Angazhimi për t’i punësuar vajzat e gratë shtëpijake me paga të mirëpaguara

16 Janar, 20210

Kryemadhi ka ngritur shqetësimin kryesisht për gratë, duke theksuar se ngaqë e kanë të pamundur për t’u punësuar po kthehen detyrimisht në shtëpiake.Ajo thekson se në programin e LSI, jo vetëm është angazhimi për t’i punësuar këto vajza e gra, por edhe me paga të mirëpaguara.”Ne dje patëm diskutime me qytetarë të Njësisë 4, unë sot isha në Peqin, kudo është i njëjti fenomen. Në fakt kur po vija rrugës, se erdha direkt nga Peqini, po dëgjoja sesi lali Eri kishte hallin e banorëve të Rrogozhinës dhe të Kavajës. Të zgjidhi njëherë hallin e qytetarëve të Tiranës që kanë taksat më të larta, por edhe 10 fishim të taksave. Dhe jo vetëm kjo, por mungesa e infrastrukturës, për kopshte, për çerdhe, për shkolla, gjë që kjo zonë vjen çdo ditë duke u zgjeruar. Ne po shikojmë që gratë jo vetëm që janë kthyer në shtëpiake, por mundësia  e punësimit të tyre është zero, gjë që e kanë të pamundur. Por edhe sikur të rrinë në shtëpi dhe t’iu shërbejnë familjeve të tyre, ato jo vetëm që nuk iu shërbejnë dot familjeve, por e kanë jetën shumë të vështirë.
Programi për gruan i LSI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *