Investime të mëdha dhe punësime në Portin e Durrësit

13 Shkurt, 20210

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot detaje nga projekti për portin e ri turistik të Durrësit, i cili me investimin prej 2 miliardë eurosh pas marrëveshjes së bashkëpunimit me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara, do të kthehet në marinën më të madhe të Mesdheut.
Ndërtimi i portit turistik të Durrësit do të hapë 12 mijë vende pune. Sipas masterplanit, porti i mallrave do të rialokohet në zonën e Porto Romanos, ndërkohë që porti aktual do t’i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë, i cili do t’a kthejë atë në një port turistik.Porti i ri i Durrësit do të lidhet me zonën e Porto Romanos, e klasifikuar si një zonë e lirë ekonomike, me një linjë hekurudhore e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe qarkullimin e mallrave.
“Ne duhet të shohim perspektivën e portit të mallrave si një perspektivë të lidhur në një anë me ambicien për të pasur një port shumë të rëndësishëm nga pikëpamja e vëllimeve që administron, dhe për ta pasur portin të lidhur me një hapësirë të aktivitetit ekonomik që në zemrën e qytetit është e pamundur”, ka deklaruar pak ditë më parë Kryeministri Rama.
Premtim elektoral për infrastrukturën dhe punësimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *