i-ujitjes/
[5] https://polifakt.al/meter/rindertimi-i-sistemit-ujitjes/
[6] https://polifakt.al/meter/subvencion-i-naftes-dhe-importeve-per-bujqesine/
[7] https://polifakt.al/meter/financime-per-prodhimet-bujqesore/
[8] https://polifakt.al/meter/investime-te-medha-gjate-mandatit/
[9] https://polifakt.al/meter/rritja-e-granteve-bujqesore/
[10] https://polifakt.al/meter/shumefishimi-i-ullinjve/
[11] https://polifakt.al/wp-content/uploads/2021/03/PROGRAMET-QEVERISESE-2009-2021.pdf