Programi për mirëqenien sociale i PD
Gjatë prezantimit të Programit për mirëqenien sociale, u tha se ulja e tatimit me 9% do t’i japë më shumë frymëmarrje biznesit për të krijuar më shumë vende pune. Sipas Sulkës, ulja e taksës së punës nga 24.5% që janë aktualisht kontributet e sigurimeve shoqërore, në 18%, do të ndikojë në zvogëlimin e informalitetit.
Ne angazhohemi për një rritje të mbështetjes për familjet në nevojë. Kjo mbështetje do të koordinohet me objektivin realist të krijimit të 110 mijë vendeve të reja të punës. Tregut vendas të punës do t’i kthehet vitaliteti duke u bërë më elastik dhe më i dobishëm si për punëdhënësit ashtu edhe për punëmarrësit.
Ulja e masës së kontributeve të sigurimeve shoqërore së bashku me rritjen e pagës sidomos pagave të ulëta, zvogëlon direkt diferencat në paga midis femrave dhe meshkujve. Ka shume virtyte për të cilat ndjehemi mire ne si shoqëri por mua shpesh me vjen ndërmend fisnikëria e pensionisteve që janë ne zgrip te jetesës dhe mundohen ta kalojnë ditën me dinjitetin e njeriut që nuk kërkon, megjithëse ne të gjithë e dimë që pjesa dërmuese e shpenzimeve të tyre ditore mbulohet nga fëmijët e tyre. Pensionet e ulëta u mohojnë pensionistëve shqiptarë mundësinë për jetesë me dinjitet. Pandemia e bëri edhe më të dukshme këtë plagë.
Programi i PD për mirëqenien sociale.