Situata në spitale në kolaps, me programin tonë shëndetësia do të japë shërbim dinjitoz

7 Shkurt, 20210

Nëse ka një fushë ku premtimet nuk u realizuan, kjo është fusha e shëndetësisë. U premtua shëndetësia falas dhe shëndetësia është sot më keq se para 8 vitesh. Kjo është një nga arsyet pse në përqasjen tonë ne nuk kemi asnjë premtim. Asnjë premtim të vetëm. Kemi vetëm angazhime të një plani i cili funksionon si i tërë. Asnjë prej angazhimeve nuk mund të qëndroj më vete. Dy janë shqetësimet kryesore dhe fushat kryesore ku ne japim zgjidhje imediate për normalizimin e krizës së thellë në shëndetësi. Njëra ka të bëjë me personelin shëndetësor dhe facilitetet shëndetësore dhe tjetra ka të bëjë sigurisht me atë që është në qendër të shëndetësisë me pacientin, me qytetarin që ka nevojë për shërbim.
Parimi i planit tonë konkret për shëndetësinë është: paraja ndjek pacientin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *