Programi i energjisë i PD

24 Shkurt, 20210

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ekspertët e PD për energjinë kanë prezantuar ditën e sotme programin “Shqipëria fiton energjinë”. Basha gjatë fjalës së tij siguroi se do të ulë faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare.
Kryedemokrati tha se Shqipëria ka ngecur në vendnumëro me Ramën këto 8 vite, ndaj nuk ka përparuar në asnjë drejtim: as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, dhe as në integrim.Basha shtoi se do të ngrejnë një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kv/orë në muaj.
Ne do të liberalizojnë tregun e energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë.
Programi i PD për energjinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *