Zgjedhjet nën Lupë: Premtimet që do të Kujtojmë, dhe ato që duhet të Harrojmë

9 Maj, 20250

Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, një analizë e premtimeve elektorale të pesë partive kryesore në Shqipëri—Partia Socialiste (PS), Partia Demokratike (PD), Partia Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë—është thelbësore për të kuptuar realizueshmërinë e tyre. Bazuar në Indeksin e Fizibilitetit të Polifakt, i cili vlerëson premtimet mbi katër shtylla: politike, administrative, fiskale dhe sociale, kjo përmbledhje ofron një pasqyrë të qartë të kapaciteteve për zbatim të secilës parti.

🟨 Partia Socialiste (PS)

  • Premtime: 128 premtime të fokusuara në anëtarësimin në BE, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, infrastrukturën, energjinë, zhvillimin rajonal, turizmin, sigurinë dhe shërbimet publike.
  • Fizibiliteti: Vlerësim mesatar në të gjitha shtyllat, veçanërisht në kapacitetin administrativ dhe politik, edhe pse ka përvojë së gjatë në qeverisje dhe kontrollit institucional.
  • Kostoja: Programi është i kushtueshëm më shumë se zgjedhjet e kaluara.
  • Një analizë të detajuar të kostove buxhetore për periudhën 2025–2029 mund ta shikoni te Premtimet e PS 2025–2029.

🟨 Partia Demokratike (PD)

  • Premtime: 174 premtime që përfshijnë zhvillimin ekonomik, shoqëror, kulturor dhe infrastrukturor.
  • Fizibiliteti: Vlerësim mesatar në shtyllën politike dhe sociale, por i ulët në atë administrative dhe fiskale, për shkak të mungesës së planifikimit të burimeve dhe zbatueshmërisë së dobët institucionale.
  • Kostoja: Mungon një analizë e detajuar e kostove buxhetore, duke e bërë programin më shumë retorik sesa operacional.
  • Një analizë të detajuar të kostove buxhetore për periudhën 2025–2029 mund ta shikoni te Premtimet e PD 2025–2029

🟨 Partia Mundësia

  • Premtime: 59 premtime që synojnë përmirësimin e ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë, duke adresuar sfidat kryesore dhe ofruar mundësi për zhvillim të qëndrueshëm.
  • Fizibiliteti: Vlerësim i ulët në të gjitha shtyllat, për shkak të mungesës së kapaciteteve institucionale dhe financiare për zbatim.
  • Kostoja: Programi është ambicioz, por mungon një analizë e detajuar e kostove dhe burimeve të nevojshme për realizim.
  • Një analizë të detajuar të kostove buxhetore për periudhën 2025–2029 mund ta shikoni te Premtimet e Partisë Mundësia 2025–2029

🟩 Shqipëria Bëhet

  • Premtime: 218 premtime që fokusohet në transformimin e Shqipërisë përmes një shteti të drejtë, të fuqishëm dhe me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.
  • Fizibiliteti: Vlerësim mesatar në shtyllën politike dhe fiskale, por i lartë në atë administrative dhe sociale, duke kombinuar reformizëm me maturi fiskale dhe përgatitje institucionale.
  • Kostoja: Programi përfshin një analizë të kostove buxhetore dhe financiare, duke e bërë atë më të realizueshëm në krahasim me partitë e vjetra.
  • Një analizë të detajuar të kostove buxhetore për periudhën 2025–2029 mund ta shikoni te Premtimet e Shqipëria Bëhet 2025–2029

🟩 Lëvizja Bashkë

  • Premtime: Program i qëndrueshëm që synon një qeverisje të fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e mundësive për të gjithë qytetarët.
  • Fizibiliteti: Vlerësim mesatar në shtyllën politike dhe fiskale, por i lartë në atë administrative dhe sociale, me sfida në konsensus politik.
  • Kostoja: Programi është i strukturuar me një analizë të detajuar të kostove dhe burimeve të nevojshme për realizim.
  • Një analizë të detajuar të kostove buxhetore për periudhën 2025–2029 mund ta shikoni te Premtimet e Lëvizja Bashkë 2025–2029

Analiza e Indeksit të Fizibilitetit të Polifakt tregon se Partia Socialiste ka gjasa të përkthejë premtimet në programe qeverisëse për shkak të kapacitetit të administratës dhe eksperiencës në qeverisje.

Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet kanë kapacitet programor të fortë, por janë më të varura nga mbështetja politike dhe ndikimi institucional, që mund të kufizojë zbatimin.

Partia Demokratike dhe Partia Mundësia kanë probleme serioze fiskale dhe zbatuese, duke i lënë programet e tyre më shumë në nivel retorik sesa operacional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *