Programi i LSI për bujqësinë

23 Shkurt, 20210

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka publikuar Programin për Bujqësinë, ku premton mbështetje të plotë për fermerin dhe prodhimin vendas në rast se vjen në pushtet.Për LSI gjysma e shqiptarëve jetojnë me bujqësi dhe shumë prej tyre janë në kufinjtë e mbijetesës. Ata sigurojnë me prodhimin vendas rreth 30 përqind të nevojave për ushqime, ndërsa shqiptarët shpenzojnë rreth 80 përqind të të ardhurave të tyre për ushqim. Zonja Kryemadhi premton ndryshimin e situatës.
Fermerët shqiptarë do të mbështeten drejtpërdrejtë për të rritur prodhimin.
Rreth 200 milionë Euro në vit do të investohen për fermerët për të ulur kostot e imputeve bujqësore dhe naftës, do të mbështeten për njësi prodhimi.
Mbështetje direkte do të kete për çdo të imët apo gjedh të lindur dhe të therur, për çdo zog dhe shpend për mish, që shqiptarët të ushqehen me prodhimet “Made in Albania”, e jo t’i ushqejë bota.
Do të vendosim TVSH 0 % në gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do të mbrojmë prodhimin vendas, që shqiptarët të hanë më mirë e më lirë.
Do të mbështesim industrine ushqimore dhe do të hapim qindra vende pune.
Programi për bujqësinë i LSI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *