Do të konsolidohen 4 destinacione turistike kombëtare: Alpet Shqiptare, Jugu i Ri, Portet e Marinat, Tirana
5 Maj, 20170
Besueshmëria:E besueshme
Statusi:I papërmbushur
- Alpet Shqiptare – Një destinacion i bazuar në ecjen në mal (trekking), kjo e lidhur me natyrën, aktivitetin dhe turizmin sportiv.
- Plazhet e Jugut dhe kombinimi me malet. Aeroporti i ri në jug do të sjellë një përmirësim të rëndësishëm.
- Marinat dhe portet kanë një potencial të lartë për thithjen e turistëve të huaj dhe megjithëse në Shqipëri është rritur hyrja nga deti janë mundësitë të zhvillohen edhe 6 pika të reja portuale me shkallë të lartë shfrytëzimi.
- Tirana do të vazhdojë të përmirësohet në infrastrukturë për ta kthyer atë në një qender atraktive për evente të biznesit rajonal dhe vizitorët e fundjavës, por edhe qendër kulturore e turistike
Referencat për vlerësimin
Plani i Përgjithshëm Kombëtar, 2030
Strategjia për Zhvillimin e Turizmit, 2014 -2020
Arsyeja për vlerësim, sipas Metodologjisë
± Premtim i matshëm, pjesërisht i besueshëm, sepse nuk ka referencën e plotë, apo dhe të dhëna të plota për ta gjykuar zbatueshmërinë.