Përfundojmë ndërtimin e bypass-it të Beratit
Një rrugë e re, që do të çlirojë frymëmarrjen e qytetit, të rënduar nga trafiku dhe sidomos të qendrës dhe të zonës historike është by-passi i Beratit.Të njëjtin fakt pohon dhe Kryeministri, i cili thekson se “hapja e rrugës do t’i sjellë një tjetër dimension zhvillimi, por më e rëndësishmja është që e lehtëson maksimalisht qytetin nga mjetet e rënda.”Kryeministri nënvizon se me projekte të tilla zhvillimore, vendi ka dalë nga rruga pa krye e ndërtimeve pa kriter, afatshkurtra dhe jo strategjike. “Na duhet të bëjmë dhe gjëra që duhet të ishin bërë me kohë. Nuk u mendua në mënyrë strategjike. U mendua “hajde o burra”, “hidh ca çakull këtu, shtro ca asfalt atje” “fut një tub këtu se kemi ca vota andej, dil aty se janë tanët” dhe faktikisht u bë kioska-kioska gjithë zhvillimi.”
Premtim elektoral i PS për infrastrukturën