Aeroporti i ri i Vlorës
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka shpallur kompninë fituese të Aeroportit të Vlorës.Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se pandemia e ka goditur më së shumti sektorin e aviacionit.“Pandemia goditi kudo, sektori i aviacionit ishte më i godituri. Shkaktoi dëme të jashtëzakonshme, pengoi vendet që të mos fusnin para. U la një kohë, u mendua që pas verës do të rifillonte procesi, përsëri ndodhi një tjetër problem i madh, Kompanitë patën probleme, u ndaluan nga BE që të përdorinin financimet e tyre jashtë”- u shpreh Rama.Ai u shpreh se fatkeqësisht është deputet ne Vlorë sepse sipas tij vlonjatët e akuzojnë si një person që nuk i mban premtimet e bëra.
Fushatë elektorale me pjesëmarrjen e buxhetit