
Publikohet Raporti Analitik: “Kapacitetet e Shqipërisë për Mbrojtje në Kontekstin e Rritjes së Pasigurisë Ndërkombëtare”
Qendra Shqiptare për Politika Ekonomike dhe Fiskale ALTAX ka publikuar sot raportin e ri analitik me titullin “Kapacitetet e Shqipërisë për Mbrojtje në Kontekstin e Rritjes së Pasigurisë Ndërkombëtare”. Ky raport ofron një vlerësim të thelluar të kapaciteteve ushtarake, gatishmërisë për vetëmbrojtje dhe sfidave me të cilat përballet Shqipëria në një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më të paqëndrueshëm.
Në raport përshkruhen zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, ndikimet e konfliktit në Ukrainë dhe roli i aktorëve ndërkombëtarë në rajonin e Ballkanit, duke analizuar në thellësi efektet që këto faktorë kanë mbi sigurinë kombëtare të vendit tonë. Raporti gjithashtu evidenton boshllëqet kryesore në strukturën dhe kapacitetet e forcave tona të armatosura, veçanërisht në fushat e mbrojtjes ajrore, infrastrukturës ushtarake dhe përgatitjes së specializuar.
Një pjesë e rëndësishme e raportit trajton edhe aspektin e financimit të mbrojtjes, duke analizuar trendet e shpenzimeve dhe përputhshmërinë e tyre me objektivat e NATO-s, si dhe rekomandime strategjike për përforcimin e kapaciteteve kombëtare në periudhën e ardhshme.
Ky dokument synon të informojë dhe të angazhojë institucionet publike, ekspertët dhe qytetarët për të ndërtuar së bashku një sistem mbrojtjeje më efikas, modern dhe të integruar në aleancat ndërkombëtare, në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Raporti është i disponueshëm për konsultim në platformën zyrtare të Qendrës ALTAX dhe mund të përdoret si bazë për dialog dhe vendimmarrje të informuar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Për më shumë informacion dhe kopjen e raportit, ju mund te klikoni te PUBLIKIME.
