Legalizimet dhe realizimi i tyre
Përpara disa muajsh, njerëzit, fëmijët u nxorën në orët e para të mëngjesit me gaz lotsjellës dhe jo pa qëllim ne sot këtë takim e bëjmë këtu. E bëjmë këtu për t’ju dhënë fjalën të gjithë qytetarëve të të gjitha zonave informale, sepse kështu për hir të së vërtetës ne politikanët i kemi quajtur, që jo vetëm do t’i dëmshpërblejmë për çdo qindarkë, por do tu dalim për Zot legalizimeve të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Tiranës, por kudo, në Elbasan, në Shkodër, në Lezhë, në Durrës, në Lushnje, në Fier, në Korçë e kudo. Sepse historia e legalizimeve në Shqipëri është bërë ‘një përrallë nga e kaluara’. Është bërë një përrallë që ka mbi 15 vjet që diskuton dhe qarkullon mbi një ligj ku thuhej ‘legalizim’ dhe pastaj ‘urbanizim’ dhe rilindja e ndërroi ‘urbanizim’ dhe pastaj ‘legalizim’.
Premtim për legalizimet