727 apartamente të reja për banorët e prekur nga tërmeti në Laç
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ishin në Laç ku punimet vazhdojnë me ritme të larta ditë pas dite. “Kjo zonë ka qenë dhe zona më e prekur dhe e dëmtuar nga tërmeti i datës 26. Tashmë kemi hapur dy kantieret për dy pallatet para dhe po punohet paralelisht me infrastrukturën e zonës”, – u shpreh kryetarja e Bashkisë së Kurbinit Cara.
Në këtë qytet janë plot 727 apartamente të reja, të cilat bashkë me blloqet ekzistuese që do të rikonstruktohen tërësisht, ujësjellësin e ri, 4 shkolla të reja, 2 kopshte të reja, si edhe spitalit të ri e godinës së bashkisë së re, do ta kthejnë Laçin në një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij.
Fushata elektorale me investimet e buxhetit